LIVE UPDATES
Bota

Virologu që zbuloi Ebolën parashikon valën e dytë të COVID-19: Ne jemi vetëm në fillim të pandemisë, vaksina mund të m

13 Korrik 2020, 12:06 Nga DOSJA
Virologu që zbuloi Ebolën parashikon valën e dytë të

SPANJE– Peter Piot, i cili ka kaluar 40 vitet e fundit duke studiuar dhe luftuar viruse të ndryshme, ka parashikuar një valë të dytë të koronavirusit, e cila mund të marrë një formë tjetër, ndryshe nga e para. Piot në moshën 27-vjeçare ka bashkëpunuar në njohjen dhe zbulimin e virusit “Ebola” dhe ka ndjekur luftën kundër HIV dhe SIDA, thotë në një intervistë për “El Pais”si ka ndryshuar pikëpamjen e tij për sëmundjen, pasi dhe vetë ka qenë i prekur.

“M’u deshën tre muaj për t’u shëruar pasi u sëmura, por tani ndjehem pak a shumë normal përsëri. Sidoqoftë, përvoja ime më ka mësuar që Covid-19 është më shumë sesa një grip, ose një sëmundje, duke bërë që 1% e njerëzve që do të marrin një kujdes intensiv, të vdesin.

Para së gjithash, kjo është një krizë e lidhur me qeniet njerëzore. Pjesa më e madhe e komunikimeve zyrtare mbi Covid-19 flasin për shpërndarjen e kurbës, dhe sesa e vështirë është kjo për qeniet njerëzore. Së dyti, për sa i përket perceptimit, fakti është se nuk bëhet fjalë “as grip, as kujdes intensiv”. Ky virus do të lërë shumë njerëz me gjendje kronike. Kështu që personalisht, më bën të ndihem i motivuar dyfish për të luftuar virusin. Tani e njoh virusin nga brenda, jo vetëm nga studimi për luftimin e tij. Është një këndvështrim ndryshe”.-thotë ai. 

Në lidhje me numrin e rasteve dhe me përhapjen e tyre në botë, Piot ka thënë se numri i personave të prekur është më i lartë sesa deklarohet ndërkohë duhet të përgatitemi për një valë të dytë:

“Epo, sinqerisht, gjëja e parë që duhet të dimë është se shifrat nuk janë të sakta, pa dyshim, sepse këto janë rastet e konfirmuara. Mund të kemi gati një numër që e kalon 20 milion, dhe së shpejti, gjysmë milion vdekje. Nëse mendojmë për Evropën, të gjitha vendet kanë ulje të shpërndarjes së virusit dhe ky është një lajm i mirë. Vendet po kthehen në rrugën e duhur dhe po heqin disa masa. Dhe tani duhet të përgatitemi për të ashtuquajturën valë e dytë. Në Mbretërinë e Bashkuar ne vazhdojmë të kemi shpërthime në disa vende. Unë mendoj se tani duhet të përgatitemi për këtë. E vërteta është se ne jemi vetëm në fillim të kësaj pandemie. Për sa kohë që ka njerëz të prirur për t’u infektuar, virusi do të jetë shumë i gatshëm ta bëjë këtë, sepse i duhen qelizat tona për të mbijetuar.”

Në lidhje me kohën e qëndrimit të virusit mes njerëzve në të gjithë botën, virologu ka përcaktuar për këtë një periudhë prej disa vitesh:

“Unë nuk kam një glob kristali ku mund të parashikoj, por kjo situatë mund të zgjasë për disa vjet. Do të thoja që, në një afat të shkurtër dhe mesatar, një vaksinë do të bënte një ndryshim të madh, megjithëse dyshoj se është një vaksinë 100% efektive.”

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote peter piot vala e dyte e koronavirusit koronavirusi ne bote peter piot vala e dyte e koronavirusit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet