LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Përmbytjet në Shqipëri, Rama mbledh Emergjencat Civile: Gjithçka është nën kontroll, vetëm akuzave të Opozitës

8 Janar 2021, 18:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Përmbytjet në Shqipëri, Rama mbledh Emergjencat Civile:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e konsideroi normale dhe nën kontroll siuatën në Shqipëri pas të gjithë ditëve me reshje të dendura shiu, pamjeve ku shumë qytete janë përmbytur dhe dëmeve të shkaktuara. Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile, ku foli për situatën si pasojë e reshjeve në vend, masat e marra dhe pritshmëritë metereologjike në vijim, Rama tha se pavarësisht se nuk ka qenë në Shqipëri, ai është informuar nga zv/kryeministri Erion Braçe për situatën në fjalë.

Duke qenë se për arsye pune nuk kam qenë në Shqipëri, zëvendës kryeministri që e ka ndjekur këtë proces minutë pas minuti më ka informuar herë pas here për situatën,”– tha kreu i qeverisë fillimisht.

Më pas ia kaloi fjalën Braçes.  Zëvendës kryeministri Erion Braçe është shprehur se të gjitha akset rrugore janë tashmë të kalueshme dhe se e gjithë situata në vend është nën kontroll. Braçe shtoi se strukturat kanë zhbllokuar dhe pastruar çdo tubacion dhe kanal gjatë periudhës së verës, duke sjellë kështu gjithçka nën kontroll, siç është sot. Ai justifikoi të gjitha pamjet e përmbytjes në vend që janë publikuar nga të gjitha mediat, se janë pasojat dhe efekti i tre ditëve shi. 

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka deklaruar se asnjë person nuk është rrezikuar pavarësisht reshjeve të shumta të shiut në vend. Numri dy i qeverisë u shpreh se strukturat përkatëse kanë pasur komunikim të përditshëm me qytetarët dhe nuk është rrezikuar askush. 

Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka lajmëruar një qetësi gjatë natës së sotme përsa u përket reshjeve të shiut. Teksa raportonte për situatën sktuale në vend, Peleshi tha se pas mesnatës, reshjet do të bien duke sjellë një çlirim për vendin.

Por, ai shtoi më tej se në datën 12 do të arrihet kulmi dhe se nëse Vjosa del nga shtrati e gjitha pjesa poshtë Shkodrës mund të përmbytet. Peleshi pati edhe një incident teksa fliste pasi u ngatërrua teksa bënte raportimin për gjendjen e zonave të ndryshme në Shqipëri, pas reshjeve të dendura të shiut. Teksa fliste për fshatrat e përmbytura, Peleshi tha dy herë fjalën ‘përmbytje’. Brenda pak sekondash, pasi e pa se e kishte ‘tepruar’, ministri shtoi se në fakt ajo që donte të thoshte është se ka fshatra të rrethuar nga uji, jo të përmbytur. 

Kryeministri Edi Rama veçoi punën e bërë në Kaskadën e Drinit teksa tha se duhet theksuar puna me Kaskadën, sepse para shumë vitesh, do kishte ndodhur hataja nëse do të kishim këtë sasi reshjesh.  Ai ia kaloi fjalën ministres Belinda Balluku dhe shtoi se duhet shpërndarë mjegulla e disinformimit. Balluku u shpreh se strukturat ishin përgatitur për këtë gjendje dhe kishin marrë masa.  Për këtë arsye, sipas saj, kemi situatën aktuale. 

Kreu i qeverisë nuk e ka harruar Opozitën as gjatë këtyre ditëve që Shqipëria është përmbytur. Teksa fliste për gjendjen e vendit, gjatë mbledhjes me Emergjencat Civile, Rama tha se edhe Covid-19 iu gjet vaksina, vetëm dëshpërimit të Opozitës, jo.  Kryeministri krahasoi situatën me atë të shtatë viteve më parë dhe tha se ajo që shohim sot është shumë më e pranueshme. Numri një i socialistëve bëri edhe një koment pikant për Shkodrën që drejtohet nga Voltana Ademi dhe tha se ‘vetëm ajo qëndron si hudhër që të mos merret mësysh e gjithë Shqipëria’. 

Kryeministri shtoi se gatishmëria e strukturave është maksimale dhe lajmëroi një qetësi e pak reshje shiu në dy ditët në vijim.

Prej dy ditësh, Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës. Dosja.al ka sjellë pamje nga e gjithë Shqipëria ku shiheshin rrugët e përmbytura dhe problemet e mëdha të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama mbledh emergjencat 8 janar rama mbledh emergjencat 8 janar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet