LIVE UPDATES
Bota

VOA: Lufta ngre papritur popullaritetin e Brukselit burokratik

28 Mars 2022, 18:30 Nga DOSJA
VOA: Lufta ngre papritur popullaritetin e Brukselit burokratik

BRUKSEL- Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka forcuar unitetin në Bashkimin Evropian si kurrë më parë – jo vetëm për udhëheqësit e tij, por edhe për evropianët e zakonshëm. Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant, njofton se çfarë do të thotë kjo për BE-në dhe nëse ky unitet mund të zgjasë.

Një tjetër tubim për Ukrainën zhvillohet në Sheshin e Republikës në Paris – një nga qindra tubime të zhvilluara rishtazi në Evropë. Përkrah flamurit ukrainas dhe flamujve të tjerë, ka edhe flamuj të Bashkimit Evropian. Njerëzit këtu thonë se janë krenarë që janë shtetas evropianë.

Njerëzit në Kiev po vdesin mbi barrikada me flamuj evropianë. Është e lidhur. Gjithçka është shumë e lidhur”, thotë Lukas Novak, biolog nga Çekia që jeton në Paris.

Për mua, Evropa është pjesë e kulturës time. Kemi kufij të përbashkët me Belgjikën, Italinë dhe Gjermaninë. Dhe për mua, Evropa do të thotë paqe”, thotë Christophe Migault, banor i Parisit.

Që kur Rusia sulmoi Ukrainën në muajin shkurt, Bashkimi Evropian i përbërë nga 27 vende ka marrë disa vendime historike. U vendosën sanksione ndaj Rusisë, u mirëpritën rreth tre milionë refugjatë ukrainas dhe u dërguan për herë të parë miliona dollarë paisje ushtarake.

Disa anketime të fundit tregojnë se shtetasit e vendeve të BE-së i mbështesin me forcë këto dhe masa të tjera në nivele të pahasura më parë.

“BE-ja ka kapacitetin për të vepruar. Kur ka vullnetin për të vepruar, atëherë hidhet në veprim. Dhe evropianët e mbështesin shumë këtë”, i thotë Zërit të Amerikës Tara Varma, nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Nuk ka qenë gjithnjë kështu. BE-ja perceptohet shpesh si shumë burokratike… duke vendosur kufizime, si p.sh. edhe për përmasat e bananeve.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian shoqërohen zakonisht nga një pjesëmarrje e ulët në votime – në veçanti në vende si Franca ku euroskepticizmi është i lartë.

Dalja e Britanisë nga BE-ja gjithashtu ka ngjallur thirrje në vende të tjera evropiane për të vepruar në të njëjtën mënyrë. Prandaj duket paradoksale që një luftë në një vend jo-anëtar, si Ukraina, do të krijonte ndjenja kaq të forta pro-Bashkimit Evropian.

Ekziston ndjesia se sulmi në Ukrainë përfaqëson një sulm ndaj vlerave evropiane dhe ndaj demokracisë. Dhe përtej Ukrainës, ekziston edhe frika për vetë evropianët, dhe për integritetin e BE-së dhe paqen në Evropë”, i thotë Zërit të Amerikës Gilles Finchelstein, drejtor i Fondacionit “Jean-Jaures”.

Sot, Evropa dhe lufta në Ukrainë janë bërë tema kyçe elektorale në Hungari, ku Kryeministri Viktor Orban, i cili u përplas me Brukselin dhe kultivoi marrëdhënien e tij me udhëheqësin rus Vladimir Putin, po kandidon përballë rivalit të tij Peter Marki-Zay, i cili është mbështetës i Bashkimit Evropian.

Po kështu edhe në Francë, ku Presidenti aktual Emmanuel Macron, një mbështetës i fortë i BE-së, kandidon përballë rivalëve nga e majta dhe e djathta e skajshme që dëshirojnë më pak lidhje me Brukselin. Ndërkohë nuk ka ndonjë shenjë se po zbehet mbështetja për Ukrainën.

Shtetasit evropianë po e bëjnë këtë për Ukrainën, por edhe sepse i frikësohen edhe asaj që mund të pasojë për ta. Pra, e kuptojnë që duhet t’i paraprijnë”, thotë zonja Varma.

Shoku i luftës në pragun e shtëpisë duket se i ka ndërgjegjësuar shtetasit e vendeve të BE-së se sa e rëndësishme është të jetojnë në një Evropë të fortë, paqësore dhe të bashkuar.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lisa bryant lufta ukraine-rusi lisa bryant lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës