Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Vjosa Osmani, e dyta presidente grua (edhe pse e përkohshme në detyrë) e Kosovës mbylli sot vizitën 3-ditore në Shqipëri, ku u takua me të gjithë faktorët politikë në vend. Nisja e saj për në Tiranë shkaktoi debate, duke nisur nga ai me dhuratën që marrin të gjithë personalitetet që vizitojnë Tiranën, çelësin e kryeqytetit. Osmani deklaroi se nuk do ta pranonte dhuratën e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Por në fund iu dorëzuar ‘tundimit’ duke e pranuar simbolin. Madje burime për Dosja.al bëjnë me dije se edhe ajo i dorëzoi një dhuratë Veliajt, edhe pse për mediat nuk u bë kurrë publike se për çfarë bëhet fjalë.
Po ashtu me shumë bujë, u pret edhe nga homologu i saj, Ilir Meta, i cili organizoi një pritje zyrtare me ceremoni. Duke i dedikuar edhe një konferencë për shtyp pas takimit privat me të në Presidencë. Në takimin me Metën, Osmani paralajmëroi bujën që do të vijonte në ditën e saj të dytë në Tiranë.
Në konferencën e saj për shtyp, ajo u shpreh prerë kundër nismës së Mini-Shengenit dhe qartë e pastër KËRKOI nga Kuvendi i Shqipërisë që të miratonte rezolutën që dënonte genocidin e ushtruar nga Serbia në Kosovë.
Të dyja këto pika, ajo bëri me dije se do ta shtronte në tavolinë kryeministrit Edi Rama, si ‘kushte’ për të treguar devotshmërinë e tij ndaj shtetit-motër, siç e cilësoi dhe presidentja.
E nesërmja erdhi dhe takimi me Ramën u zhvillua. Por detajet u mësuan vetëm nga një intervistë e Vjosës në një prej mediave të vendit. Rama përveç dy fotove në Facebook, nuk zhvilloi asnjë konferencë për shtyp. Nuk ishte as frika nga pandemia që e ndali, pasi sot në prezantimin e ministrit të ri të Brendshëm, Blendi Çuçi, foli vetë për më shumë se një orë.
Për të vazhduar në vazhdën e injorimit të Osmanit nga Rama, numri një i qeverisë nuk denjoi as ta ndiqte fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Për të ishte më e rëndësishme që të dialogonte me ekspertët turkë të shëndetësisë për pandeminë e koronavirusit. Edhe pse shumë mirë mund t’ja kishte deleguar këtë detyrë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut dhe eksperëve shqiptarë. Tek e fundit, vetë pretendon se nuk merr asnjë vendim pa ia sugjeruar ata… Pse vallë e kishte aq të nevojshme që të qëndronte aty dhe të mos priste në Kuvend Osmanin?
Apo ndoshta ka dashur të shmangë debatet për vrasjen e Klodian Rashës me deputetët e opozitës? Nuk përjashtohet si mundësi. Por fakti qëndron; Rama nuk ishte në Kuvend kur autoriteti më i lartë i Kosovës shprehte qartë mendimet e saj lidhur me situtuatën. Veprimit të Ramës, më mirë se gjithkush ia dha përgjigjen vetë presidentja… Në një intervistë ajo u shpreh se as që e kishte vënë re se Rama mungonte, ndërsa në një tjetër, ia la atij ‘dopjo 6 në dorë’.
“Është nuanca që ju e përmendët, protokolli është i qartë, por është zgjedhje e zotit Rama në këtë rast dhe duhet të pyetet ai pse e ka bërë një gjë të tillë. Unë kam përfaqësuar jo veten time si Vjosa Osmani por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës,”-u shpreh ajo.
Gabimi i kryesocialistit nuk u përsërit nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe nga paraardhësi i tij, Sali Berisha. Të dy e pritën me nderime dhe i dedikuan konferenca për shtyp. Basha deklaroi edhe njëherë se kur të bëhej kryeministër do të fshinte gabimin e qeverisë Rama, për vendosjen e traut në pikën kufitare të Morinës. Ndërkohë që shprehu mbështetjen e tij edhe për çështje të tjera që shqetësojnë ende Kosovën, si një shtet i ri.
Edhe pse e re në politikë, gruaja më e votuar ndonjëherë në historinë e Kosovës si shtet, shkaktoi trazira në vend. Ashtu si Isa Mustafa, kryetari i partisë që ajo ishte pjesë deri pak kohësh, nuk e dëgjoi dhe e largoi. Por këtë herë injorimi veproi si boomerang për kryeministrin shqiptar. Në vend që të injoronte Osmani, zbuloi edhe njëherë frikën e tij për të gjithë ata që i dalin kundër…qoftë edhe jashtë Shqipërisë. Së fundmi, Osmani ka pasur edhe një afrim me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, person që nuk ka marrëdhëniet më të mira të mundshme me liderin e maxhorancës në Shqipëri. Të jetë kjo një faktor në ftohtësinë e veprimeve të Ramës? Mbetet për t’u zbuluar në monologun e radhës të kryeministrit…
(f.g.k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se bashkëshortja e tij e ka kaluar Covid-19. Gjatë një komunikimi që ka pasur me drejtuesin e Portalit S...
Gjatë intervistës së saj për “Ekopolitikë” në RTV Ora, ministrja e financave Anila Denaj foli edhe për rritjen e pagave duke nisur nga 1 janari 2021.Sipas saj, ...
E ftuar në “Ekopolitikë” nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, ministrja e ekonomisë dhe financave Anila Denaj ka folur mbi buxhetin e vitit 2021 dhe prits...
TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj është vënë në siklet. E ftuar në “Ekopolitikë”, ajo është pyetur nga Klodian Muço në lidhje me tune...
TIRANË- Bledi Çuçi ka folur për herë të parë si Ministër i Brendahëm. Në një postim që ka bëre në rrjetet sociale, Çuçi është s...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka komentuar vizitën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Shqipëri. Në nj...
TIRANË– Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ka dalë në një deklaratë për shtyp për të komentuar pushimin e çështjes ‘184’ ...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Dibrës për ‘dosjen 184’ ku akuzo...
TIRANË– Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Andi Bushati , i cili foli rreth çështjes së protestës, mbylljen e heti...
Presidentja në Detyrë e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar aktakuzat e ngritura ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë të Kosovës ku ka theksuar se në lidhje me këtë &...