LIVE UPDATES
Aktualitet

Vjehrri ngacmon seksualisht nusen e djalit, kur e vërteta zbulohet hakmerret duke…

23 Mars 2021, 20:18 Nga DOSJA
Vjehrri ngacmon seksualisht nusen e djalit, kur e vërteta zbulohet

TIRANË– Sot në emisionin “Stop” u trajtua një histori e cila nisi si histori dashurie, e përfundoi në dyert e institucioneve të drejtësisë. Marsida Bunoci, 39 vjeç, tregon, se në vitin 1999 emigroi në Angli bashkë me të fejuarin.

Për arsye dokumentesh, ata u regjistruan si banorë nga Presheva. Në vitin 2019, martesa e saj përfundoi dhe Bunoci, nënë e një djali 20 vjeç dhe një vajze 11 vjeç kthehet në Shqipëri, ku u dashurua dhe nisi bashkëjetesën me Paulo Gjonpjetra, 26 vjeç.

“Kam qenë e fejuar, kemi ikur drejt shtetit anglez nga Franca. Gjatë deklaratës siç bënin shumica e shqiptarëve atë kohë më ndryshon, emrin, mbiemrin dhe vitin e lindjes. Kjo ishte për shkak të arsyes që ai gënjente në shtetin anglez për azil. Azili jonë u refuzua, por ndërkohë që prisnim, kishim të drejtën e apelimit. Del një ligj tjetër, amnisti, e cila përfshinte nënat që kishin lindur brenda tetorit 2000 dhe në bazë të kësaj unë mora dhe fitova qëndrimin tim në Angli. 5 vitet e fundit të bashkëjetesës sime me babain e fëmijëve, mosmarrëveshjet ishin më të thella, bashkëjetesa kaloi në krizë, nuk funksionoi dhe mbaroi qetësisht do të thoja. Më pas ardhjet e mia në Shqipëri, ardhjet ishin më të shpeshta. Gjatë ardhjeve të mia njoha Paulon krejt rastësisht në lagje”, tregoi Bunoci.

“Kam disa vite që jam në Tiranë, jam shpërngulur lagje më lagje, tani jam shpërngulur këtu me Marsidën. Ka 2 vite që njihemi”, tha Paulo.

Marsida tregon, se u mirëprit fillimisht nga familja e partnerit.

“Fillimisht pata një pranim nga anëtarët e familjes së Paulos. Ai më prezantoi fillimisht me nënën, motrat më pas dhe me babain, kur lidhja u bë edhe më serioze. Tani pranim, në dukje pa paragjykime”, tregoi 39-vjeçarja.

Por nga ky moment lindin telashet, kur situata mes çiftit merr tjetër kthesë. Babai i Paulos, Leka, nisi ta ngacmonte seksualisht Marsidën. Pasi ajo nuk iu përgjigj kërkesave të tij, Leka kontaktoi me ish-partnerin e saj, duke i thënë, se vajza e vogël ishte në rrezik nga i biri.

Marsida Bunoci: Nuk ishte aspak ashtu siç më rezultoi më vonë me veprimet e babait të Paulos, me sjelljet e tij. Ai kishte qëllime të tjera kundrejt meje.

Filluan ngacmimet me natyrë seksuale nga vjehrri?

Marsida Bunoci: Po.

Çfarë pikasët ju? Çfarë nuk shkonte në rregull?

Paulo: Sjellje të pahijshme nga babai im dhe duke e ditur, duke ia prezantuar familjes, nuk i prisja ato sjellje.

Marsida Bunoci: Pasi u tha e vërteta, unë kam parë një anë tjetër ndaj Lekës. Ai ishte shumë hakmarrës, kërcënues, përndjekës. Unë sot kam humbur marrëdhëniet me familjen, me fëmijët e mi. Leka ka krijuar kontakt me ish-bashkëjetuesin tim duke e vënë në dijeni si baba i shqetësuar duke i hapur zemrën, duke i thënë se djalin nuk e kam mirë nga gjendja mendore dhe vajza e vogël është në rrezik. Informacioni kishte ardhur nga një familjar i Paulos, nuk kishte pse ta vinte në dyshim, pati reagimet e veta dhe ai edhe kërkoi që vajza të rikthehej me të në Angli. Si rezultat i këtyre shpifjeve djali mendon se nëna e tij nuk është ajo që ai ka njohur për 20 vite, por është shndërruar në një person tjetër që ai nuk e njeh më dhe që nuk dëshiron të ketë më kontakt. Refuzon kategorikisht që të kontaktojë.

Çfarë marrëdhënie keni pasur më përpara?

Marsida Bunoci: Shumë të mira.

E pranonte lidhjen?

Marsida Bunoci: E pranonte lidhjen do të thosha nuk kemi folur kurrë për lidhjen konkretisht, por ai ishte në dijeni që ne jetonim të 3 bashkë. Nuk e preku as me më të voglin shqetësim. Interesohej për shëndetin tim, edhe për motrën dhe shpresonte që të vinte të na takonte kur të hapej rruga. Me ndërhyrjen e babait të Paulos marrëdhëniet tona ishin prishur. Erdhi dhe më morën vajzat. Pas ikjes së vajzës sime, toleranca ime arriti kufirin e vet. Vendosa që të shkoj në rajonin e policisë së Velipojës që të bëj kallëzim për Lekë Gjonpjetrën për përndjekje, ngacmim seksual si dhe kanosje me jetë.

Më pas, Leka bëri një kallëzim për Marsidën, me pretendimin, se ajo ishte trafikante e qenieve njerëzore e do të trafikonte partnerin.

“U hap një kapitull i ri, Leka na ka bërë një denoncim në prokurorinë e Tiranës. E kanë thirrur Paulon. Leka më ka denoncuar si trafikante e qenieve njerëzore dhe konkretisht kërkoja me anë të mashtrimeve të trafikoja djalin e tij. Ka qenë çudi nga ana e prokurorit”, tha Marsida.

“Jam ndjerë shumë keq. Atje më ka çuar babai. Më lajmëron dhe më thotë duhet të paraqitesh në prokurori. Ok. Gabim s’kisha. Më tha babai ‘shkruaji OPGJ-së’. Më dha numrin edhe shkruaji se të ka thirrur. Më lenë takim në orën 8. Shkova të nesërmen dhe kujtonte se ishte minoren. Më thotë ‘a e di për çfarë je këtu’. Jo i thashë s’e di. Më thotë “ka bërë babi kallëzim, nuses”, tha Paulo.

Kur ky pretendim u rrëzua, Bunoci u akuzua për falsifikim identiteti dhe të pasaportës angleze. Prokurori hetoi dhe urdhëroi asgjësimin e pasaportës dhe 6 muaj detyrim paraqitjeje për Marsida Bunocin.

“Aty për aty ranë pretendimet e para dhe u ngritën akuza të tjera rreth pasaportës time angleze sikur unë kisha falsifikuar këtë dokument dhe këtë nisur nga fakti që unë kam ndryshuar identitet, kur kam aplikuar në ’99. Me ecurinë e proceseve gjyqësore vura e re që nuk kishte asnjë lloj hetimi nga ana e prokurorisë për të nxjerrë vërtetësinë e kësaj pasaporte”, tha Marsida.

Marrë nga tvklan.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet marsida bunoci marsida bunoci

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion