LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Pandemia e Covid-19 po lë pasoja të thella dhe afatgjata në ekonomi, sa biznese falimentuan brenda 6 muajsh

9 Gusht 2020, 17:48 Nga DOSJA
VOA: Pandemia e Covid-19 po lë pasoja të thella dhe afatgjata në

Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po lë pasoja të thella dhe afatgjata në ekonomi. Ekspertët pohojnë se 6 – mujori i parë i vitit shënoi një seri falimentimesh masive, shtim të papunësisë, rënie të fuqisë blerëse, rënie të prodhimit vendas dhe të shkëmbimeve tregtare.

Sipas një anketimi me biznese të mëdha e të vogla, mbi 70 për qind e tyre vlerësojnë se rimëkëmbja do të zgjasë më shumë se një vit dhe se ato nuk kanë marrë ndonjë mbështetje të ndjeshme nga autoritetet për këtë qëllim. Sipas institucioneve financiare ndërkombëtare, Shqipëria është një ndër vendet me rënien më të thellë ekonomike gjatë pandemisë.

Humbja e vendeve të punës dhe rënie e dukshme e fuqisë blerëse e dëmtuan rëndë ekonominë dhe bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha. Nga një anketim me sipërmarrjet, publikuar sot nga revista Monitor, doli se pjesa dërrmuese, mbi 70 për qind e tyre, nuk mund të rimëkëmben brenda një viti dhe se karantina si dhe protokollet pas saj u kanë larguar klientelën, edhe ajo e dëmtuar nga pandemia në buxhetet familjare.

Krahas revistës Monitor, edhe Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike po bën vëzhgime mbi këtë situatë të pazakontë të ekonomisë shqiptare.

Drejtuesi i saj, Zef Preçi thotë se ekonomia shqiptare ka dobësi strukturore, që u ndikuan nga pandemia, ashtu si edhe eksportet modeste u prekën prej saj. Ai shtoi që ndërsa bota merret vetëm me pandeminë, Shqipëria ka 3 kriza; tërmetin, pandeminë dhe keq-qeverisjen, që vetëm thellon borxhet.

“Kriza e tretë, që është permanente gjatë dekadës dhe gjatë gjithë tranzicionit është kriza e keq-qeverisjes. Të marra së bashku këto tre kriza kanë si rezultat keqpërdorimin e fondeve publike dhe mjeteve publike, lejeve, licencave etj., rritjen e ndikimit të oligarkisë në vendim-marrjet e qeverisë, rritjen e pakontrolluar të borxhit public deri në kufij të rrezikshëm, si dhe mungesën e perspektivës për shkak të shtimit tejet të ngadalshëm të vendeve të punës, mungesës së nevojshme etj.” – thotë zoti Preçi.

Studiuesit pohojnë se në mesin e kësaj krize qeveria ende nuk ka vendosur një komunikim normal me qarqet e biznesit, lëshoi disa pagesa minimale për një pjesë të punëtorëve, ndërsa kreditë sovrane nuk po funksionojnë sa duhet. Anketimi i publikuar në revistën Monitor dhe i drejtuar nga studiuesja Dorela Beqaj nxori në dritë pesimizmin e tyre jo vetëm për goditjet që solli pandemia po edhe për politikat lehtësuese të qeverisë, që nuk po japin efekt te bizneset.

Pjesa dërrmuese e bizneseve të intervistuara, afro 80 për qind e tyre, pohuan se nuk kanë aplikuar për kreditë sovrane, sepse kreditë sovrane nuk janë një mbështetjee mjaftueshme për t’u kthyer në normalitet dhe se nuk janë të sigurtë nëse do të mund ta shlyejnë atë kredi, ngaqë pandemia vazhdon. Edhe Qendra për Kërkime Ekonomike e ka konstatuar këtë mosbesim të bizneseve dhe qytetarëve tek masat e qeverisë.

Shumica e shqiptarëve e kanë humbur shpresën dhe sytë i knë nga emigrimi drejt vendeve perëndimore. Ekziston rreziku që me kapërcimin e pandemisë, që shpresohet të jetë nga fillimi i vitit të ardhshëm, vendi do të përballet me një situatë largimesh edhe më intensive se ajo ka ndodhur në 6-7 vitet e fundit. Përkeqësimi i sistemit të sigurimeve shoqërore, përkeqësimi I mbledhjes së taksave, i burimeve të nevojshme për të shlyer borxhet dhe për të vazhduar përpara, do të bëjnë që situate ekonomike do të jetë edhe më keq se sa është sot” – thotë zoti Preçi.

Paralelisht me garancitë sovrane, qeveria po ndërmerr edhe amnistisë fiskale, dhe në anketë mbi 70 për qind e bizneseve janë shprehur se amnistia fiskale nuk do të ndihmojë në përmirësimin e situatës ekonomike të tyre. Ata pohojnë se bizneset, të cilave u falen detyrimet e papaguara shtojnë “konkurrencën e pandershme” për bizneset, të cilat kanë paguar rregullisht detyrimet e tyre.

Edhe fakti që kjo amnisti fiskale po shoqërohet edhe me amnisti penale, pohojnë ata, dëmton konkurrencën e lirë, sepse mund të legalizojë paratë e veprimtarive kriminale dhe thellon pabarazinë në treg për bizneset. Ekspertët shtojnë ndër pengesat e kësaj krize edhe faktin se vitin tjetër ka zgjedhje dhe buxheti pritet të jetë një buxhet elektoral me premtime dhe shpenzime të rritura. Por nga ana tjetër qeveria po mbron me këmbëngulje PPP-të e vjetra dhe të reja, dhe po bën plane për ndarje fondesh investimesh sikur të ishte një vit normal, sikur vendi nuk gjendet në mes të pandemisë dhe rrënojave të tërmetit.

Marrë nga VOA

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Gusht 2020, 17:10

VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me shtatë rastet e reja që janë regjistruar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, në qytetin e Vlorës. M...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet