LIVE UPDATES
Bota

VOA: E ardhmja e raporteve BE-Rusi në pikëpyetje

8 Shkurt 2021, 17:50 Nga DOSJA
VOA: E ardhmja e raporteve BE-Rusi në pikëpyetje

BRUKSEL- Bashkimi Evropian mbrojti të hënën vizitën e diplomatit të lartë evropian në Rusi, që përkoi me njoftimin nga Moska të dëbimit të tre diplomatëve evropianë ndërsa zyrtari i BE-së ishte në takim me zyrtarët rusë.

Shefi i politikave të jashtme të BE.-së, Josep Borrell, tha se ai e mësoi njoftimin për dëbimet nga rrjetet sociale, gjatë kohës që ishte në takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavror në Moskë ditën e premte.

Në një shkrim të publikuar të dielën, zoti Borell tha se Rusia nuk i morri parasysh kërkesat e tij për ndaljen e dëbimeve.

Ish shefi i mbrojtjes së Estonisë, Riho Terras, tani anëtar i parlamentit evropian, filloi një fushatë për dorëheqjen e zotit Borell. Por Komisionit Evropian tha se nuk pendohet për vizitën e parë të zotit Borell në Moskë në cilësinë e koordinatorit të politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, pasi Rusia ishte në një rrugë konfrontimi – që zoti Borell u mundua ta shmangte.

“Udhëtimi ishte i domosdoshëm. Njeriu nuk heq dorë nga një udhëtim pse ai duket i vështirë”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer në Bruksel. “Një udhëtim nuk është i suksesshëm, ose i dështuar, në bazë të asaj që ndodh në një moment të caktuar”, shtoi ai.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të hënën se zyrtarët rusë “nuk ishin nismëtarë të keqësimit të marrëdhënieve”.

Ai tha se dëbimi i diplomatëve nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, u bë pasi Moska i akuzon ata për pjesëmarrje në protestat e muajit të shkuar kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit Alexei Navaly, që ndodhi një ditë para vizitës së zotit Borell.

Disa shtete të B.E.-së shtuan thirrjet për më shumë sanskione kundër Moskës, thanë dy diplomatë.

Ata shtojnë se Polonia zhvilloi një video-konferencë me shtetet e B.E.-së të hënën ku u bashkuan edhe përfaqësues të Britanisë, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Ukrainës, si dhe aleatë të zotit Navalny.

Ndarja e Lindjes dhe Perëndimit

Gjatë vizitës së zotit Borell, ai dhe zoti Lavrov mbajtën një konferencë shtypi, gjatë të cilës Ministri i Jashtëm rus e cilësoi B.E.-në si “një partner jo të besueshëm”, ndërsa zyrtari i lartë i B.E.-së vlerësoi vaksinën ruse kundër COVID-19.

Josep Borell shkoi në Moskë për të kërkuar lirimin e opozitarit rus Alexei Navalny dhe për t’u përpjekur për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë. Por ai tha se konferenca për shtyp e së premtes ishte “organizuar në mënyrë agresive” dhe se udhëtimi ishte “shumë i ndërlikuar”.

Zoti Borell gjithashtu tha se dëbimet dhe refuzimi i kërkesës së tij për të vizituar zotin Navalny rritën bindjen e tij se “Evropa dhe Rusia po largohen nga njera tjetra”.

“Rusia po shkëputet në mënyrë të vazhdueshme nga Evropa dhe po i shikon vlerat demokratike si një kërcëniom ekzistencial”, shkroi zoti Borell. “U takon shteteve anëtare që të vendosin hapat e mëtejshëm dhe po, hapat mund të përfshijnë sanksione”, tha ai.

Moska është nën sanksione ekonomike nga Perëndimi, që kur aneksoi Krimenë nga Ukraina më 2014, por Rusia është një furnizues kryesor me energji, si dhe ndihmon Perëndimin në fusha të ndryshme si përkrahja e marrëveshjes bërthamore e vitit 2015 me Iranin dhe trajtimi i ndryshimeve klimatike.

Alexei Navalny u burgos më 2 shkurt pasi një gjykatë ruse konstatoi se ai kishte shkelur kushtet e një dënimi me kusht, një rast që sipas opozitarit Navalny është i fabrikuar dhe i motivuar politikisht. Krerët e B.E.-së do të diskutojnë rreth përgjigjes së tyre në samitin e marsit.

Marrë nga: VOA 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota josep borrell josep borrell

Sondazh

Poll
Bota 8 Shkurt 2021, 17:04

KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur dënime për partitë politike të cilat kanë bërë shkelje gjatë fushatës zgjedhore. Sipa...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron