Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
VIDEO/ Leo Mesi si Pele, “Pleshti” barazon legjendën braziliane…
14 Dhjetor 2020, 11:34Nga DOSJA
SPANJE – Kjo pritej, statisticienët rrinin me laps në dorë. Ndeshja Barcelona-Levante, e vlefshme për javën e 13-të të La Liga, ka marrë vlera historike për futbollin ibreik dhe më gjërë. Goli i shënuar nga Leo Mesi (76’), jo vetëm i dha një trepikësh me mjaft vlerë Barcelonës, por e ngjiti “Pleshtin” argjentinas në majën e futbollit botëror.
Goli i shënuar prej tij ndaj Levantes ishte i 642-ti me fanelën e Barcelonës, duke barazuar në këtë mënyrë, as më shumë e as më pak por “mbretin” e futbollit, brazilianin Pele, i cili po kaq rezulton të ketë shënuar me skuadrën e Santosit.
Përmirësimi i këtij rekordi nga Mesi është thjeshtë çështje kohe. Gjithsesi, edhe nëse ai mund të largohet sezonin e ardhshëm nga “blaugranët”, Mesi do të kujtohet përjetësisht jo vetëm nga klubi i Barcelonës, por edhe nga futbolli botëror si futbollisti që ka shënuar më tepër gola me fanelën e një skuadre futbolli.
Argjentinasi me numri dhjetë është vënë tani në ndjekje të një tjetër rekordi katalan që mbahet nga Ksavi Hernandez, si lojtari që ka zhvilluar 767 ndeshje me fanellën e Barçës, ndërkohë që aktualisht Mesi ndodhet në kuotën e 746 ndeshjeve të luajtura me fanelën “blaugrana”.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVE – Në kampionati Ipko të Superligës së Kosovës, po zhvillohen ndeshjet e javës së 18-të. Ndër to ka spikatur takimi Prishtina-Ballkani, e cila përfundoi m...
ANGLI – Ish-lojtari i kombëtares së Francës, Patris Evra, në kuadrin e ndeshjeve të dobëta të Arsenalit, ka zbuluar nje episod me yllin tjetër francez dhe bashk...
RUSI- Shqipëria ka arritur të fitojë një medalje të artë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës, falë atletit me origjinë Ruse, Matvei Petrov.Në garën e zhvill...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares, Otto Baric. Në mesazhin e publikuar në pro...
SHKODËR-Partizani doli duarbosh në transfertën e Shkodrës përballë Vllaznisë. Të kuqtë u mundën me shifrat 1-0 dhe sigurisht që kjo humbje nuk është kapërd...
ITALI – Juventusi vazhdon me ritmin e mesjavës së Champions Leagues edhe në kampionatin italian. Bardhezinjtë në këtë javë të 11-të të kampionatit kanë mu...
ANGLI-Liverpool nuk shkon më shumë se një barazim përballë Fulham me shifrat 1-1. Skuadra drejtuar nga Jurgen Klopp kishte mundësinë të merrte kryesimin e Premi...