LIVE UPDATES
Bota

VOA: Pavarësisht ankthit parazgjedhor, zgjedhjet në SHBA ishin të qeta

5 Nëntor 2020, 06:47 Nga DOSJA
VOA: Pavarësisht ankthit parazgjedhor, zgjedhjet në SHBA ishin të

Pavarësisht nga ankthi i konsiderueshëm parazgjedhor, miliona amerikanë shkuan në votime të martën për të zgjedhur presidentin e tyre në një proces të qetë dhe normal.

Kishte pak raporte të frikësimit të votuesve dhe nuk kishte akte të mëdha dhune, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe aktivistëve të mbrojtjes së votës.

Duke marrë parasysh se rezultatet e një fushate të ashpër elektorale midis Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden ende janë të paqarta, zyrtarët mbetën në gatishmëri për mundësinë e trazirave dhe dhunës së mundshme.

Megjithatë, aktivistët e mbrojtjes së të drejtës së votës thanë se procesi ishte kryesisht i suksesshëm dhe pa probleme.

Kristen Clarke, presidente e Komitetit të Avokatëve për të Drejtat Civile sipas Ligjit, tha se raportet e frikësimit të votuesve ishin “më sporadike dhe shumë më të rralla” sesa kishte parashikuar organizata e saj.

“Ne ishim të përgatitur për t’i parë këto përpjekje [të frikësimit të votuesve] në komunitetet e afrikano-amerikanëve dhe atyre të njerëzve me ngjyrë në veçanti”, tha zonja Clarke gjatë një konference për shtyp pak kohë pas mbylljes së vendvotimeve në pjesën më të madhe të vendit.

Komiteti i Avokatëve ka marrë rreth 30,000 thirrje telefonike nga i gjithë vendi me ankesa, kryesisht rreth kërkesave të lidhura me kartat e identitetit dhe ato të regjistrimit të votuesve, të ndjekura nga zgjedhjet dhe kërcënimet e votuesve, tha zonja Clarke. Kërcënimi i votuesve përfaqësonte një numër të vogël ankesash. Në disa shtete kishte ankesa për thirrjet e regjistruara telefonike, të ashtuquajturat “Robocalls”, në të cilat u bëhej thirrje votuesve “të jenë të sigurt dhe të qëndrojnë në shtëpi”.

“Ne i kemi parë këto ankesa [të frikësimit të votuesve] dhe në shumë raste kishte individë që vepronin të vetëm dhe ndoshta grupe me dy njerëz, por jo grupe të mëdha që mund të kishin një efekt të rëndë dhe tronditës mbi elektoratin”, tha zonja Clarke.

Pjesëmarrja në votime ishte relativisht e ulët, në pjesën më të madhe të vendit sepse shumica e votuesve, mbi 101 milionë prej tyre, kishin votuar herët ose me postë.

Karen Hobert Flynn, presidente e Kauzës së Përbashkët, një organizatë jofitimprurëse dhe udhëheqëse e Koalicionit të Mbrojtjes së Zgjedhjeve, dha një vlerësim të ngjashëm.

“Unë jam i lumtur të raportoj se në përgjithësi, kjo ka qenë një ditë e qetë e zgjedhjeve për një vit shumë sfidues”, tha ajo.

Kishte raporte të shumta për probleme me votimin në të gjithë vendin, nga defektet e makinave të votimit deri te hapja me vonesë e vendvotimeve, që shkaktuan rradhë të gjata dhe pritje me orë të tëra. Por lloji i incidenteve për të cilin aktivistët e mbrojtjes së votës më së shumti shqetësohen, frikësimi i votuesve, ishte dukshëm i vogël në numër.

“Ne kemi parë gjithashtu disa raporte sporadike të frikësimit të votuesve, si dhe dezinformimit, por deri më tani asgjë nuk ishte jashtë normës”, tha zonja Flynn.

Në prag të votimit të së martës, kishte një ankth të madh se grupet paraushtarake të djathta ose të tjerët do të mblidheshin në qendrat e votimit, duke provokuar dhe nxitur akte dhune. Kjo bëri që bizneset anembanë vendit të mbulonin me dërrasa dritaret e dyqaneve dhe Shtëpia e Bardhë të ngrinte një gardh të ri, të pakapërcyeshëm rreth saj.

Por grupet paraushtarake u tërhoqën, ndoshta për shkak të arrestimit të ekstremistëve anti-qeveritarë nën akuzat për komplot për të rrëmbyer Guvernatoren e Miçiganit, Gretchen Whitmer, tha Devin Burghart, president dhe drejtor ekzekutiv i Institutit për Kërkime dhe Edukim për të Drejtat e Njeriut.

“Shumë prej tyre u zhdukën nga qarkullimi ose u thanë anëtarëve të tyre të mos vepronin”, tha zoti Burghart, i cili ndjek çështjet e ekstremizmit në internet.

Si rezultat, raportet e frikësimit dhe ngacmimit ishin të pakta.

Në Luiziana, një burrë që valëviste një flamur me mbishkrimin Trump dhe mbante haptazi një armë të madhe u paraqit jashtë një qendre votimi.

Në Karolinën e Veriut, një mbështetës i armatosur i Presidentit Trump u arrestua pranë një vendvotimi pasi iu kërkua të largohej.

Dhe në Florida, dy burra u shfaqën jashtë një zone duke u paraqitur si sherifë policie.

Por këto incidente, tha zonja Clarke, “kanë qenë shumë të izoluara dhe sporadike”.

Në vend që të përbëjnë një kërcënim për votuesit, këta individë kanë qenë një “bezdisje”, tha zonja Clarke.

Me pasigurinë në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve, zonja Clarke paralajmëroi se procesi relativisht i qetë i votimit mund të rezultojë të jetë “qetësia para stuhisë”.

“Ne po përgatitemi për mundësinë e përpjekjeve për të sfiduar votuesit në anën e tjetër të procesit ndërsa zyrtarët fillojnë numërimin e fletëvotimeve me postë”, tha zonja Clarke. “Kështu që do të shohim nëse dita e sotme do të rezultojë të jetë qetësia para stuhisë”. Protestuesit janë mbledhur në Uashington dhe po planifikojnë një numër demonstratash këtë javë.

Ndërsa grupet paraushtarake kanë shmangur grumbullimin në qendrat e votimit, të gjitha llojet e grupeve të së djathtës së largët, nga grupi “Oath Keepers” te “Boogaloo Boys”, janë duke u përfshirë në biseda në internet në lidhje me dhunën pas zgjedhjeve, sipas zotit Burghart.

“Shumë prej këtyre grupeve kanë anëtarë që tashmë ishin të gatshëm për të luftuar dhe kjo krijon një mjedis mjaft të rrezikshëm dhe toksik në ditët e ardhshme, nëse gjërat nuk zgjidhen mjaft shpejt dhe në mënyrë transparente gjatë dy ditëve të ardhshme”, tha zoti Burghart.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota #zgjedhjet presidenciale 2020 #zgjedhjet presidenciale 2020

Sondazh

Poll
Bota 4 Nëntor 2020, 06:05

SHBA– Përplasje e fortë në SHBA! Ndërkohë që ende nuk ka mbaruar numërimi i votave, Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje qendrave të votimit që të ndalojë ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet