“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Vizita 3-ditore në Maqedoninë e Veriut, Meta lule te ‘Nënë Tereza’ (TAKIMET)
11 Janar 2022, 12:08Nga DOSJA
SHKUP – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nisur sot vizitën e tij zyrtare 3-ditore në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me krerët më të lartë shtetërore në vend. Fillimisht, kreu i shtetit shqiptar ka zhvilluar një takim me homogolun e tij maqedonas, Stevo Pendarovski. Në takimin mes tyre u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin pozitiv të tyre, përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë.
Në kuadër të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dy presidentët theksuan nevojën e zhbllokimit të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatave të anëtarësimit të të dy vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat, sipas tyre, do të kenë kontribut pozitiv në progresin e përgjithshëm dhe stabilitetin në rajon.
Më pas, Meta ka shkuar në Memorialin e ‘Nënë Terezës’ në Shkup, ku ka vendosur një tufë me lule, ndërsa me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se e ka nisur vizitën pikërisht me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës. Më pas, Presidenti Meta ka marrë pjesë në ligjërimin me temë: “Shqiptarët në mileniumin e ri – sfidat dhe perspektivat” në Institutin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.
Pasditen e sotme Meta është pritur në takim nga Krryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Telat Xhaferin, me të cilin kanë diskutuar për një sërë çështjesh duke nisur nga anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe për respektimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Meta falenderoi Xhaferin, për respektimin e këtyre të drejtave, ndërkohë që shtoi se liberalizimi i vizave të Kosovës do sjellë stabilitet dhe siguri në rajon.
Për shkak të vizitës së Presidentit Meta në Maqedoninë e Veriut, policia atje ka njoftuar se në qytetin e Shkupit këto tre ditë do të ketë kufizim të trafikut të automjeteve në disa akse rrugore.
TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Kryesisë së kësaj partie Xhemal Gjunkshi publikoi deklaratën e tij në mbledhjen e djeshme t...
TIRANË – Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Gazment Koduzi e konsideroi protestën 8 janarit në selinë blu njësoj si ngjarjet e dhunshme në vit...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se zgjidhja për situatën në Partinë Demokratike mund të zgjidhet vetëm ...
TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se disa deputetë po i bashkohen lëvizjes së tij kundër liderit të opozitës Lulzim Basha dhe krye...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ndërkombëtarët do të qeshin kur të lexojnë se ai është përjashtuar nga Partia Demokratike. I ft...
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi nga agjencitë kombëtare të drejtësisë që të hetojnë kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për pë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të rikthehet në Parlament të hënën, më 17 janar, ditë kur edhe rinisin seancat plenare. I ft...