LIVE UPDATES
Politike

Vizat/ Ditmir Bushati del kundra Ramës: Gabim fatal të injorojmë mesazhin që vjen nga Holanda

22 Prill 2019, 10:35 Nga DOSJA
Vizat/ Ditmir Bushati del kundra Ramës: Gabim fatal të injorojmë

Tiranë- Ditmir Bushati, ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka dalë sërish nga “rreshti”, teksa ka kritikuar qëndrimin e maxhorancës dhe Ramës për çështjen e rikthimit të vizave.

Në një koment për situatën të botuar në Gazetën “Panorama”, Bushati ka shprehur qëndrimin kundër shumicës që sipas tij po bën gabim fatal, duke e vizatuar Holandën si vend racist ndaj Shqipërisë, ku gëlon krimi dhe prostitucioni.

“Megjithatë, nuk ka vend për neglizhencë e aq më keq për stigmatizim. Përkundrazi duhet të sigurojmë integritetin e debatit publik në lidhje me këtë çështje. Jemi në të drejtën tonë të përbuzim çdo steriotip negativ që tenton të na vizatojë si njerëz e shoqëri që prodhojmë veç krim dhe emigracion të paligjshëm. Por do të ishte gabim fatal që ta vizatonim Holandën, anëtare themeluese e kontribuese kyçe në BE, mbështetëse e aspiratës europiane të Shqipërisë, si një vend racist ndaj nesh apo si një vend ku gëlon krimi e prostitucioni. Do të ishte mendjelehtësi gjithashtu të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit holandez, edhe pse e padrejtë dhe në mungesë të kritereve të përcaktuara nga vetë BE-ja.”, shprehet Bushati.

Qëndrimi i Ramës:

Kryeministri Edi Rama për kërkesën e Holandës për rikthimit të vizave për shqiptarët  u shpreh se s KE në dhjetor të vitit të kaluar ka nënvizuar se Shqipëria i plotëson 100% këto kritere. Rama tha se ai është një vendim politik i Holandës. (lexo këtu)

Shkrimi i plotë i Ditmir Bushatit:

JO PANIKUT, JO NEGLIZHENCËS!

Vendimi i Parlamentit holandez që i kërkon qeverisë nisjen e procedurave në nivel europian për pezullimin e regjimit pa viza me Shqipërinë është padyshim një lajm i hidhur. Mekanizmi i përcaktuar, në rast se aktivizohet nga Holanda, është i qartë. Komisioni Europian do t’i përgjigjet kërkesës (së supozuar deri tani) të Holandës mbi kriteret e përmbushura nga ana e Shqipërisë dhe çdo vendimmarrje kërkon një shumicë të caktuar votash në Këshill, ku pesha e votave të vendeve anëtare është e ndryshme.

Vitin e kaluar, raporti i Komisionit Europian për këtë çështje vlerësonte se Shqipëria i përmbushte kriteret. Vlen të theksohet gjithashtu se asnjë prej vendeve anëtare të BE, përfshirë Holandën, nuk kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Në të tilla rrethana me të drejtë lind pyetja çfarë ndryshoi në pak muaj nga publikimi i raportit të Komisionit Europian vitin e kaluar? Pse një lëvizje e tillë tani kur Shqipëria pret zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, bazuar në kalendarin e miratuar në qershorin e 2018 nga vendet anëtare të BE-së dhe procesin analitik screening?

Shanset që një nismë e tillë të prodhojë efekte në praktikë janë thuajse zero. Ndaj nuk ka vend për panik. Shqipëria edhe pse ka shumë sfida në betejën me krimin e organizuar dhe korrupsionin i përmbush kriteret e përcaktuara sipas vlerësimeve të Komisionit Europian. Megjithatë, nuk ka vend për neglizhencë e aq më keq për stigmatizim. Përkundrazi duhet të sigurojmë integritetin e debatit publik në lidhje me këtë çështje. Jemi në të drejtën tonë të përbuzim çdo steriotip negativ që tenton të na vizatojë si njerëz e shoqëri që prodhojmë veç krim dhe emigracion të paligjshëm. Por do të ishte gabim fatal që ta vizatonim Holandën, anëtare themeluese e kontribuese kyçe në BE, mbështetëse e aspiratës europiane të Shqipërisë, si një vend racist ndaj nesh apo si një vend ku gëlon krimi e prostitucioni. Do të ishte mendjelehtësi gjithashtu të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit holandez, edhe pse e padrejtë dhe në mungesë të kritereve të përcaktuara nga vetë BE-ja.

Të drejtën tonë duhet të vazhdojmë ta demonstrojmë me vendosmëri përmes rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duke shtuar angazhimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me organet e specializuara, me Komisionin Europian dhe me vendet anëtare të BE-së. Sepse në asnjë rast nuk duhet të harrojmë që jemi ne që po trokasim në dyert gjithnjë e më vështirë të penetrueshme të BE-së dhe jo e kundërta.

Vendimi i Parlamentit hollandez, edhe pse i pari për një nga shtetet që janë pjesë e listës së bardhë të Schengen, nuk është rrufe në qiell të kaltër. Vjet, në vigjilje të vendimit të BE-së për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, Parlamenti hollandez, përmes një rezolute, i kërkoi qeverisë bllokimin e bisedimeve me Shqipërinë. Është fakt tanimë i njohur se për shkak të kundërshtisë së Francës dhe Hollandës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk i nisën menjëherë bisedimet për anëtarësim në BE. Kjo situatë shtyu vendet anëtare drejt një formule kompromisi me kalendar të përcaktuar për nisjen e këtij procesi pas qershorit të 2019.

Historiku i qëndrimeve hollandeze në çështjet që kanë të bëjnë me politikat europiane dhe standardet që lidhen me procesin e zgjerimit nuk fillon e as nuk duket se do të mbarojë me Shqipërinë. Një vlerësim i esëllt i këtij historiku do të na mundësonte për të shpjeguar të pashpjegueshmen, por mbi të gjitha për të kuptuar vështirësitë nëpër të cilat do të kalojë rruga jonë europiane.

Në vitin 2016 Hollanda ishte vendi i vetëm në BE që organizoi referendum për marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ukrainës edhe pse u kritikua gjerësisht për pandershmëri dhe mungesë vizioni strategjik, duke pasur parasysh situatën specifike me të cilën përballej Ukraina pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe nevojën dramatike që kishte BE për t’u pozicionuar si lojtar i besueshëm në raport me ambicien e Ukrainës për t’u afruar drejt BE-së. Si rrjedhojë e këtij referendumi, marrëveshja BE-Ukrainë përmban garanci shtesë për tu mos interpretuar në asnjë rrethanë si marrëveshje që shtron rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian.

Hollanda gjithashtu bën pjesë në grupin e vendeve që kundërshtojnë zgjerimin e zonës Schengen me Bullgarinë dhe Rumaninë, përkundër vlerësimeve të Komisionit Europian se këto dy vende i kanë përmbushur kriteret për të qenë pjesë e Schengenit. Është i mirënjohur qëndrimi kushtëzues i Hollandës ndaj procesit të anëtarësimit të Kroacisë dhe Serbisë në BE për shkak të mosbashkëpunimit të tyre me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë.

Gjatë krizës në eurozonë, Hollanda spikati si një prej vendeve me qëndrim strikt ndaj vendeve të jugut të Europës duke reflektuar pikëpamjet dhe filozofinë e një vendi që është kontribues kryesor i mekanizmit financiar të BE-së e që kujdeset për çdo qindarkë të shpenzuar. Hollanda mbetet një kritike e zëshme ndaj Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë në lidhje me reformat në fushën e sundimit të së drejtës.

Ndryshe nga qëndrimi kundërshtues për anëtarësimin e Turqisë në BE, Hollanda e sheh Ballkanit Perëndimor si pjesë natyrale të BE-së, duke përqafuar qasjen ‘strikt por të ndershëm’ ndaj detyrimeve që kanë vendet aspirante për përmbushjen e reformave.

Edhe në vitin 2013, pavarësisht miratimit të tre ligjeve të famshme dhe rotacionit të pushtetit dhe rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për akordimin e statusit të vendit kandidat, Holanda bënte pjesë në grupin e vendeve që kërkonin më shumë prova bindëse nga ana e Shqipërisë. Më kujtohet fare mirë puna kapilare me vendimmarrës dhe opinionbërës në Holandë, por jo vetëm, për komunikimin e reformave dhe rezultateve me durim dhe këmbëngulje. Një punë e përbashkët që u materializua me marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, në qershorin e 2014.

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak javë nga vendimmarja e vendeve anëtare të BE-së për zyrtarizimin e bisedimeve për anëtarësim, historiku i mësipëm na tregon se duhet të demonstrojmë kohezion politik e shoqëror dhe një fokus të ripërtërirë për reforma, duke mos lejuar në të njëjtën kohë cënimin e arritjeve historike. Kjo do të ishte profilaksia e duhur në funksion të vendimmarrjeve të pritshme të cilat do të përcaktojnë kursin e Shqipërisë për një periudhë të paktën 10 vjeçare.

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati edi rama rikthimi i vizave nga holanda ditmir bushati edi rama rikthimi i vizave nga holanda

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje