LIVE UPDATES
Aktualitet

Vizita e Erdogan në Shqipëri/Gurra: Servilizmi dhe kritika e tepërt s’janë objektive

18 Janar 2022, 06:38 Nga DOSJA
Vizita e Erdogan në Shqipëri/Gurra: Servilizmi dhe kritika e

TIRANË – Gazetari Hysni Gurra ka reaguar në lidhje me vizitën e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Gurra shprehet se, si në shumë raste të tjera, edhe këtë herë opinioni publik dhe mediat u ndanë në dy kahe, ata që kalojnë masën me servilizëm ndaj Erdogan dhe ata që kalojnë masën në kritikë.

Sipas Gurrës, e vetmja gjë e përbashkët që ka populli shqiptar dhe ai turk është historia e përbashkët shekullore dhe besimi, për ata që janë të besimit islam, ndërsa shton se servilizmi i tepërt dhe kritika e tepërt nuk janë objektive as njëra as tjetra.

Ai vijon më tej duke thënë se, gjykimi për një politikan shqiptar dhe për Erdoganin duhet të jetë mbi bazën e parimeve më të mira që ekzistojnë për të matur një lider politik bashkëkohor.

Postimi i plotë i Hysni Gurrës:

Lexim mbi vizitën e Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri

Opinioni publik dhe mediet, si në shumë raste të tjera janë ndarë dyshas; ata që kalojnë masën me servilizëm ndaj Erdogan dhe ata që kalojnë masën në kritikë.

Shqipëria është një vend gjeografikisht evropian dhe në 90% edhe në mentalitetin e masës së gjerë të popullsisë është gjithashtu evropian.

E vetmja gjë e përbashkët që ka populli shqiptar dhe ai turk është historia e përbashkët shekullore dhe besimi, për ata që janë të besimit islam.

Kushdo që të jetë drejtues shteti në Turqi apo në Shqipëri, këto dy vende janë të destinuara të kenë marrëdhënie miqësore, me ulje ngritjet e saj.

Sigurisht që duhet edhe të jetë miqësi e pakushtëzuar nga axhenda politike e secilit drejtues shteti.

Çështja është ndarë me kohë, Shqipëria është vend evropian, multifetar, dhe çdo orientim politik i saj është dhe do jetë vetëm Perëndimi.

Por, aleanca strategjike dhe marrëdhënia vëllazërore me Turqinë, ka qenë është dhe do të mbetet e tillë, për aq kohë sa Shqipëria do të jetë me një këmbë në BE dhe një tjetër në Turqi.

Servilizmi i tepërt dhe kritika e tepërt nuk janë objektive as njëra as tjetra.

Gjykimi për një politikan shqiptar dhe për Erdoganin duhet të jetë mbi bazën e parimeve më të mira që ekzistojnë për të matur një lider politik bashkëkohor.

Përshembull; Cili është raporti i Erdoganit dhe Edi Ramës me demokracinë, me lirinë, të drejtat e njeriut?

Sa janë Turqia dhe Shqipëria shtete të së drejtës dhe sa respektojnë “check and balance” gjatë ushtrimit të pushtetit nga Erdogan në Turqi dhe Ramës në Shqipëri.

Sa është rritur mirëqenia e qytetarëve turq nën udhëheqjen e Erdogan dhe sa ajo e qytetarëve shqiptarë nën udhëheqjen e Ramës.

Ku janë këta në raport me votën e lirë, me median e lirë, me sistemin e drejtësisë?

Ku gjenden këto dy vende në barometrat botërore të matjes së nivelit të korrupsionit?

Ku ishin dhe ku janë raportet e Turqisë dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian, me vlerat e BE, e cili është sot për sot etaloni më i mirë që njohim për respektimin e parimeve të lirisë, barazisë dhe shtetit të së drejtës.

Është shumë e thjeshtë për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetje rreth Taip Erdoganit dhe Edi Ramës.

Thjesht lexoni!

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erdogan ne shqiperi hysni gurra erdogan ne shqiperi hysni gurra

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën