LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA bën bilancin: Dhjetori shtoi infektimet dhe numrin e viktimave nga Covid-19 në Shqipëri

3 Janar 2021, 20:57 Nga DOSJA
VOA bën bilancin: Dhjetori shtoi infektimet dhe numrin e viktimave nga

TIRANË– Në Shqipëri, edhe muaji dhjetor u mbyll me një rritje të rasteve të reja me Koronavirus e po ashtu dhe të viktimave. Sipas të dhënave zyrtare, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, deri në fund të muajit u rregjistruan 19.709 të prekur të rinj, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Krahasuar me muajin nëntor, janë 1897 raste më shumë ose një rritje prej 10.6 përqind. Mesatarja ditore e rasteve ishte 635 të infektuar, kundrejt mesatares prej 593 të prekurish në ditë gjatë muajit nëntor.

Gjatë dhjetorit, testimet u rritën me vetëm 9.4 përqind, duke kapur një mesatare prej 2.327 tamponësh në ditë, nga 2.197 që ishte në nëntor.

Ajo që bie në sy është se ritmi i shtimit të rasteve ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me muajt pararendës, kjo edhe për shkak të një ecurie jo të njëtrajtshme që u vu re gjatë këtij muaji.

Dhjetori në fakt, u karakterizua nga dy pamje të ndryshme. Në dy javët e para vijoi tendenca e përkeqësimit të situatës së vërejtuar që më parë, me mbi 11 mijë raste, dhe një mesatare pozitivitetit prej afro 33 përqind. Pozitiviteti (raporti mes numrit të testimeve dhe rasteve pozitive) është treguesi i transmetueshmërisë në komuniteti. Ky tregues ra ndjeshëm në gjysmën e dytë të muajit, sikundër dhe numri i rasteve të reja, duke bërë që mesatarja mujore të mbetej në nivelin e 27 përqindëshit, po aq sa ishte dhe në muajin nëntor.

Vetëm në dy muajt e fundit të vitit, totali i të infektuarve është gati 64 përqind e të gjithë rasteve të konfirmuara që nga nisja e pandemisë

Vdekjet në muajin Dhjetor ishin po ashtu më të larta, me një total prej 364 viktimash, 60 më shumë se një muaj më parë, ose + 19 përqind. Ashtu si dhe për rastet e reja, edhe humbjet e jetës, erdhën duke rënë, veçanërisht në gjysmën e dytë.

Përmirësimi i situatës, u pa dhe nga një rënie progresive e të shtruarve në spitale, e cila u bë më e dukshme në dy javët e fundit të dhjetorit, aq sa numri i tyre në ditët e fundit të vitit zbriti në kuotat e fundmuajit tetor.

Kjo tendencë u rregjistrua dhe në ditët e para të 2021-it. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri të shtunën pasdite, në spitalet që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike, ishin 286 pacientë, nga të cilët 18 në terapi intensive, ndërsa 3 të tjerë të intubuar.

Marrë nga Zëri i Amerikës

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet