LIVE UPDATES
Bota

Vizita e Lajçakut në Kosovë/ Reagon KMDLNJ-ja: Ai nuk ka kërkuar falje për hartën, të gjithë në vend duhet të shmangim

1 Mars 2021, 09:33 Nga DOSJA
Vizita e Lajçakut në Kosovë/ Reagon KMDLNJ-ja: Ai nuk ka

KOSOVË-Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut(KMDLNJ) ka komentuar vizitën e të dërguarit të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak.

Sipas Gazeta Express, në reagimin e tyre ata kanë thënë se Lajçak njësoj si edhe Borell janë të dy në postet më të rëndësishme për vazhdimin e dialogut, por të dy janë nga shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë kur iu është dhënë rasti ata folur në favor të Serbisë.

“Në reagimet e pakta nga pala kosovare , kryesisht nga shoqëria civile, Borell dhe Lajçak kanë deklaruar se ata , ndonëse janë nga shtetet mohuese të pavarësisë së Kosovës, e përfaqësojnë politikën e BE-së e që na kanë vënë para një dileme; a është qëndrim i vetëm 5 shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e që përfaqësohen nga dyshi Lajçak dhe  Borell apo qëndrim i BE-së, ndonëse pjesa më e madhe e shteteve e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran . Borell hapatas flirton me forcat që e përkrahin ndryshimin e kufijve dhe ashpër e kundërshton pavarësinë e Kosovës kurse Lajçak , ndryshe flet në Prishtinë dhe, posa ta kalon kufirin e Kosovës me Serbinë nuk e keni të qartë a po flet Miroslav Lajçak apo Aleksandar Vulin për faktin se deklaratat i kanë të njëjta. Po ky Lajçak mundohet ta relativizojë rolin e SHBA –ve në këtë dialog i cili, deri më tani ka qenë dialog midis Serbisë dhe BE-së kurse, pas vizites së fundit deklaroi se Kushtetuta e Kosovës nuk është e shenjtë dhe ajo duhet të ndryshojë për formimin e Zajednicës–Bashkësisë së komunave të Serbisë në Kosovë apo edhe ndryshimit të kufijve”, thuhet në këtë reagim.

Gjithashtu, në reagim është përmendur edhe harta që është shfaqur në zyrën e Lajçak, ku Kosova përfshihej si pjesë e Serbisë. Sipas tyre edhe pse nga Kosova ka pasur reagime në lidhje me këtë pjesë, Lajçak dhe vetë Bashkimi Evropian nuk janë distancuar nga ky veprim, apo të kërkonte falje për të edhe meqenëse nuk ka një reagim vendi duhet të shmangë takimin me të.

Nga Kosova pati reagime që, duket se as që i bënë përshtypje Mirosllav Lajçak dhe, me gjasë as vet BE –së për faktin se zëdhënësi Petar Stano, jo që nuk u distancua nga ky piraterizëm gjeografik dhe politik i Lajçak por se“ ia trashi lëngun“ duke thënë se pikërisht kjo hartë na bënë të qartë domosdoshmërinë e vazhdimit të bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare midis dy vendeve… Askush nuk u distancua dhe lëre më të kërkojë falje për këtë diversion të Miroslav Lajçak që, pa një distancim të qartë dhe kërkim falje publike, po del se ky veprim i “sllovakut fluturues“, nuk qenka veprim personal por i vet BE –së. Aq më parë që vet BE–e , përkundër faktit se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret  për liberalizim të vizave , në mënyrë flagrante po ia shkelë të drejtat elementare të njeriut, të drejtën e lirisë së lëvizjes , njërën ndër vlerat kryesore identifikuese të vet BE-së. Duket se liberalizimi i vizave për Kosovën , ndonëse nuk thuhet qartazi nga BE–ë , prapavijën e refuzimit apo të lejimit e ka te arritja e një marrëveshjeje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë , me kompromise (nuk thuhet cilat janë ato) dhe pa e kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës. Deri më tani Mirosllav Lajçak nuk ka kërkuar falje për lojën me harta ku Kosova është pjesë integrale e Serbisë prandaj , veprimi më i butë që do të duhej ta bënin politikanët kosovarë është që të refuzojnë çdo takim me te deri sa të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga ai veprim . Me , po të njëjtin Lajçak nuk do të duhej të takohen as përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe as ata të mediave të cilët do të duhej ta injoronin këtë vizitë të një “ndërmjetësuesi“ krejtësisht të anshëm, që e dëmton rëndë procesin e bisedimeve. Gjithashtu, në çdo vend ku ka vetëdije të lartë shtetformuese, njerëzore , politike dhe kombëtare, Mirolslav Lajçak do të pritej me protesta të fuqishme, në çdo vend ku ka planifikuar takime. Duke e injoruar realitetin e krijuar në Kosovë të cilin, Lajçak po bënë përpjekje ta deformojë skajshmërisht, po krijon një presedan të rrezikshëm dhe dekurajues për ndërtim të paqes së qëndrueshme në çdo vend ku ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe Kosova i ka kaluar të gjitha tmerret për të lejuar që një përfituse politik, si puna e Lajçak të bëjë ekzibicione të tilla. Albin Kurti por edhe ata të tjerët që eventualisht pranojnë të takohen me një militant të shquar kundër pavarësisë së Kosovës , pa u distancuar nga veprimi i tij dhe lojës së ndyrë me harta , pa kërkimfalje publike , në fakt rrezikojnë të bëhen edhe vet pjesë të skenarit Lajçak. Faturat tjera, nga ky përfitues dhe mashtrues politik që po i shtynë para planet e Serbisë , nën ombrellën e BE –së, nëse kalohet aq lehtë, sigurisht se do të vijnë shumë shpejt”, thuhet në reagim.

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkohë, në zyrë, prapa krahëve të tij është vënë re një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. Këto pamje kanë nxitur reagime të shumta. Në lidhje më këtë ditën e sotme ka reaguar dhe Lajçak, ai ka thënë se harta është keqinterpretuar, pasi aty Kosova është e ndarë, reagimin e tij ai e ka paraqitur dhe me një foto të hartës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora miroslav laçjak  vizita e lajcak ne kosove miroslav laçjak  vizita e lajcak ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet