LIVE UPDATES
Bota

Vlora Çitaku kryetare e PDK-së? Analistët tregojnë arsyet pse Gent Cakaj nuk mund ta marrë këtë post, përmendin Ramën d

29 Maj 2021, 10:00 Nga DOSJA
Vlora Çitaku kryetare e PDK-së? Analistët tregojnë arsyet

KOSOVË– Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, duket se ka ardhur momenti që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) t’i bëjë disa ndryshime në strukturat e partisë.

Rezultati tejet i dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit ka bërë ka bërë që kjo parti të fillojë urgjentisht reformimin e brendshëm.

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë premtuar se kjo parti do të bëjë reforma të thella në aspektin strukturor dhe të kuadrove. Ndërsa, në shesh tashmë kanë dalë edhe emrat e dy pretendentëve që synojnë të marrin pozitën e të parit të partisë.

Është anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, i cili ka thënë se emrat e ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, si dhe ish-ushtruesit të detyrës së ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, kanë qenë më të përfolurit për kryetar të Partisë Demokratike.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se shpëtimi i vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës është Vlora Çitaku. Gjersa theksojnë se emri i Vlora Çitakut kumbon për mirë, pasi që ajo, sipas tyre, është një profil që është vlerësuar në punët e saj.

Qarri: Lidhjet e Cakajt me Ramën e Haxhiun, këshilltarin e Thaçit, Edvin Kristaq Ramës dhe Ivica Stanishiqit

Analisti politik, Gani Qarri, në një prononcim dhënë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se edhe pse nuk ka një datë të caktuar për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së, në vendin tonë thotë se është bërë tashmë traditë që të bëhen spekulime mbi emrat që do të mund ta merrnin drejtimin e kësaj partie.

“PDK në opinion njihet si partia më e inkriminuar në vend e lidhur fort me korrupsionin, krimin e organizuar, mafio-oligarkët më të mëdhenj dhe nëntokën kriminale në vend, me të cilat e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të pa rrugëdalje, duke e lënë pa liberalizim vizash dhe izoluar nga e gjithë bota demokratike, si asnjë shtet tjetër në rajon. Madje kur përmendet PDK, menjëherë na shkon mendja te kapja e shtetit prej saj, te klani i famshëm-PRONTO, zhvatja e qindra miliona eurove apo edhe miliardëve, nepotizmi, hajnia, uzurpimi i 6-7 vend punimeve nga një person, katapultimi i kryeprokurorit të shtetit me provim të dyshimtë juridik, përmes një telefonate të Kadri Veselit me kapot e PRONTO-s, tenderomanitë me 10-30 % dhe të gjitha të këqijat që në 12-13 vitet e fundit kanë mundur ti ndodhnin shtetit dhe popullit të Kosovës”, ka thënë fillimisht analisti Qarri.

Analisti shprehet se kjo parti kujton fusnotën, me të cilën Thaçi, rreth një vit pas vulosjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pastroi këtë akt të shenjtë dhe shtetësinë e Kosovës, asociacioni një-etnik serb, që kishte dhe ka për qëllim bosnjëzimin e Kosovës.

“Falja dhjetëra mijëra hektarëve tokë të Kosovës, FYROM-it dhe Malit të Zi, eksterritorialiteti i kishave ortodokse “serbe” në dhjetëra hektar tokë, sipas projekteve të Millosheviqit, pazaret tjera të fshehta prapa shpinës së opinionit dhe qytetarëve të vendit tonë, kërkesa publike për ndarjen e Kosovës në Alpbach të Austrisë, etj,etj. Për aq më tepër, na rrëqeth edhe sot fakti se pas 25 korrikut të vitit 2018, kur kuislingu Hashim Thaçi, në Alpbach të Austrisë kërkoi edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar për ndarjen e Kosovës, sipas hulumtimit të organizatës BIRN, ai njëkohësisht, kishte porositur edhe këshilltaren e tij dhe të Kadri Veselit Dhurata Hoxhën, si ministre e PDK-së për Integrime Evropiane, në qeverinë e PAN-it, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që me parat e taksapaguesve të varfër të këtij vendi, ta paguante një firmë të fuqishme franceze, si ajo “Majorelle PR & Events” me mbi 168 mijë euro, për ta promovuar kudo në botë, ndarjen e Kosovës”.

Madje, Qarri shprehet se me PDK-në kujtohet, “Baton Haxhiu, spiuni i Ivica Stanishiqit, na kujtohet Selajdin Hallaçi, Ali Uka, Ilir Konushevci, Haki Imeri etj, na kujtohet e çfarë nuk na kujtohet që këtë parti dhe udhëheqësit e saj kryesor, i bën aq të dyshimtë, sa që, o duhet të ndalohet për shumë vite me ligj”.

“Na kujtohet letra e Thaçit drejtuar Sekretarit të NATO-s, me vendimin për ndalimin e vendosjes së trupave të Ushtrisë së Kosovës, në veri të vendit tonë, na kujtohen këshilltarët e tij, të marrë hua nga BIA e Serbisë, si Bratisllav Nikoliq, i cili para se të bëhej këshilltar i Thaçit, ishte kapur nga RTK, duke u ofruar dhjetëra mijëra euro shqiptarëve për të dëshmuar kundër UÇK-së, na kujtohet Baton Haxhiu, spiuni i Ivica Stanishiqit, na kujtohet Selajdin Hallaçi, Ali Uka, Ilir Konushevci, Haki Imeri etj, na kujtohet e çfarë nuk na kujtohet që këtë parti dhe udhëheqësit e saj kryesor, i bën aq të dyshimtë, sa që, o duhet të ndalohet për shumë vite me ligj, gjithë veprimtaria e sajë, ose gjithë të dyshuarit nga ky subjekt i trishtë politik, të vendosen urgjentisht prapa grillave deri në sqarimin e plotë të secilit nga gjyqësori dhe drejtësia, për bëmat e tyre antishtetërore e antikombëtare, kundër popullit dhe shtetit të Kosovës”, ka deklaruar njohësi i çështjeve politike.

Sipas Qarri, ky është momenti ideal që kjo parti të çlirohet nga figurat e inkriminuara.

“Ndaj për qytetarët e Kosovës, as që është fare me rëndësi më, se kush apo cili emër do ta drejtojë tash e tutje këtë parti, kurse për PDK-në, ka ardhur momenti i fundit që të çlirohet nga figurat e inkriminuara të cilat kanë kontaminuar jo vetëm partinë, por gjithë shoqërinë dhe mbarë Kosovën, nëse mendon të mbijetojë edhe ndonjë vit politikisht, sepse pas zbardhjeve të akteve makabre që mund ti bëjë Gjykata Speciale gjatë zhvillimit të gjykimeve në Hagë, mbi bëmat e ish liderëve të këtij segmenti politik, ka mundësi që Kosova të detyrohet të shpall urdhrin për ndalimin e saj, ose ti ikë vet anëtarësia, në mënyrë masovike, nga turpi, sidomos nëse vërtetohet se ata vërtetë kanë qenë autorët apo edhe urdhërdhënësit e vrasjes së qindra shqiptarëve, para dhe pas luftës në Kosovë”.

Ndërsa, sa i përket dy emrave të përfolur, sipas Qarrit, zonja Çitaku me autoritetin e mirë që ka fituar si ambasadore e Kosovës në SHBA, do të mund ta shpëlante sado pak këtë parti nga llumi

“Çitaku do të mund ta shpëlante sado pak këtë parti nga llumi ku e kanë zhytur Thaçi me shokë, ndërsa Gent Cakaj, do t’ia sillte vdekjen para kohe, megjithëse PDK, edhe ashtu ka rënë në agoninë shuarjes, sidomos kur kihen parasysh lidhjet e Cakajt me Edi Ramën e Baton Haxhiun, këshilltarin e Thaçit, Edvin Kristaq Ramës dhe Ivica Stanishiqit”, ka theksuar analisti politik, Gani Qarri, për “Bota sot”.

Shahu: Çitaku është një profil që është vlerësuar – nuk e di sa i shtrin tentakulat Rama të ndikojë për Cakajn

Ndërsa, nga ana tjetër, analisti dhe njohësi i çështjeve politike në Shqipëri e Kosovë, Rexhep Shahu, shprehet se propozim i Cakajt në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), mund të jetë vetëm një shaka e medieve, e asgjë më shumë.

“Genc Cakaj kryetar i PDK-së është një shaka e medieve besoj. PDK-ja ndonëse parti e re dhe e papfrofilizuar, që hyri në kongres e majtë dhe doli e djathtë sepse në Kosovë ishte koha kur ishte dhe është turp të jesh i majtë, pasi të majtët identifikohen me Serbinë dhe krijuesit e Partisë komuniste të Shqipërisë, pra PDK–ja meriton seriozitet dhe Genc Cakaj është shaka. Mirë apo keq, Thaçi e Veseli krijuan profilet e tyre si drejtues të kësaj partie dehe duhet një personalitet që të bëhet udhëheqës i saj. Pastaj, në atë parti gjetën strehë komandantë realë e komandantë falso të luftës dhe UÇK-së dhe ata ia shtuan seriozitetin apo peshën asaj partie, ia shtuan të mirat e të këqijat”, ka deklaruar Shahu, për “Bota sot”.

Shahu në fund ka theksuar se përtej shakasë me Gent Cakajn, emri i Vlora Çitakut ndoshta kumbon për mirë, pasi që sipas tij, Çitaku është një profil që është vlerësuar në punët e saj.

“Ndërsa, përtej shakasë me Gent Cakajn, emri i Vlora Çitakut ndoshta kumbon për mirë, ajo është një profil që është vlerësuar në punët e saj. Nuk e di sa e fortë e luftarake mund të jetë ajo të përballet me një parti ku duket se dominon vrazhdësia mashkullore dhe nuk është në rend të parë intelektuali e i dituri, por luftëtari e i forti i vetshapllur më së shumti si çlirimtar në radhët e asaj partie. Nuk e di sa i shtrin tentakulat Edi Rama të ndikojë për Gent Cakajn, por nuk besoj se ata që kanë fuqi selami e ndikimi në PDK do të hiqnin fuqinë e ndikimit të tyre duke ai dhënë Edi Ramës sado shumë ta duan atë”, ka përfunduar njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, për gazetën “Bota sot”./BOTA SOT

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni gani qarri gent cakaj rexhep shahu vlora citaku gani qarri gent cakaj rexhep shahu vlora citaku

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit