LIVE UPDATES
Politike

Vizita në kantinë, Basha “qan hallet” me pronaren në Berat, biznesmenia: S’e di sa do zgjas, jemi shumë keq! Kryedemok

20 Mars 2021, 18:41 Nga DOSJA
Vizita në kantinë, Basha “qan hallet” me pronaren në

BERAT- Vizitën në qytetin e Beratit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka mbyllur në kantinën “Çobo”. Në bisedën që pati me kreun e opozitës, Entela Çobo, administratorja e kantinës, u shpreh se pandemia dhe mungesa e një ndihme nga shteti ka ndikuar në rënien e prodhimit dhe në mungesë të tregut. Sipas saj, një arsye tjetër është edhe akciza e lartë që është në doganë dhe që i penalizon shumë, pasi humbasin në konkurrencën me vende e tjera që e kanë më të lehtë penetrimin në tregjet e huaja dhe në tregun vendas.

PJESË NGA BISEDA: 

Lulzim Basha: Si i keni patur punët? Si ka ecur prodhimi?

Entela Çobo: Këto vite edhe pandemia ka bërë të vetën, kështu që jemi… ka patur rënie. Sivjet vështirësi ka patur dhe ka akoma. Nuk e di sa do zgjas. Ne jemi shumë keq!

Lulzim Basha: Po dhe pak ndihmë nga shteti ju duhet.

Qytetarja: Është kryesorja! Edhe ligji i akcizës shumë vende nuk e kanë fare, e kanë për pijet alkoolike, ndërsa ne e kemi edhe tek vera, që vera është ushqim. Thjesht ajo pengesa që të japin nëpër dogana. Shqipëria me kantinat që ka, ja vlejnë mirë por që këto verëra të huaja që futen gjithmonë sepse futen jo verëra cilësore, nuk kanë të krahasuar me cilësinë e verërave tona edhe shiten shumë herë më shtrenjtë duke pasur emrin franceze, apo italiane, apo spanjolle. Në qoftë se do të ishim pjesë e BE nuk do të kishim këto kontrolle, të tepruara që shumë herë na i kthejnë edhe mbrapsht. Gjithçka është realizuar me forcat tona duke marrë kredi njëra pas tjetrës që paguajmë edhe sot edhe pse kemi 22 vite.

Duke vlerësuar cilësinë e verës shqiptare, Basha tha se vështirësia në depërtimin e tregut lidhet me keqqeverisjen dhe me ngecjen në vendnumëro të vendit për 8 vite. Ai u shpreh se me ndryshimin që do të vij më 25 prill, gjëja e parë që do të bëhet është rishikimi i akcizës për alkoolin në mënyrë që pijet shqiptare të kenë akses të lehtë në tregje. Ai gjithashtu tha se me ecjen përpara me procesin e integrimit europian, u vijmë në ndihmë të gjithë, në veçanti industrinë e agro-përpunimit të verës, bujqësinë dhe fermerët.

Lulzim Basha: Akciza duhet të rishikohet me qëllim që të nxisë prodhimin e brendshëm dhe ta frenojë atë dhe kjo ka të bëjë edhe me verën, edhe me birrën, sepse është i njëjti problem tek të dyja këto. Ndërsa sa i përket prodhimit të verës, realisht gjykoj se tregu i brendshëm është një mundësi e madhe për t’u eksploruar. 92% sipas kësaj të dhëne që kam parë është verë që importohet, që vjen nga eksporti, vjen nga jashtë. Ndërkohë që kapacitetet tuaja kanë ardhur duke u shtuar, përvoja juaj ka ardhur duke u shtuar, do të bëjmë gjithçka që t’ju ndihmojmë. Domethënë, kemi një potencial të jashtëzakonshëm në procesin e integrimit europian të vendit dhe ngelja në vendnumëro për tetë vite na ka penalizuar në kuptimin më konkret të fjalës, nuk bëhet fjalë thjeshtë për një proces abstrakt. Anëtarësimi në BE i ndihmon të gjithë, në veçanti ndihmon industrinë e agro-përpunimit të verës, bujqësinë, fermerët. Por para kësaj kemi përfitime të tjera të cilat për 8 vite ne nuk i kemi marrë dot si shtet, kjo qeveri nuk i ka marrë për t’jua përcjellë ju. Për shembull, fonde për të mbështetur fermerët, fonde për të mbështetur kërkimin shkencor në fushën e ushqimit dhe sigurisë ushqimore, fonde për të nxitur sektorë të veçantë siç është prodhimi i verës e shumë e shumë të tjera. Pra në këtë kuptim edhe vetë procesi i anëtarësimit jo thjesht anëtarësimi por vetë procesi i anëtarësimit paraqet mundësi të shumta për t’ju mbështetur financiarisht dhe për t’ju mbështetur me ato aspekte që kanë të bëjnë për shembull me certifikimin dhe lehtësojnë pastaj në futjen në tregun europian të verës. Prandaj është shumë e rëndësishme të ecim përpara, 8 vjet kemi mbetur në vend numëro me procesin e integrimit europian janë 8 vjet që ju kanë kushtuar dhe ju. Dhe të mos t’ju shohim të zhytur në borxhe por t’ju shohim që të rriteni, të zhvilloheni dhe të rrisni prodhimin dhe të jetë begati e gëzim për Beratin dhe për të gjithë Shqipërinë.
Kjo betejë është në radhë të parë për familjet tona, për familjet tuaja dhe sigurisht edhe për fëmijët. Më 25 prill do ta keni shtetin në mbështetje për të arritur atë për të cilën jeni përpjekur gjithë këtë kohë, mirëqenien tuaj dhe përmes mirëqenies tuaj mirëqenien e beratasve dhe të gjithë shqiptarëve.

LAJMI KRYESOR: “Rama ik”/ Me brohoritje, flamuj dhe buqeta me lule, Basha pritet me entuziazëm nga simpatizanët e Beratit, qytetarët e presin te Ura e Kuçit

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne berat lulzim basha lulzim basha ne berat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet