LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Vjehrra më thoshte ‘do shesim fëmijët’, drama e nënës nga Fieri: Burri donte të më nxirrte në rrugë

17 Shtator 2019, 12:14 Nga DOSJA
‘Vjehrra më thoshte ‘do shesim fëmijët’, drama

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur rëfimi i një nëne nga Fieri. Gruaja ka treguar peripecitë e jetës së saj, gati të pabesueshme. 47-vjeçarja rrëfeu se jeta e saj ka qenë një kalvar i gjatë dhimbjesh. Në moshën 5-vjeçare prindërit e saj janë ndarë dhe ajo është rritur nga e ëma e cila e ka keqtrajtuar vazhdimisht. Gruaja rrëfen se pas kësaj dhune ka jetuar në Shtëpinë e Fëmijës. “Kam lindur në 1972, në Fier, prindërit u ndanë kur mamaja ime ishte shtatzënë. Kujdestaria ime ngeli te mamaja e cila u kthye në Roskovec të Fierit me mua. Kur isha 5 vjeç u larguam për në Vlorë, aty filloi keqtrajtimi im nga mamaja, nga frika e drurit flija dhe jashtë në lulishte. Me vonë i bënë denoncim për keqtrajtimin tim dhe e dënuan me burg dhe internim. Mua më çuan në Shtëpinë e Fëmijës, Sarandë nga aty në Tiranë pranë shkollës teknologjike”, rrëfen gruaja.

“Nëna më nxirrte për të lypur dhe nëse nuk çoja para në shtëpi më dhunonte. Kur më panë shenjat në trup më morën dhe më çuan në shtëpinë e fëmijës në Sarandë fillimisht e më në Tiranë. Në moshën 14-vjeçare jam larguar nga qyteti i Sarandës dhe kam ardhur në Tiranë në shkollën teknologjike”, ka rrëfyer gruaja.

Telashet për 47-vjeçaren nuk kanë pasur të sosur. Fillimisht ajo tregon se u martua me një djalë i cili u largua në Greqi, ndodhur në të tilla rrethana ajo u rikthye për të jetuar me të ëmën, e cila e detyroi të rimartohej me dikë tjetër. Gruaja rrëfen se pranoi vetëm që të ikte nga shtëpia.

“Pranova vetëm të ikja nga ajo nënë, burri më mori dhe u nisëm për në Greqi por nuk e dija që burri im kishte mendime të tjera për mua. Gjatë kohës që jetuam në Greqi kuptova se çfarë qëllimi kishte ndaj dhe i thashë që ‘s’dal të punoj ashtu si thua’. Fillova të punoj në vjelje rrushi në Rodos të Greqisë ku linda dhe një djalë”, rrëfen gruaja. Gruaja thotë se në vitin 1995, ajo u kthye në Shqipëri, por bashkëshorti nuk donte që ajo të jetonte me prindërit e tij, aty ajo kuptoi që ishte shtatzënë sërish, pra priste fëmijën e dytë. Prindërit e burrit nuk dëshironin që ajo të jetonte me ta, ndodhur në të tilla rrethana 47-vjeçarja i la fëmijët në jetimore. “Familja e burrit nuk më pranonte për shkak të nënës që kisha nuk na pranonin në shtëpi. Qëndroja në bunker. Fëmijën e parë e kisha me meningjit dhe i kam kërkuar të qëndroja në shtëpi. Ai më ka dhunuar dhe më ka kyçur në një dhomë me çelës. Së bashku me nënën e tij më dhunonin. Vjehrra dilte në lagje dhe thoshte se e kemi marrë për ta punuar dhe fëmijët janë për t’u shitur, nuk janë fëmijët e tyre”, thotë e tronditur 47-vjeçarja.

“Gjatë kësaj kohe, një dite burri im më shiti te njëri duke më thënë nisu në Greqi se do vij më mbrapa. Rrugës më tha vetë personi që ishte i lagjes që unë të bleva, i qava hallin i thashë të ka gënjyer s’jam për këtë punë, atij i erdhi keq më ndihmoi më kthehu mbrapsht. Kur vajta të shtëpia më mbyllën prapë mos të flisja, më kërcënonin ‘do të heqim kokën…s’ka kush të të kërkojë që ke humbur’”, rrëfen 47-vjeçarja.

Familja gjatë vitit 1997 u transferua në Greqi. Situata sipas gruas vazhdonte po njësoj. Ajo rrëfen se dhunohej psikologjikisht dhe fizikisht, por se nga frika asnjëherë nuk ka guxuar ta denoncojë të shoqin. Pas shumë peripecive gruaja rrëfen se sot ndjehet e kërcënuar pasi vjehrra e saj e akuzen për dhunë kjo e fundit ka marrë edhe urdhër mbrojtjeje.

“Edhe kur sëmureshin vjehrri dhe vjehrra, edhe kur jetonim në Greqi, u jam gjendur. Kam qëndruar afër tyre edhe kur janë operuar dhe kur kanë pasur nevoja financiare. Jetoja në një dhunë psikologjike nga ai njeri, por s’doja që fëmijët e mi të shkonin në shtëpinë e fëmijës”, rrëfen Adelina.

Në emision ajo ka treguar se fëmijën e parë e ka me njeriun që u lidh por nuk u martua kurrë dhe se këtë ia kishte thënë edhe burrit që e mori për ta nxjerrë në rrugë. “Kur u lidha me burrin e parë isha 3 muajsh e gjysmë shtatzënë. Vjehrra e thoshte në të gjithë lagjen këtë fakt dhe herën tjetër kur isha shtatzënë me fëmijën e dytë ajo vazhdonte me të njëjtën sjellje. Nuk mund të quheshim një familje sepse ata më kishin marrë për prostitucion. Mënyra si më kanë trajtuar unë e quaj krim”, tregon 47-vjeçarja.

Duke u ndalur tek jeta në Greqi ajo tregon se për shkak të gjendjes shëndetësore pranoi të kthehej në Shqipëri dhe të rregullonin shtëpinë ku jetonin. “Bashkëshorti në Greqi punonte në ndërtim ndërsa unë punoja në hotele. Një periudhë isha menaxhere, por për shkak të gjendjes shëndetësore s’e përballoja dot punën. Kishim shpenzime shumë të larta atje dhe mendova të ktheheshim, në Shqipëri të rregullonim shtëpinë”, tha ajo.

47-vjeçarja tregon se burri i saj i ka dhunuar edhe djalin e vogël. “Djali psikologjikisht ishte jo mirë, djali i vogël. Burri nuk donte t’ia dinte fare për këtë gjë. Sapo mësova se ndaj djalit ishte ushtruar dhunë psikologjike u largova bashkë me të nga banesa dhe u riktheva vetëm atëherë kur djali ishte mirë. Nuk bëra divorc ligjor për shkak të problemeve që do kisha për dokumentet. Ramë dakord për divorcin, takova avokatin e tij por ai nuk pranoi të firmoste, nuk futej në zyrë. Vjehrra kishte marrë urdhër mbrojtje, por unë s’e kam idenë pse e morën këtë urdhër. Nuk e dija as se çfarë ishte ky urdhër dhe shkova në polici”, tregoi gruaja.

Ajo akuzon bashkëshortin dhe nënën e tij se duan ta nxjerrin jashtë nga shtëpia për të cilën ka punuar dhe financuar. 47-vjeçarja kërkon ndihmë që gjithçka të ndahet ashtu siç i takon dhe më pas do t’i japë divorcin babait të dy fëmijëve të saj. Marrë nga BalkanWeb

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adelina nga fieri histori njerezore adelina nga fieri histori njerezore

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Shtator 2019, 09:40

TIRANË– Një 30-vjeçar nga qyteti i Burrelit rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Bëhet fjalë për Algert Kolecin, i cili prej më shumë se 72 orë nuk ka ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje