Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO/ Sërish dhunë në futbollin shqiptar, tifozët godasin lojtarin e Tiranës
17 Mars 2019, 15:14Nga DOSJA
TIRANË- Një tjetër episode dhune ka ndodhur që në javën e parë të rinsjes së kampionatit të futbollit në Shqipëri.
Sot në takimin mes Kastriotit dhe Tiranës, një lojtar është goditur nga tifozët. Siç raportohet nga Fushë-Kruja, në momentet e mbylljes së takimit, është goditur lojtari i Tiranës, Grent Halili.
Edhe në momentet që arbitrat po dilnin nga fusha, edhe trajneri Mema është afruar tek trupa e arbitrave, por është ndaluar nga forcat e Policisë së Shtetit, dhe është përplasur pikërisht me këta të fundit.
Episodet e dhunës në kampionait shqiptar të futbollit janë të shumta, pasi vetëm pak ditë më parë, në fillim të muajit mars në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit, u dhunua arbitri Eldorian Hamiti.
Ishin minuta e fundit të ndeshjes, kur arbritri dha një penallti në favor të Laçit, dhe solli irritimin e tifozëve dhe të drejtuesve të Kamzës.(Lexo këtu) Për veprimin, FSHF rrëzoi nga Superiorja skuadrën e Kamzës(Lexo këtu), ndërsa arbitrat kanë vendosur të bojkotojnë kampionatin deri në rikthimin e uniformave blu. (Lexo këtu)
Arbitrat dhe skuadrat bojkotuan kampioantin, ndërsa FSHF pas takimeve më qeverinë, organizoi dhe një tryezë me të gjithë aktorët e përfshirë në futboll.(Lexo këtu)Në takim që mori pjesë dhe Kryeministri, ku dhe u ra dëkord për ndrëhyrje në ligjin për sportin dhe rikthimin e Policisë në stadiume.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Sot në kryeqytet u festua Dita e Verës, por për opozitën kjo ishte një ditë proteste. Partia Demokratike ka organizuar një marshim të heshtur në bu...
TIRANË– Dy të rinj kanë tentuar të godasin me bojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që kryebashkiaku ishte në ...
SHQIPËRI– Ditën e sotme më datë 17 mars kanë festuar Ditën e Verës dy qytete, Përmeti dhe Tirana. Kjo gjë erdhi pasi për shkak të motit të keq, që parashik...
TIRANË– Media gjermane ZDF ishte e pranishme një ditë më parë në Shqipëri ku opozita zhvilloi një protestë që zgjati mbi katër orë. Gazetarja e ZDF-s...
TIRANË– Nesër, që në orët e para të mëngjesit, Tirana do të përfshihet nga festimet e Ditës së Verës. E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka orga...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme tek Liqeni ku i vrarë mbeti një 62-vjeçar me origjinë nga Fieri, Hax...
TIRANË- Policia e Shtetit ka arrestuar 14 persona pas protestës së opozitës ditën e djeshme. (Lexo këtu)33 persona të tjerë janë proceduar penalisht, ndërs...