LIVE UPDATES
Aktualitet

Situata në Shqipëri, VOA: Një i vdekur dhe dëme mjedisore të konsiderueshme nga zjarret

3 Gusht 2021, 16:58 Nga DOSJA
Situata në Shqipëri, VOA: Një i vdekur dhe dëme mjedisore

SHQIPËRI- Një banor ka humbur sot jetën prej zjarreve në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës prej zjarreve të përhapura në krahinë.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur pasi zjarret u shtuan në disa fshatra të Luginës së Drinos, duke u përhapur me shpejtësi nga era në sipërfaqe pyjore dhe duke rrezikuar zonat e banuara të disa fshatrave si “Arshi Lengo”, Krinë dhe “Asim Zeneli”.

Forcat zjarrfikëse kanë pak mundësi të ndërhyjnë për shkak të terrenit ndërsa pushteti vendor ka pak mjete për të përballuar zjarre të këtyre përmasave.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të largohen nga zona e rrezikshme, ndërkohë që ushtria dhe zjarrfikëset luftojnë me zjarret.

Edhe opozita bëri thirrje banorëve për evakuim në mbrojtje të jetës.

Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha tha në një mesazh ngushëllues për familjen e të ndjerit, se masat e qeverisë​ ishin gjysmake përballë​ situatës alarmante të zjarreve. “Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore. Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh” – tha zoti Basha.

Në Shqipëri vazhdoi edhe sot situata e rënduar me zjarret në malet e Qarkut të Vlorës, ku vatra më serioze është ajo në gadishullin e Karaburunit.

Rreth 500 trupa ushtarake, 50 automjete nga toka, si dhe 3 helikopterë nga ajri po bashkëpunojnë për të shuar zjarret, që rrezikojnë banesat dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Një numër i konsiderueshëm forcash ushtarake dhe të emergjencave civile punuan edhe sot pa ndërprerje për të shuar zjarret në qarkun e Vlorës.

Ata frenuan zjarret, që ishin drejtuar bazës ushtarake të Pashalimanit dhe po përpiqen të frenojnë zjarret mbi Dukat, që janë afruar parkut kombëtar të Llogarasë.

Zyrtarët renditin, krahas Vlorës, edhe një seri operacionesh kundër zjarreve me sipërfaqe të mëdha në Fier, Përmet, Ksamil, Mamurras dhe në malin e Tomorrit, ku kanë marrë pjesë disa qindra ushtarë dhe punonjës të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha pas mbledhjes së Komitetit të Mbrojtjes Civile, se në këtë periudhë nuk mund të sjellin ndihmë vendet e rajonit, si Kroacia, Greqia e Turqia, që gjithashtu po luftojnë me zjarret, ndërsa forcat shqiptare po bëjnë maksimumin e mundësive të tyre.

Rreziku që ne duam të shmangim me çdo kusht është përhpja e zjarrit drejt Parkut të Llogarasë. Vatrat e tjera i kemi nën kontroll, Kemi patur një situatë jo të lehtë me zjarret që po i afroheshin Bazës së Pashalimanit. Me dhjetra efektivë të Forcave të Armatosura i fikën ato vatra. Kemi patur sukses në Fier, Ksamil, Përmet, në Mamurras. Tani jemi përqëndruar këtu në Karaburun. Kemi edhe 2-3 vatra të tjera në Shqipëri por kjo është më seriozja” – tha për shtypin ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi, pak para se nisej drejt Gjirokastrës.

Në operacionin për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit janë rreth 500 forca të ushtrisë, 50 mjete, 3 helikopterë, zjarrfikëse e auto-ambulanca.

Fshati Dukat është nën rrezikun e flakëve, të cilat po shtyhen nga era drejt Parkut të Llogarasë, ndërsa forcat dhe mjetet po përpiqen ta shmangin këtë rrezik.

Sipas të dhënave zyrtare, fshatin Cukal në Shllak të Vaut të Dejës po ashtu ka rënë zjarr në pemë e shkurre, dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për kontrollin e tij.

Një tjetër zjarr u riaktivizua në fshatin Qesorat në Lunxhëri të Gjirokastrës, ku ka shkuar edhe ushtria për të ndihmuar zjarrfikësit.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një përshkrim mbi shkallën e dëmeve materiale, që kanë shkaktuar këto zjarre mbi ekonominë e krahinave.

Jozyrtarisht numërohen qindra hektarë kullota e pyje të djegura, pemë frutore si dhe dëmtime të mëdha mjedisore./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha niko peleshi zjarre ne shqiperi lulzim basha niko peleshi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet