Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO+FOTO/ Shqipëria në flakë! Vijon djegia e bimësise nga Veriu në Jug. Braçe “gjen” fajtorët, Xhaçka angazhon 200
4 Gusht 2020, 06:59Nga DOSJA
SHQIPËRI- Shqipëria është ende në flakë. Vijon zjarri në pyllin e Semanit në Fier, ndërkohë flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta që kanë pushuar vendin javët e fundit.
Zjarrfikëset në bashkëpunim me ushtrinë edhe nuk ka neutralizuar ende flakët. Edhe pse është kërkuar ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, ende nuk ka asnjë helikopter për ndihmë nga ajri, ndërsa zjarrfikësit punojnë në terren me efektivë të Forcave të Armatosura.
Sakaq, prej dy ditësh ka vatra zjarri në pyjet e fshatit Katund i Vjetër në Rubik dhe në kodrat e Molungut mes Lezhës dhe Mirditës. Zjarri vijon edhe në pyjet e fshatit Katund i Vjetër në Rubik, edhe pse intensiteti ka rënë, ndërkohë që vatra të reja janë aktivizuar sot në Kukës. Deri më tani flakët kanë përpirë 20 hektarë pyje e shkurre, ndërsa edhe pse dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme ende nuk ka asnjë të prangosur.
Deri më tani nga qeveria ka reaguar vetëm zv.kryeministri Erion Braçe, i cili u shpreh se zjarret janë ndezur qëllimisht për të sfiduar qeverinë, ndërsa premton se përgjegjësit do të vihen para drejtësisë. Po ashtu sot ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka njoftuar për angazhimin e 200 efektivëve të FA-ve në terren.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për shpërthimin me eksploziv që ndodhi mëngjesin e sotëm në në lokalin “Truth”, që ndodhet në qendër të qytetit. Un...
SHQIPËRI- I nxehti “afrikan” nuk është larguar ende nga vendi. Sipas Meteolab temperaturat maksimale në vend do të shkojnë në 38 gradë. Ndërsa, temperatur...
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka ngritur një sërë pyetjesh, sa i përket vendimit të SPAK-ut për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit. Vezaj thekson se ...
ELBASAN- Shpërthim me eksploziv në Elbasan. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim me eksploziv në lokalin “Truth”, që ndodhet në qendër t...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë zjarrin në pyllin e Semanit. Shqipta...
TIRANË– Të dhëna të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme në Fushë Prezë, ku një taksist 71-vjeçar u qëllua për vdekje nga një mak...
FIER– Vijon aktive vatra e zjarri që ka përfshirë pyllin e Semanit. Bashkia e Fierit është angazhuar me gjithë strukturat e saj dhe ka lokalizuar vatrat me anë ...
TIRANË- Një 39-vjeçar, i identifikuar me inicialet K.SH., ka thyer xhamin e derës kryesore në Prokurorinë e Tiranës mesditën e të hënës pasi nuk kis...
TIRANË– Një incident ka ndodhur në ambientet e burgut 313 në Tiranë, ku i lënduar nga mbetur një prej anëtarëve të grupit të Avdylajve. Burime për “Panoram...
BRITANI- Shqiptari Leonard Vukcaj është arrestuar nga policia britanike pasi në shtëpinë e tij është gjetur një fermë kanabisi vlera e së cilës shkon mbi 100 mi...