LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Vinte në shtëpi gjysmë e zhveshur dhe pinte 2 paketa cigare’, babai i 17-vjeçares në Sarandë tregon versionin e tij p

20 Maj 2020, 14:07 Nga DOSJA
‘Vinte në shtëpi gjysmë e zhveshur dhe pinte 2 paketa

TIRANË- Lajmi se një 72-vjeçar, i quajtur Bajram Tusha, nga Saranda, ka abuzuar seksualisht mbi një 17-vjeçare, tronditi mbarë opinionin publik disa javë më parë. Kjo ngjarje u trajtua gjatë nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, e cila publikoi dhe disa video-përgjime të realizuara nga e mitura. Në video-përgjime, babai i 17-vjeçares, Vullneti, i premtonte vajzës, që nuk do të sillte më në shtëpi Bajram Tushën dhe miq të tjerë, të cilët, sipas deklaratës të së miturës, abuzonin seksualisht me të. Me anë të një interviste, për studion e “Shqipëria Live”, babai i vajzës Vullneti, i hodhi poshtë këto deklarata.

Sipas tij, Barjam Tusha është i pafajshëm, sepse ai atë e ka pasur, mik, vëlla dhe nuk beson se i moshuari ka bërë atë gjë me të bijën. Ai për të gjithë këtë skenar, fajëson Denito Ruçin, të dashurin e vajzës. Sipas Vullnetit, vajza kohet e fundit, kishte filluar të pinte dy paketa cigare, si edhe vinte gjysmë e zhveshur në shtëpi. Sa i takon akuzave të së bijës, se ai ka sjellë shokë në shtëpi për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Vullneti thotë se kjo gjë nuk është e vërtetë. “Në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë. Unë var veten nëse është e vërtetë. Unë jam prind me sedër”, thotë Vullneti.

“Vij në shtëpi dhe vajza kishte ikur. Shikoj vajzën dhe i them, hajde poshtë se do të marr policinë. Vajza e revoltuar. I thotë e ëma të keqen mami ndërrohu se vjen era djersë. I thashë ha bukë dhe shtrihu në krevat. Ajo vetëm shante, pinte dy paketa cigare në ditë. Vuajtje! Sepse i kërkoja unë llogari për pastërtinë e shtëpisë? Sa kam shpenzuar me atë fëmijë, s’kam shpenzuar me asnjeri. E dërgova në shkollë, i thashë do vijosh shkollën ke dy mijë lekë në ditë. Për këto gjëra i kam kërkuar llogari vajzës. Barjam Tushën unë kam 11 vite që ha bukë, e kam mik të vjetër, e kam mik familjar. Nuk do të thotë që e kam mik familjar dhe përdorim për gjërat e tjera. Pa asnjë lloj lidhje fare, këto janë të shtuara nga Denito Ruçi.

I kam gjuajtur një pëllëmbë. Atë ditë se kam goditur (ditën që ka dalë video-përgjimi në emisionin Fiks Fare). Vajza dëshironte të dilte dhe unë e shtyja që të mos dilte. Ai i shkruante dhe i thoshte, ‘të lutem dil’, por vajza i fshinte mesazhet. Nuk ka qëlluar Gentianin zotëri (I referohet video-përgjimit, të bërë nga emisioni Fiks Fare, ku shihet që Bajram Tusha qëllon me armë), ka qëlluar në ajër për të trembur. (Ndërkohë po në video përgjim, babai i vajzës, Vullneti, i kërkon bajram Tushës të qëllojë mbi djalin) Unë i thash sepse kërkova ndihmën e policisë, sepse po më sulmonte në maksimum. Vinte vajza e veshur gjysmë gjoksi jashtë në shtëpi, ai ishte gati për ta nisur në kthetrat e prostitucionit në Itali. Ai është drogaxhi dhe dëshiron të ma dërgoj vajzën në Itali. Ai ka dy gra në Itali. (I referohet deklaratës së vajzës, e cila e akuzon të atin se, për para dhe shishe rakie, e ka detyruar të abuzohet seksualisht nga shokët e tij) Në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë. Unë var veten nëse është e vërtetë. Unë nuk pi raki, është e pamundur. Unë jam prind me sedër”, u shpreh babai i 17-vjeçares.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bajram tusha perdhunimi ne sarande bajram tusha perdhunimi ne sarande

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet