Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
VIDEO/Xhaka i gëzohet golit të parë për këtë sezon, Arsenal argëtohet ndaj Norwich
1 Korrik 2020, 19:04Nga DOSJA
LONDËR-Arsenali siguroi fitoren e dytë radhazi dhe më të thellën në këtë sezon në Premier League, pas atij ristarti zhgënjyes, duke mbajtur të gjalla shpresat për një vend në Kupat e Europës. “Topçinjtë” mposhtën 4-0 Norwichin në “Emirates” me dygolëshin e Aubameyang dhe finalizimet e Granit Xhakës e Soaresit.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të skuadrës së Mikel Artetas, që e zhllokoi takimin me sulmuesin gabonez, pas një gafe të portierit, në minutën e 33-të. Katër minuta më vonë, Aubameyang shërbeu bukur në zonë për Granit Xhakën, që mposhti portierin mik me një goditje të prirët. Për shqiptarin ishte goli i parë në këtë sezon të Premier League-s.
Dominimi i Arsenalit u ndie edhe gjatë fraksionit të dytë e për rrjedhojë Aubameyang shënoi të dytin personal dhe të 51-tin në Premier League në minutën 67-të, ndërsa në të 81-tën e dërgoi topin në rrjetë Soares me një goditje të befasishme nga jashtë zonës.
Aktualisht Arsenal është në vendin e shtatë me 46 pikë,ekipi i Arteta-s shpreson për një vend në Kupat e Europës.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Mo Salah është një nga pikat më të forta të Liverpool. Sulmuesi egjiptian ia doli të plotësonte ëndrrën e tij të madhe: fitimin e Premier League me këtë skuadër...
FLORIDA-Këto pamje tregojn qartë se si u transformua një atlet 40-vjeçar, i cili ka kaluar 25-ditë në gjendje kome për shkak të komplikacioneve si pasojë...
Për shkak të koronavirusit, futbolli ndaloi për rreth 3 muaj dhe shumica e turneve janë shtyrë për vitin e ardhshëm.UEFA sot ka zyrtarizuar programin për sezoni...
MILANO-Pozicionimi i fundit zyrtar i Bernard Arnault për blerjen e mundshme të Milanit daton pesë muaj më parë, një mohim që kishte konfirmuar ato të muajve të ...
Zemra mal, kur një shqiptar transferohet në skuadra të mëdha. Radhën e ka Albian Hajdari, mbrojtësi 17-vjeçar i Bazelit, i cili ka firmosur kontratë 3-vj...
Leroy Sane mund të quhet që tani bavarez. Sulmuesi gjerman do të kalojë edhe pak javë te Manchester City, derisa të transferohet te Bayern dhe të nisë një avent...
Edhe pse skuadra e tij po lufton thjesht për mbijetesë, Odise Roshi po kalon një formë të mirë në kampionatin rus.Sulmuesi legjionar i kombëtares shqiptare ka s...
Milani e ka vendosur dhe tashmë është zyrtare. Klubi kuqezi do të vijojë bashkëpunimin me belgun Alexis Saelemaekers.Ai u mor në formë huazimi në merkaton e jan...
Sergio Ramos po kalon ditët më të bukura të mundshme. Nuk flasim vetëm për suksesin e tij sportiv (Real Madrid pozicionohet i pari në La Liga dhe ai po rinovon ...
Valentina Vignali di se si të fitojë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Basketbollistja italiane vijon të magjepsë fansat me foto fantastike.Dy më...