Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë me anë të Eugena Tomimit, u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të ruajnë masat kundër COVID-19, pasi vurisi ka të njëjtën forcë si më parë. Në deklaratën e përditësimit të të dhënave për 24 orët e fundit, Tomimi tha se të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike.
“Për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike. Prandaj u drejtohemi si çdo ditë, qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë”, tha ajo.
Më tej në deklaratë epidemiologia tha se të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm për respektimin e të gjitha masave. Ajo ka bërë dhe njëherë apel për mbajtjen e masëk në ambiente nuk mund të ruhet distanca. Një thirrje shkon për të gjitha bizneset si bar, kafe, restorante, të zbatojnë me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë.
“Kryeni shërbimin vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore. Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur”, tha Tomimi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.
Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 pacientë 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Numri i viktimave ka shkuar në 58, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë me Covid-19.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një mjek pranë QSUT-së, është future në intubim, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit. Dosja.al mëson se bëhet fjalë pë...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar dhe dy persona me COVID-19. Në përditësimin e të dhënave për 24 orët ...
TIRANË- Aktori Florian Binaj nuk është më i infektuar me COVID-19. Dosja.al mëson se ai ka bërë ditën e djeshme tamponin e radhës dhe ka rezultuar negativ....
TIRANË- Rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë, një 78-vjeçare nga ...
TIRANË- Avokati i Adjola Lakrës, Andi Duraj ka deklaruar se klientja e tij nuk ka lidhje me vrasjen e Hekuran Billës. Në një prononcim për mediet ai sqaroi...
Lushnje- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në hyrjen veriore të qytetit të Lushnjes. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë tip “Skoda” me tar...
TIRANË- Adjola Lakra, e cila është arrestuar si bashkëpunëtorë në vrajsen e Hekuran Billës do të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest në burg”. Është...
FIER- Ditën e sotme rreth rreth 50 fermerë dhe qytetarë të 9 fshatrave në Fier janë mbledhur për të protestuar për ujin e pijshëm dhe ujin vadites para njësisë ...
BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar një 51-vjeçar me iniciale E.K, i cili theu vendimin e gjykatës për të qëndruar larg të atit të tij. Uniformat blu b...
TIRANË– Adjola Lakra, e akuzuar se nxorri në oritë Hekuran Billën, ka folur për herë të parë para grupit hetimor. Mësohet se Lakra ka pranua që të ketë pas...