LIVE UPDATES
Aktualitet

“Virusi është të paktën katër herë më i rrezikshëm se gripi sezonal”/ Virologu gjerman rrëzon teoritë konspirative

21 Shtator 2020, 06:48 Nga DOSJA

GJERMANI– Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë! Në demonstratat e Coronës, në biseda apo internet ndesh rregullisht teza të tilla, herë nga më të çuditshmet, herë teza që duken të kuptueshme të paraqitura nga teoricienë konspirativë, apo ata që mendojnë kundër dhe kundërshtarët e vaksinës. Një nga ekspertët më të njohur gjermanë, profesori Hendrik Streeck, drejtori i Institutit të Virologjisë në Universitetin e Bonnit flet për Deutsche Wellen lidhur me këto teza:

“Virusi nuk është aq i rrezikshëm, rreziku ekzagjerohet nga mediat, politikanët, dhe studiuesit.”

Hendrik Streeck: Kjo nuk është e vërtetë. Të gjitha studimet e bëra deri më tani, si ato në SHBA, që flasin për një vdekshmëri relativisht të ulët, por edhe të tjerat që theksojnë vdekshmërinë e lartë, tregojnë qartë, se virusi ka një vdekshmëri më të lartë se një grip sezonal.

Ne kemi zbuluar në qarkun Heinsberg, (ku është zhvilluar një nga studimet e para në fillim të pandemisë, shën.red.) se virusi është të paktën katër herë më i rrezikshëm se gripi sezonal. Kjo sigurisht ka të bëjë gjithmonë edhe me shtresat e popullsisë, ku testohet. Por ky është një virus, që duhet marrë seriozisht, natyrisht as nuk duhet dramatizuar

“Politikanët dhe mediat prezantojnë gjithmonë raste dramatike të përditshme të Coronës. Por unë nuk njoh askënd që ështës sëmurur nga COVID-19.”

Hendrik Streeck: Të them, që unë kam dy persona në rrethin e ngushtë familjar që janë sëmurur nga COVID-19.

“Në Itali apo SHBA ka kaq shumë të vdekur. Këtu nuk ka. Sikur nuk shkon diçka. “

Hendrick Streeck: Ne kemi edhe në Gjermani të vdekur nga COVID-19. Në Itali dhe SHBA i shtohet fakti, që infektimet u zhvilluan shumë shpejt. Pra një masë e gjerë në popullsi është infektuar shumë shpejt, dhe kjo pati si pasojë mbingarkesën e spitaleve. Virusi ka depërtuar aty në shtresa, ku pacientët apo njerëzit kanë një rrezik më të madh të humbasin jetën prej tij. Në Gjermani ne ia kemi dalë t’i mbajmë të mbrojtura këto shtresa.

“Ka pasur kaq shumë demonstrata të mëdha kundër Coronës. A ka pasur edhe shpërthime të mëdha infektimi pas tyre? Jo!”

Hendrik Streeck: Këto demonstrata janë zhvilluar njëherë jashtë, dhe këtu rreziku i depërtimit të virusit është më i vogël se në hapësira të mbyllura. Nga ana tjetër është shumë e vështirë të dish, nëse në një demonstratë të zhvilluar në Berlin për shembull, dhe nga ku shumë pjesëmarrës janë kthyer në qytete të ndryshme, ka pasur shpërthime infektimesh. Kjo mund të provohet më me lehtësi, nëse pjesëmarrësit vijnë nga një vend.

Deutschland München | Etwa 3000 Menschen protestieren gegen Corona-Auflagen mit teils Verschwörungstheoretischem Hintergrund (picture-alliance/ZUMAPRESS/S. Babbar)Në protesta kundër masave kufizuese të Coronës marrin pjesë edhe njerëz që u besojnë teorive konspirative

Vaksinat janë shumë të rrezikshme dhe sulmojnë ADN-në tonë. Përveç kësaj këtu do të fitojë industria farmaceutike.”

Hendrik Streeck: Të dyja tezat janë tërësisht të gabuara. Një vaksinë nuk e ndikon genomin njerëzor, pra ADN-në. Elementët vaksinues RNA funksionojnë të tillë, që prej tyre gjenerohen proteina. Ne nuk i kemi encymet në trupin tonë që nga RNA të bëhet sërish ADN. Këtë mund ta bëjnë vetëm disa retroviruse. Prandaj një vaksinë nuk e prek ADN-në.

Industria farmaceutike sigurisht fiton para me vaksina, por ajo që sigurimet shëndetësore shpenzojnën për vaksinat në vit është vetëm 0,3% e buxhetit në krahasim me atë që ne shpenzojmë për ilaçe të tjera. Buxheti për një vaksinë është vërtet shumë i vogël. Përveç kësaj industria farmaceutike duhet të fitojë nga kjo, sepse pa këto para nuk mund të ecet përpara me studimet e tjera zhvilluese.

“Virusi është transformuar kaq shumë, saqë nuk sjell gjë ndonjë vaksinë. Ose duhet të vaksinohesh çdo vit si me gripin.”

Hendrik Streeck: Këtë nuk mund ta thuash me siguri. Virusi ndryshon, po, por nuk e ka atë mutacion të lartë si tek gripi. Nëse një vaksinë në fund do të ketë vërtet efekt, dhe sa shpesh duhet të vaksinohesh, këtë nuk mund ta themi me saktësi tani, sepse ende nuk kemi një vaksinë.

“Masat e regjimit të Coronës janë tërësisht të ekzagjeruara. Unë dua sërish lirinë time.”

Henrik Streeck: Ne e dimë që tre rregullat kryesore: distancë, maskë dhe higjiena e përgjithshme kanë efekt, dhe me këtë mund të ndalohen infektime të tjera. Përveç kësaj këto rregulla me gjasë kanë edhe efektin, që nëse dikush infektohet, infektohet me më pak viruse. Ai ndoshta mund të sëmuret, por me më pak simptona. Ne e dimë nga viruse të tjera se ka një lidhje: Nëse merr sasi të madhe virusi, simptomat janë më të rënda, nëse merr më pak, atëherë ato janë më të lehta. Doza bën helmin në këtë rast.

Me distancën dhe maskën arrijmë atë, që kjo dozë të bjerë dhe të gjithë ndihmojmë që të ndoshta të kemi shumë më tepër raste me zhvillim të butë të sëmundjes.

“Virusi Corona rrjedh prej një laboratori kinez dhe doli gabimisht nga laboratori.”

Henrik Streeck: Ka shumë pak gjasa që ky virus të jetë prodhuar në një laborator. Me sa di unë, degë të tilla hulumtimesh për prodhimin e viruseve të caktuara nuk ndiqen më, sepse kjo është shumë e rrezikshme. Nga ana tjetër as nuk mund ta thuash se nga vjen një vírus. Një vírus nuk ka sekuenca gjenetike, që nuk i gjen si të tilla edhe në natyrë.

Deutschland Berlin | Coronavirus | Demonstration Nicht ohne uns (picture-alliance/dpa/C. Gateau)“Terrorizëm vaksinimi” thuhet në pllakatën e këtij protestuesi

Po ashtu duhet thënë, se laboratorë të tillë, si ai në Kinë janë sektorë të sigurisë së lartë, ku viruset dhe bakteret nuk kalojnë aspak në hapësira të tjera dhe kështu nuk dalin gabimisht jashtë tyre. Për mua është gati e pamundur, që të ketë ndodhur diçka e tillë, por këtë natyrisht nuk mund ta vërtetosh. Ashtu si nuk mund të vërtetosh të kundërtën.

“Edhe nëse unë infektohem – unë jam i ri dhe me shëndet të mirë. Nëse ndodh, atëherë kam vetëm simptoma të pakta.”

Henrik Streeck: Sipas statistikës është e drejtë që të rinjtë dhe njerëz me shëndet të mirë kanë pas ose aspak simptoma. Vetëm nëse bazohesh tek statistika pra ke të drejtë. Por gjithmonë mund të ndodhë, që edhe të rinj e me shëndet të mirë mund të kenë simptoma të rënda, ose madje edhe të vdesin. Këtë e kanë treguar disa raste në të shkuarën.

Profesor Hendrik Streeck është një nga ekspertët më të njohur të Coronës në Gjermani. Ai drejton Institutin e Virologjisë në Klinikën Universitare të Boonit dhe drejton studimin shkencor afatgjatë për përhapjen e infektimit në Heinsberg, që në fillim ishte shumë i prekur nga pandemia.

Marrë nga DW 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani hendrik streeck gjermani hendrik streeck

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Shtator 2020, 06:12

KAVAJË– Personi që po shikoni në foto, është Rizan Aliu, personi që është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për plagosje. Ai akuzohet se ka qëlluar ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet