Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Berisha me shqiptarët në Florida: Shkarkimi i Bashës më 18, Kim bashkëpunëtore
12 Dhjetor 2021, 16:42Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur foltoren e radhës virtuale. Këtë herë, lideri historik i Partisë Demokratike u ndal në Floridën Veriore të SHBA-ve me të cilët diskutoi rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend e kryesisht në PD. Kuvendin e organizuar një ditë më parë nga vetë ai në stadiumin “Air Albania” ku dhe u mor vendimi për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, Berisha e kosnideroi të vetmin legjitim që mund të ketë PD.
Ai shtoi se shkarkimin e Bashës do ta ratifikojnë më 18 dhjetor, ditë kur edhe kryedemokrati ka paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Berisha tha se Basha ka ushtruar presion ndaj demokratëve që e kanë mbështetur atë më 11 dhjetor e se bashkëpunëtore ka pasur ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Duke komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që po mbahej në selinë blu paralelisht me të, Berisha tha se Bashës nuk i kanë shkuar as një e treta e anëtarëve dhe se sallën e ka mbushur me punonjës të godinës.
Ai shtoi më tej se Basha ka dështuar në lënien e tij jashtë Parlamentit e se për këtë arsye e përjashtoi nga grupi parlamentar i partisë.
Shpalljen e tij non-grata nga DASH, Berisha vijon ta konsiderojë lob në bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama e filantropit George Soros.
TIRANË – Për motin e keq që ka kapluar vendin dhe përmbytjet e mëdha ka reaguar edhe ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ka bërë më dije se si...
TIRANË – Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i huave me probleme ka zbritur në 6.35% në fund të tetorit, norma më e ulët që prej vitit ...
TIRANË– Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike nuk i njeh vendimet e marra sot nga kryedemokrati Lulzim Basha në Këshillin Kombëtar të PD-s...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar rezolutën që u firmos sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në një postim në ...
TIRANË– Policisë së Lezhës, i është dashur të përdorë pajisjen gjurmuese “IMSI-Catcher”, për lokalizimin dhe arrestimin e tre personave që dyshohet s...
TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar se për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve që kanë mbuluar vendin do të pezullohet mësim...
TIRANË– Përmbytje dhe dhjetra hektarë tokë janë nën ujë për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin. Situata shfaqet më e keqe në Vlorë, për shkak të ...
TIRANË– Nga sot, Edi Paloka nuk është më Kryetari i Këshilli Kombëtar. Me 251 vota pro, katër kundër dhe dy vota të pavlefshme Paloka është shkarkuar...