LIVE UPDATES
Aktualitet

Vjedhja e noteres, banka lejoi lëvizjen e parave të shitjes së shtëpisë

26 Janar 2022, 21:28 Nga DOSJA
Vjedhja e noteres, banka lejoi lëvizjen e parave të shitjes së

TIRANË- Emisioni Stop trajtoi rastin e qytetares Drita Sula, e cila denoncoi noteren Rezarta Koçi se i ka vjedhur 72 milionë Lekë, para të cilat ishin të ngrira në llogari bankare nga shitja e një shtëpie dhe që pas përfundimit të procedurave, sipas ligjit, noterja duhet t’ia kalonte pronares Drita Sula.

Por absurditeti qëndron jo vetëm tek noterja, por edhe te banka e nivelit të dytë që ka lejuar transaksionin e parave të qytetares për llogari të noteres. Punonjësja thotë se banka nuk mban përgjegjësi për lëvizjen e parave nga ana e noteres.

Qytetari-Ideja është që, si ka mundësi, që banka ka lejuar këtë notere, të bëjë veprimet si do ajo,dhe jo si e ka kontrata? Këtë s’po e kuptojmë ne. Si ka mundësi, banka domethënë, lekët të depozitohen në bankë të noteres, dhe noterja pastaj i ka lëvizur ato lekë, ia ka cuar kujt ka dashur? Lejohet kjo?

Punonjësja-Ne nuk bëjmë verifikime! Ne bëjmë verifikime deri në momentin, që….

Qytetarja-Po si nuk bën verifikime ti? Ti nuk sheh kujt ia hedh lekët?

Punonjësja-Nuk më takon mua, se është noteri.

Qytetarja-Dëgjo, kur shitet një shtëpi, ajo bën shitblerjen për filanin, nuk bëhet shitblerje, unë të shes shtëpinë edhe lekët në vend t’i hedh ty, t’ia hedh këtij shokut. Si thua ti?

Punonjësja-Ku e ke kontratën e shitblerjes? Ta shikoj, se si….

Qytetarja-Nuk duhet ta linte gjallë në botë, lekët t’ia kalonte! Përderisa unë i hedh lekët në emrin tënd, ky s’mund t’ia hedhi tjetrit! Kshu janë hedhur lekët! Ato lekë 44 milionë janë hedhur për llogari të shitblerjes së shtëpisë sime. Edhe 30 milionë lekë lekë, ajo zonjë i ka kaluar në emër të tjetrit. E kupton ti? Banka nuk i sheh ato gjanat? Kujt po ia hedh lekët ti?

Punonjësja-Kur vjen noterja me një transfertë….

Qytetarja-Po pra, transferta është për emrin tim!

Punonjësja-Tani, nuk e dimë, ka qenë në emrin tënd, apo jo!

Qytetarja-Jo me shpirt, po është në emër të burrit tim! Se ishte shtëpia në emrin tonë. Cfarë flet?

Punonjësja-Ok, nëqoftëse noterja vjen me një kontratë dhe ka emrin tënd….

Qytetarja-Po!

Punonjësja-Dhe shumën tënde, të bëhet kalim tek ty, nuk bëhet kalimi tek ai personi tjetër.

Qytetari-Po është bërë te ai tjetri, pra!

Qytetarja-Po pra, po ka hedhur lekët e mia. Eh, aty është puna!

Punonjësja-Po s’e di cfarë ka bërë personi! Nuk e di unë cfarë kontrate është paraqitur nga noterja. Nuk e di domethënë, këtë po të them!

Qytetarja-Ka lekë në llogari kjo notere për hesapin tim?

Punonjësja-Nuk kam të drejtë të të jap informacion për këtë gjë!

Qytetarja-Pse nuk ke? Po përderisa unë i kam lekët…dëgjo unë i kam lekët këtu në këtë bankë. Ti duhet të më japësh!

Punonjësja-Nuk kam të drejtë!

Qytetarja-Po pse me shpirt? Për lekët e mia, s’ke të drejtë të më japësh ti? Unë të jap dokumentin.

Punonjësja-Po s’kam të drejtë, sepse lekët janë në llogarinë e noteres. Unë s’e di cfarë ka ndodhur! Unë s’kam hyrë fare në sistem.

Qytetari-Po si ta marrim vesh pra?

Punonjësja-Me shkresë drejtohuni bankës.

Qytetarja-Po i jemi drejtuar bankës me avokat ne si persona.

Punonjësja-E ka sjellë përgjigjien, dhe përgjigjie nuk jap edhe unë, se s’më takon mua të jap një përgjigjie tjetër.

Qytetarja-Do kalojë gjyqe, do kalojë lart e më lart!

Punonjësja-Çojeni lart e më lart! Ështē e drejta juaj! Ne nuk të japim dot një informacion për këtë llogari të noteres.

Qytetari-E kuptoj! Mirë, ok, se e ndjekim kshu me…

Zv/kryetari Dhomës së Noterëve, Fatmir Lacaj, thotë se noterët kontrollohen edhe nga Dhoma e Noterisë edhe nga Ministria e Drejtësisë.

“Një urdhër i ministrit të Drejtësisë dhe i Financave përcakton qartë që çdo noter është i detyruar të mbajë një llogari vetëm për tjetërsimet e pasurive të paluajtshme. Në këtë llogari futen të gjitha paratë që blerësi paguan për shitësin por që futen në këtë llogari të noterit, i cili e mban këtë llogari si garanci që shitësi t’i marrë këto para vetëm kur certifikata del në favor të palës blerëse. Një risi që i ka dhënë shumë garanci edhe qytetarëve. Ministria e Drejtësisë ushtron kontroll të vazhdueshëm me inspektimet e saj pranë zyrave noteriale se si noteri trajton llogarinë e tij bankare për tjetërsimet. Mund të jetë ndonjë rast shumë i rrallë kur noteri ka vepruar mbi këtë llogari. Noteri është i ndaluar të bëjë veprime në kundërshtim me këtë urdhër. Çdokush që bën një veprim në kundërshtim me këtë urdhër, atëherë është në shkelje të dispozitave dhe akteve nënligjore dhe padyshim organet përkatëse bëjnë edhe punën e tyre. Është edhe një ankim në Gjykatën e Apelit për këtë rast, besoj do të shkojë në rrugën e duhur”, shprehet zv/kryetari i Dhomës së Noterisë.

Nga ana tjetër Demir Çiftja, ekspert ligjor thotë, se duhen bërë amendime në ligj, që të ndalohen këto veprime, në mënyrë, që nëse një noter “lajthit”, të ketë mekanizma bllokuese.

“Me ligjin e ri, një zë të rëndësishëm zë pozicioni i noterit si personi garant i cili garanton marrëdhënien kontraktuale të shitjes, të shitësit dhe blerësit. Njëkohësisht legjislatori i ka vënë në dispozicion noterit që të jetë dhe garanti i vlerës monetare deri në momentin e regjistrimit të pasurisë. Dhe në fund të regjistrimit të kontratës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sot ASHP, automatikisht vlera monetare që është marrë për atë pasuri kalon direkt në llogarinë e personit që ka shitur pasurinë. Është një pozicion shumë i rëndësishëm që mendoj se nga ligjore nuk është rregulluar si duhet, duhet të të ketë dhe një rregullim tjetër posaçëm në lidhje me noterin sepse ligji nuk ka parashikuar që noteri në një moment të caktuar mund edhe të lajthisë, mund t’i ndodhë një problematikë e caktuar, dhe ai mund të mos e kthejë atë shumë në llogarinë e shitësit dhe nga ana tjetër kjo mund të sjellë pasoja jo civile të cilat mund të jenë deri në ezaurimin e veprave penale. Nuk është rasti i parë, janë raste të përsëritura në dijeninë time, kemi dëgjuar raste në mënyrë të përsëritur të cilat janë bërë pjesë e konflikteve jo vetëm civile por edhe penale. Ka shumë kallëzime të kësaj natyre, ku noterët në njëfarë mënyre edhe kanë abuzuar në këtë lloj drejtimi “, thotë eksperti ligjor Demir Çiftja.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet drita sula rezarta koci drita sula rezarta koci

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë