LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Me brisqe dhe gjilpëra”, Alex Seitaj tregon problemet mendore dhe tentativat e vetëvrasjes, si doli nga periudha e errët

9 Dhjetor 2019, 11:05 Nga DOSJA
“Me brisqe dhe gjilpëra”, Alex Seitaj tregon problemet mendore

TIRANË– Aktori Alex Seitaj i njohur nga publiku për rolin e Vezires në “Portokalli’ka rrëfyer së fundmi problemet mendore dhe vështirësitë që ka kaluar nga ana e shëndetit mendor.

I ftuar në emisionin “Thumbon”, Seitaj tregoi se në adoleshëncë ai ka kaluar një periudhë të vështirë pasi ka kaluar edhe në depresion.

Madje, aktori shton më tej duke treguar se ka tentuar vetËvrasjen, ka lënduar veten fizikisht dhe ishte shumë e vështirë që të dilte nga ajo gjendje.

Pjesë nga biseda

Alex Seitaj: Periudhë e vështirë në jetën time, depresioni. Ishte në kohën kur unë isha adoleshent, në shkollë të mesme kur shumë njerëz nuk e dinë kush janë dhe çfarë do bëjnë me jetën e tyre. Shkollën e mesme e kam bërë në qytetin e Korçës. Ka qenë periudhë e vështirë, e komplikuar. Nuk isha rehat me shumicën. Kisha udhëtuar dhe kisha parë vërdallë. Doja të organizoja festën e Halloëeen-it dhe të gjithë ishin të tmerruar nga kjo gjë sepse nuk e kuptonin festën.

Thoshin ç’janë këto tmerre. Kisha disa gjëra që i kisha përgatitur unë që u grisën. Llogjikisht kur je në një ambjent të tillë ti thua që ka diçka që s’shkon. Mendoja se është faji im. Kam patur mendime vetvrasjeje pafund. Kam arritur deri në atë pikë sa kam lënduar fizikisht veten, me brisqe, gjilpëra. Familjarët e mi dinin vetëm fraksione të vogla. Sepse unë isha i zhytur sa nuk hapesha dot me askënd, as e perceptoja fare të flisja me familjen që gjithçka të bëhej mirë. Kur je në atë dhomë të errët nuk e mendon se çdo hap drejt shpëtimit është i gabuar.

Tentativat për t’u vetëvrarë nuk ishin për të tërhequr vëmendje. Këto veprime janë akte të dëshpëruara që njeriu do ta nxjerrë dufin tek vetja. Në momentin që flasim për problemet mendore, çrregullimet mendore janë të padukshme. Në momentin që unë shihja që shenjat shëroheshin, mendoja se kështu do ndoshte edhe me dhimbjen psikike, do shërohej. Nuk kërkova ndihmë sepse e dija që në pikën që isha askush s’do më ndihmonte”, shprehet Alex.

Fatma Haxhialiu: Si arrite t’ja dalësh?

Alex Seitaj: Si shpëtova? Për mua ka qenë moment interesant, zbulova aktrimin. Rashë në dashuri me aktrimin, një dashuri ekstrem. Në atë moment thashë unë e dua këtë gjë. Mund të dal të performoj që të gjithë të qeshin me mua dhe nuk do më ndjejë fare. Gjeta një arsye për të vazhduar që vërtetë e doja. Kështu që edhe këshilla ime është të gjendet diçka, një person pas të cilit të kapeni. Dashuria është motivim shumë i mirë për të vazhduar përpara.  Nuk ka patur moment të dytë. Unë vazhdoj të punoj me veten, është punë e vazhdueshme krijimi i balancimit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alex seitaj alex seitaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj