LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Shqiptarët ‘pushtojnë’ policinë e New York-ut, 150 efektivë nga vendi ynë shërbejnë për SHBA

6 Nëntor 2019, 09:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Shqiptarët ‘pushtojnë’ policinë e New York-ut,

SHBA- Në policinë e Nju Jorkut shërbejnë rreth 150 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria”. Të mbledhur të hënën në mbrëmje në mjediset e departamentit të policisë së Nju Jorkut ata kremtuan angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit në qytetin më të madh të Amerikës.

Siç njofton nga Nju Jorku korrespondenti ynë Burim Goxhuli ata thanë se angazhimi i shqiptaro-amerikanëve ia shton vlerat policisë amerikane. Para 15 vitesh, vetëm 20 shqiptaro-amerikanë ishin pjesë e policisë së Nju Jorkut.  Tani numri i tyre është shumëfishuar.

“Sot jemi 150 policë shqiptarë këtu. Jemi lidhur bashkë të formojmë grupin “Illyrian Society” që ta mbajmë në mend dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin çdo ditë. Krenari e madhe është që jemi shqiptarë, që po festojmë sot këtu sepse familjet na mësuan, të flasim shqip, që ne jemi shqiptarë dhe të vdesim shqiptarë”, tha për Zërin e Amerikës, Lutfi Dalipi, kapiten në Policinë e Nju Jorkut.

Numri i shqiptarëve, ishte arsyeja e festës së organizuar nga shoqata “Illyrian Society”, në këtë qytet amerikan. Në aktivitetin e parë të organizuar në selinë qëndore të policisë së Nju Jorkut nga shoqata “Illyria foli edhe komisionieri i policisë së Nju Jorkut, James O’Neill, i cili nuk falenderoi vetëm policët për shërbimin.

“Faleminderit për punën tuaj në ruajtjen e sigurisë në qytet. Ndërsa familjarët që janë këtu sonte, faleminderit për mbështetjen tuaj, sepse pa këtë mbështejte, puna do të ishte e pamundur. Sa herë që të afërmit tuaj në uniformë lënë shtëpinë, ju luteni që ata të kthehen shëndosh e mirë nga detyra. Faleminderit që jeni këtu. Ndërsa burrat dhe gratë në uniformë, faleminderit për punën që bëni çdo ditë. Ju e ndryshuat qytetin”, tha në fjalimin e tij Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, James O’Neill.

Të pranishmit I përshëndeti edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

“Nuk ka qytet më të mrekullueshëm dhe nuk ka department më të mrekullueshëm policie sesa ai i Nju Jorkut. Shqiptarët që shërbejnë në të, kanë një mision fisnik që të mbrojnë këtë qytet. Ata janë pjesë e departamentit më të madh dhe më të vjetër të policisë në këtë shtet. Dhe në të njëjtën kohë shplaosin trashëgiminë tonë. Në gjakun dhe kombësinë tonë, flamuri kuq e zi tregon kush jemi… Por nuk ka ngjyrë më të mirë sesa ajo e unoiformës blu që kombinohet me flamurin tonë”, tha ai.

I pranishëm në tubim ishte edhe shqiptari i parë që mori titullin kapelan në Policinë e Nju Jorkut, imam Tahir Kukaj. Ai tha se angazhimi i shqiptarëve në ruajtjen e rendit në Nju Jork, ia shton vlerat policisë së qytetit.

“Si shqiptarë jemi të njohur për besën, që i ka rrënjët në besim, besimin në Zot. Fqinjët tanë në Evropë janë të parët që e njohin këtë veti të shqiptarëve por edhe vëllezërit tanë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bazuar në besën, i vetmi komb që i shpëtoi ishte kombi shqiptar. Prandaj, jemi këtu të falenderojmë Zotin që na bëri komb të veçantë, duke ardhur dhe shijuar cilësinë e jetës dhe respektin e kombit më të mrekullueshëm në botë që është kombi amerikan dhe që ky grup i yni të jetë pjesë e departamentit më të mrekullueshëm të policisë në tokë, atë të Nju Jorkut”, tha kapelani Tahir Kukaj.

Në këtë tubim u ndanë edhe çmime për policët më të dalluar të vitit. “Ky çmim më bënë shumë krenar, jo vetëm për shqiptarët e grupit “Illyrian Society”, por është një çmim i madh dhe një simbol i mirë ta kesh”, tha për Zërin e Amerikës, Amir Pali, pjesëtar i Policisë së Nju Jorkut.

Organizimet e tilla tregojnë se shqiptarët zënë vend të rëndësishëm në shoqërinë amerikane, tha për Zërin e Amerikës një tjetër pjesëtar shqiptar i policisë së Nju Jorkut.

“Është hera e parë që kemi organizuar këtë aktivitet dhe dhashtë zoti do ta bëjmë edhe 100 vite të tjera. Shqiptarët vijnë nga profesione të ndryshme, për shembull avokatë, doktorë, mësues. Thonë se shqiptarët dëshirojnë të punojnë vetëm në ndërtimtari ose ristorante, por ka edhe plot shqiptarë që janë policë në grada të ndryshme. Kjo është dita e parë dhe dhashtë Zoti që pas meje të vijnë shumë tjerë”, thotë Valdrin Nikqi, pjesëtar i policisë së Nju Jorkut.

Ceremonia e shqiptaro-amerianëve u organizua në kuadër të aktiviteteve të komunitetit shqiptaro-amerikan me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. I themeluar më 23 maj të vitit 1845, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut është departamenti më i vjetër dhe më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht në të janë të angazhuar më shumë se 55 mijë punonjës, prej të cilëve 36 mijë me uniformë. Çdo ditë ata kujdesen për sigurinë e mbi 8 milionë banorëve të qytetit të Nju Jorkut. Ky department është agjencia kryesore për zbatim të ligjit dhe hetime në qytetin e Nju Jorkut.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota illyria policet shqiptar ne shba policia e new york illyria policet shqiptar ne shba policia e new york

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet