LIVE UPDATES
Aktualitet

Video/ Në luftë me vdekjen në spital, ja kur Pëllumb Muharremi protestonte për tokat: Shteti s’na mbron

2 Nëntor 2019, 20:53 Nga DOSJA
Video/ Në luftë me vdekjen në spital, ja kur Pëllumb

TIRANË– Gazetari Spartak Koka, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “Neës 24” dha detaje në lidhje me ngjarjen që tronditi dje opinionin publik, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arian Ndoja.

Koka tha se ndër të plagosurit është edhe Pëllumb Muharremi, që ka mbajtur emrin e rremë Aleksandër Laho. Ai u shpreh se pikërisht Pëllumb Muharremi paraqitet në një intervistë të dhënë para 5 vitesh për “Neës 24”, ku ai kërkon që të zgjidhet çështja e pronave në Durrës, duke pretenduar se familja e tij është pronari ligjshëm i tokave.

“Në gjendje më të rëndë është shoferi privat i prokurorit Andi Maloku, që ka dy plumba në dy pjesë delikate të trupit e po mbahet nën trajtim. Ai u përcoll drejt Traumës. Pista e hetimit është ajo për shkak të detyrës, për shkak se kemi të plagosur një prokuror. Akuza është “vrasja e funksionarëve publikë të mbetur në tentativë”, derisa të gjendet që ka qenë prokurori në shënjestër apo jo. Krimet e Rënda janë duke hetuar ngjarjen.

Hetimet janë fokusuar dhe në pista të tjera si mosmarrëveshja për shkak të pronësisë dhe hakmarrja. Këto janë tre pistat kryesore ku është fokusuar hetimi. Një prej personave të vënë në shënjestër është Aleksandër Laho, banues në Sukth. Zyrtarisht njihet me emrin Aleksandër Laho. Ka lindur më 8.3.1973 në Shijak por është banues në Sukth. Ai ka mbajtur dhe tre identitete të tjera. Emrin e parë e ka Pëllumb Muharremi. Ka përdorur identitetin e dytë, Pëllumb Ymeri, ka përdorur deri në vitet 2011 identitetin Aleksandër Laho dhe më pas ka ndryshuar identitetin duke mbajtur këtë që ka zyrtarisht. Ka mbajtur identitetet Pëllumb Muharremi, Pëllumb Ymeri, Aleksandër Dako dhe Aleksandër Laho. Njihet për lidhjet e tij miqësore me prokurorin Arjan Ndoj. Ka influencë në qytetin e Durrësit. Landi Muharremi është djali i xhaxhait të Pëllumb Muharremit.

Ai rezulton pa precedentë penalë në Shqipëri. Ka pasur proces penal në Itali kundër tij, por sa më është thënë kjo çështje është mbyllur. Një vëlla i tij është drejtor i postës. Tjetër vëlla i tij dyshohet se është një nga autorët e dhunimit të avokatit Ilia Ilia. Landi Muharremi në fakt është vëllai i xhaxhit të Pëllumb Muharremit. Pëllumb Muharremi jep një intervistë para 5 viteve, ku shprehet se shteti po e diskriminon për çështjen e pronave. Duhet parë se me cilën palë është në kundërshti Pëllumb Muharremi për çështjen e pronave. Një prej personave që u mor në pyetje ishte Julian Meçe, si dhe u mor në pyetje edhe një shok i Meçes, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për atentatin.”, deklaroi Koka.

Gazetari Spartak Koka u shpreh se ka gjasa që në këtë rast të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, por joprofesionistë, pasi ata arritën vetëm të plagosin të tre personat e vënë në shënjestër.

Koka nënvizoi se në Durrës ka kohë që zhvillohet “luftë” për pronat, ndërsa shtoi se edhe pronarët e vërtetë të tokave shpesh janë të detyruar të miqësohen me njerëz me pushtet, pasi vetëm kështu mund të ruajnë pronat e tyre. Sipas Kokës, kjo mund të jetë arsyeja se përse Pëllumb Muharremi kishte miqësi me prokurorin Ndoja.

“Provat që janë gjetur në makinë, që ishte jo i djegur, krijojnë mundësi të gjejnë autorët, që dyshohet se janë vrasës me pagesë.  Sa i përket Arian Ndojit, është një figurë kontraverse, por sa kohë është në detyrë duhet t’i lejohet që të ushtrojë funksionin. Kryeministri e zv. kryeministri duhet që të nxjerrin para drejtësisë Ndojin nëse ka shkelur ligjin për pronat në Durrës e jo ta lincojnë publikisht.

Qytetarët në Durrës detyrohen që të bashkohen me të fortët, që të marrin tokat e tyre. Ka pasur shumë viktima vetëm për pronat në Durrës. Duhet parë se kush janë grupet të rivalizojnë për tokat në Gjirin e Lalëzit. Ju keni parë sesi o godit Prokuroria e Durrësit, për të vjedhur dokumente, që të shpëtojnë zyrtarë. Para pak kohësh, u arrestuan jo pak, por 18 vetë, që janë ish-funksionarë të zonës, që dyshohen në tjetërsim toke”, tha gazetari Koka.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb muharremi prostest per tokat pellumb muharremi prostest per tokat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet