Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Vjedh mobiliet e tualetit në një shtëpi të pabanuar, arrestohet kuksiani në Prizren
22 Shtator 2020, 07:35Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KOSOVË– Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, për të pandehurin me iniciale S.Ç. nga fshati Borje të Kukës, por me qëndrim të përkohshëm në fshatin Pllanjane, Komuna e Prizrenit.
Kjo masë paraburgimi vjen për shkak se kuksiani dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhjen e rëndë. Ndër kohë mësohet se masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 18.09.2020, nga ora 17:00, dhe do të zgjasë deri më datën 18.10.2020.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1., nga se i pandehuri në ditën kritike 27.08.2020, në orët e mbrëmjes, në fshatin Pejçiç, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale S.M.
“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga se i pandehuri në ditën kritike 27.08.2020, në orët e mbrëmjes, në fshatin Pejçiç, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale S.M., i pandehuri ditën e incidentit, derisa ishte duke i kullotur bagëtinë në atë pjesë të fshatit, afrohet te shtëpia e pa banuar e të dëmtuarit, i cili ishte jashtë vendit dhe me mjet të përshtatshëm-gurë, e thyen xhamin e dritares së shtëpisë të katit të parë, pastaj përmes dritares hynë brenda dhe me forcë i hap dyert e dhomave dhe pas kontrollit, arrin të marrë: një televizor të markës ‘Industria’, një resever, një shporet elektrik, një frigorifer, një fshesë elektrike, një shole për WC ‘Industria’, një tush për banjo, një bojler, një komplet të pajisjeve të kuzhinës, lloje të ndryshme të pijeve alkoolike, një batanije, duke i larguar fillimisht e më pastaj të njëjtat ia shet një personi të panjohur, shtetas i Republikës së Shqipërisë.”- thuhet në njoftimin e Gjykatës.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në njësinë Guri Zi në Shkodër. Një 50-vjeçar, Hilë Simoni është arrestuar nga policia ...
KUKËS– Prokuroria ka shtyrë për në orën 13:00 seancën gjyqësore ndaj Fjolla Morinës, e cila akuzohet për trafik të armëve dhe municioneve. Mësohet se organ...
DURRËS– Arbër Kotaj, 26 vjeç, personi që vrau me thikë Idajet Dullën, ngjarje e ndodhur para dy ditëve është lënë në burg. Kotaj ka dalë sot para tr...
KUKËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga Gjykata e Rrethit Kukës ku këngëtarja Fjolla Morina ka mbërritur nga forca të shumta policie. E veshur me një fustan ...
KAVAJË– Rizan Aliu, personi që masakroi me thikë Besnik Çelmetën në një bar kafe në Kavajë, është arrestuar një natë më parë. Policia e Shtetit publ...
DURRËS- Viti shkollor ka nisur ndryshe nga vitet e tjera. Të gjithë nxënësit gjatë orarit mësimor e kanë të detyrueshme të mbajnë maska, masë kjo për COVID...
FRANCË- Për disa vjet me rradhë të gjithë ministrat e brendshëm francez që kanë ardhur në pushtet kanë pasur si synim të zgjidhnin çështjen e azilkë...
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha tregoi detaje në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës në Bradashesh të Elbasanit. ...