LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ “Rruga Egnatia është greke, “apokalipsi” më elegant se qameti… 0.075 baraz me 7.5, perlat e Belinda Ballukut s

9 Korrik 2020, 12:14 Nga DOSJA
VIDEO/ “Rruga Egnatia është greke, “apokalipsi”

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori në dorë sot në Kuvend, mbrojtjen e koncesionit 1.2 miliardë euro, për rrugën Milot – Fier. Pasi i emëroi deputetët e opozitës false si përfaqësues të popullit dhe ata të opozitës së vërtetë “lukuni e rrugës”, Balluku bëri edhe disa zbulime.

I pasi zbulim ishte që rruga Milot – Fier, pavarësisht famës modeste, paska qenë ëndrra e gjithë shqiptarëve, e atyre të Veriut për të shkuar në Jug dhe e atyre të Jugut për të shkuar në Veri.

Ky zbulim i rëndësishëm dhe i papritur i Ministres, e lë ku e ku më pas atë të Kryeministrit, që kur prezantoi projektin, tha se më këtë rrugë do tw shkurtohet shumë rruga Milot–Fier. Pasi të bëhet rruga, sipas tij, do të shkohet për 3 orë nga Miloti në Fier dhe anasjelltas.

Sot i njëjti segment, duke mos e anashkaluar Durrësin, bëhet për 3 orë, pasi Milot – Tiranë është jo më shumë se 1 orë e 45 minuta dhe Tiranë – Fier jo më shumë se 1 orë e 15 minuta. E reja e kësaj rruge, i bie të jetë që do shpenzohen 1.2 miliardë dhe do ketë pagesë.

Aty te pagesa, Ministrja lëshoi perlën tjetër. “Kjo autostradë do të kushtojë 0.075 euro për kilometër, ose ndryshe 7.5 euro për kilometër, asnjë lekë më shumë”, tha Balluku, duke lënë me gojë hapur edhe Kryetarin e Akademisë së Shkencave, matematikanin Skënder Gjinushi që dëgjonte nga ana tjetër e murit.

Që nga koha e Euklidit, askujt nuk ia kishte prerë mendja që 0.075 është as më shumë e as më pak se 7. 5, ose e shprehur matematikisht: 0.075 = 7.5.

Me këtë llogari, pa dyshim ka nxjerrë edhe që qeveria e mëparshme nuk ka ndërtuar rrugë, po vetëm ka shkatërruar, ndërsa qeveria Rama vetëm ndërton.

Një llogari të ngjashme, e bëri edhe me llogaritjen e kohës që PS ka patur në drejtim ministrinë e Infrastrukturës. Sipas Ballukut, “PD e LSI bashkë për 12 vite, nga 2005-2012, nuk kanë bërë dot më shumë se Damian Gjiknuri dhe ajo vetë”.

Do të duhet të ishte 2005-2017 që të na dilte hesapi, por Belinda e bëri prapë pa “hanxhiun”…

Megjithëse si shembull të ndërtimit solli vetëm Bypassin e Fierit, kjo është shenjë që “Zoti më në fund e ka parë Republikën e Shqipërisë”.

Hyrja në punët e Zotit si anëtare e Qeverisë së një shteti laik, nuk mund të mos ishte i vështirë. Se fare mirë një besimtar e di që Zoti nuk shet as Republika, as Mbretëri, ai sheh besimtarët, pa ndarje kufijsh shtetërorë.

Po nuk ishte këtu fundi i gafave të Ballukut. Tek punët e Zotit, ajo është edhe raciste.

Duke e akuzuar opozitën e zbuloi këtë anë të panjohur të saj. Në fillim i quajti “zëdhënës të Apokalipsit” por menjëherë u pendua për këtë. “Apokalipsi është fjalë elegante për ju, jeni zëdhënës të Qametit”, korrigjoi veten Ministrja.

Për të gjithë jobesimtarët që ndoshta nuk e dinë kuptimin, apokalipsi dhe qameti janë e njëjta fjalë, e para në Bibël e dyta në Kuran. Bëhet fjalë për fundin e Botës. Ajo e Biblës sipas Ballukut është elegante, ndërsa kjo e Kuranit është banale dhe i shkoka më shumë opozitës.

Mesa duket ministrja i ka mësuar në Greqi edhe fenë edhe historinë. Se përveç racizmit fetar, që prek shumicën e popullsisë shqiptare, na mori edhe rrugën Egantia dhe ia çoi Greqisë. “Gjurmë ekzistuese është Via Egnatia, andej nga kalonte Cezari, mbi të cilën u ndërtua një nga autostradat më të mëdha në Greqi”, tha Balluku, duke iu referuar asaj që Grekët e quajnë Egnatia Odos, dhe që lidh portin e Selanikut me portin e Igumenicës.

Një projekt i shpikur, pikërisht pas zbulimit të Korridorit 8, një inicativë e Klintonit dhe Prodit në 1996, që parashikonte kalimin e korridorit në rrugën Egnatia, atë të vërtetën ku kalonte Cezari, gjurma e së cilës në Shqipëri është nga Qafë Thana deri në Durrës.

Nuk dihet për cilin Cezar e ka patur ministrja, por rruga Egnatia është bërë e njohur si rruga më e shkurtër që lidh Azinë me Europën, pas pushtimeve Romake. Po të llogarisësh kilometrat dhe ta fshish historinë, prapë i bie që ViaEgnatia të jetë kjo që kalon nga Shqipëria, jo Egnatia Odos. Në fund të të gjitha perlave që këputi, duke treguar njohje të tepruar në të gjitha fushat, Ministrja Balluku e mbylli me një akuzë për kundërshtarët: Jeni injorantë.

*Shënim: Kush ka dyshime mund të ndjekë vetë pamjet: 

(DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku seanca plenare 9 korrik 2020 belinda balluku seanca plenare 9 korrik 2020

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet