Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË–Më 25 prill, shqiptarët do të votojnë në bazë të emrave dhe jo të numrave! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sërish ditën e sotme, për të miratuar zyrtarisht, fletën e votimit për 25 prillin, duke rrëzuar variantin e propozuar nga Partia Socialistëve.
Fleta e votimit do të jetë në përmasat. 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe në fletë votimi horizontale. Megjithatë madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark, pasi e vetmja gjë që do të ndryshojë, është madhësia e shkrimit në varësi të numrit të kandidatëve.
Vendimi i KQZ, pasditën e sotme, duket se nuk i ka kënaqur palët, pasi Partia Socialiste pritet që ta ankimojë në KAS, dhe me shumë gjasa çështja e fletës së votimit do të përfundojë deri në Kolegjin Zgjedhor, duke “pezulluar” kështu gjithë procesin e informimit të qytetarëve. Por supriza vjen edhe nga PD-ja. “Blutë” duan që emrat të renditen vertikalisht.
Gjatë diskutimeve në mbledhje, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi me emra është konform me Kodin Zgjedhor, duke mbështetur kështu draftin e PD-së. Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridian Salianji, që pretendoi se varianti me numra kishte më shumë lehtësi, megjithatë një shenjë nga jashtë duket se ndryshoi gjithçka. Teksa Celibashi po mbronte argumentin e tij, nisën të binin këmbanat e kishës, “shenjë” që u mor si bekim. Ndërkohë nga ana tjetër, i kënaqur për fletën e votimi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ngriti një tjetër shqetësim për banderolat që partitë politike duan të vendosin në ambiente publike.
Kaso tha si janë drejtuar me shkresë bashkive për të përcaktuar vendet për materialet e fushatës, por s’kanë marrë ende përgjigje, ndaj po përgatisin 60 kallëzime penale për 60 bashkitë e vendit.
Dje Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen që u zhvillua propozoi fletën e votimit në të cilën partitë do të jenë me logo dhe kandidatët me emra. Por pas propozimit të Celibashit, Komisioneri Rregullator, votoi me 5 vota se nuk është kompetent për të miratuar fletën e votimit. Për pasojë u mblodhën sërish sot, por ende nuk është vendosur asgjë.
Gjithashtu gjatë debatit ka pasur debate në lidhje me logot e partive. Ishte sekretari i PD, Ilvi Kaso ai i cili ngriti çështjen në KQZ duke thënë se logoja e partisë së Astrit Patozit është e njëjtë me atë të PD si dhe krijon konfuzion. Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj tha se ndryshimi është bërë dhe BD do të dërgojë logon e re, nën inicialet e së cilës do të mbishkruhet edhe emri i partisë.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kandidatja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ishte sot në njësinë administrative Gurrë, në qarkun e Dibrës. Përballë saj, banorët thanë se...
FIER– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë në rrjetet sociale. Qytetari Dixhital i shkruan ish-kryeministrit se një ditë pas vizitës...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e sotëm një bashkëbisedim me pedagogët dhe rektorët e Shkodër. Gjatë bisedës, një prej rektoreve i ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zbuloi sot një mesazh që i ka dërguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për vaksinimin e mësuesve të Kosovës. Rama tha se ...
RROGOZHINË– Kryeministri Edi Rama u ndal sërish te komentimi i kandidatëve të opozitës gjatë takimit që zhvilloi në Rrogozhinë. Ai pyeti nëse qytetarët e n...
RROGOZHINË– Kryeministri Edi Rama teksa ka qënë në Rrogozhinë ditën e sotme, ka dhënë një deklaratë të fortë për presidentin Ilir Meta. Rama u shpreh se sa...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. ...
TIRANË- Belind Këlliçi e konsideroi 1 prillin si ditën e gënjeshtrave dhe festën zyrtare të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. ...
TIRANË– Deklaratat e kryeministri Edi Rama për punonjësit e huaj kanë hapur një valë reagimesh nga politikanët në Shqipëri dhe jo vetëm. I pari që e koment...
RROGOZHINË– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Rrogozhinë përballë fermerëve, aty ku u komentoi fushatën e Partisë Demokratike, si dhe dha disa deklarata p...