Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vijojnë zjarret në Spanjë, mbi 1 mijë punonjës të urgjencës në ‘luftë’ me flakët prej 6 ditësh
13 Shtator 2021, 13:25Nga DOSJA
SPANJË– Gati 1.000 zjarrfikës dhe punonjës të urgjencës po luftojnë me një nga zjarret më të vështira spanjolle vitet e fundit, ndërsa flakët mbeten aktive për ditën e gjashtë rradhazi dhe kanë djegur të paktën 7,400 hektarë tokë në rajonin jugor të Andalucia dhe detyruan evakuimin e më shumë se 2,600 njerëzve.
Sipas Guardian, 260 anëtarë të njësisë së emergjencave ushtarake të Spanjës u vendosën për të ndihmuar në luftimin e zjarrit, i cili filloi të Mërkurën e kaluar në malin Sierra Bermeja mbi qytetin turistik të Estepona, dhe që tani ka një perimetër prej 85 km. Ekspertët shpresojnë se parashikimi i shiut në pjesën më të madhe të vendit të hënën do të ndihmojë në shuarjen e zjarrit.
Hetuesit thonë se kanë prova se zjarri, i cili i mori jetën një zjarrfikësi 44-vjeçar të enjten e kaluar, u ndez me qëllim. Duke njoftuar vendosjen e personelit ushtarak të dielën në mbrëmje, kryeministri, Pedro Sanchez tha se qeveria dhe partnerët e saj “do të punojnë së bashku dhe pa u lodhur përballë zjarrit që po shkatërron provincën e Malagas”.
Shumica e atyre të evakuuar nga pjesët e Estepona kishin mundur të ktheheshin në shtëpi deri të hënën, por 1,700 njerëz nga gjashtë qytete dhe fshatra të evakuuar të Dielën, Genalguacil, Jubrique, Faraján, Pujerra, Alpandeire dhe Júzcar po strehoheshin diku tjetër.
Në Spanjë, më shumë se 75,000 hektarë zona pyjore dhe shkurre janë djegur në tetë muajt e parë të vitit, sipas Ministrisë për Tranzicionin Ekologjik dhe Sfidën Demografike.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Është ulur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Kosovë.Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve t...
SHBA– Conor McGregor dhe Machine Gun Kelly u përfshinë në një sherr teksa po parakalonin në tapetin e kuq të VMAs. Pamjet nga momenti i sherrit janë shpërndarë ...
MIANMAR– Udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi nuk ka qenë në gjendje të paraqitet në një seancë gjyqësore për arsye shëndetësore, ka thënë ...
GJERMANI– Një javë fushate mbarëkombëtare e vaksinimit filloi sot në Gjermani në një përpjekje për të përshpejtuar shkallën e vaksinimeve ndaj Covid-19 pa...
MAQEDONIA E VERIUT– Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka folur sërish rreth zjarrit tragjik që pushtoi spitalin modular të Tetovës i cili i mori jetën 14 perso...
HAWAI– Zyrarët në Hauai duan që “Shkallët e Parajsës të shkojnë në ferr”. Mediat e huaja bëjnë me dije se Këshilli i qytetit të Honolulusë, ka vendosur të heqë ...
GJENEVË-Kombet e Bashkuara po thërrasin një konferencë ndihme në Gjenevë të hënën në një përpjekje për të mbledhur më shumë se 600 milionë dollarë për Afga...
SHBA– Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i ndodhur në një kompleks apartamentesh në Atalanta, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat e ...