LIVE UPDATES
Politike

VOA: Shqipëria bëhet gati për të zgjedhur parlamentin e ri

25 Prill 2021, 04:51 Nga DOSJA
VOA: Shqipëria bëhet gati për të zgjedhur parlamentin e ri

Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi sot se përgatitjet e procesit zgjedhor për ditën e nesërme kanë ecur pa pengesa.

Një numër vëzhguesish nga ODIHR, asambleja parlamentare e OSBE-së dhe Këshilli i Europës, së bashku me grupe nga ambasada të ndryshme, do të ndjekin nga afër ecurinë në ditën e votimit.

Komuniteti ndërkombëtar është treguar i vëmendshëm ndaj zhvillimeve të fundit, duke përsëritur thirrjet për nevojën e një procesi të rregullt, e duke kërkuar vetpërmbajtje dhe qetësi nga palët politike.

Janë gati 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve për zgjedhjen e parlamentit të ri të vendit.

Për herë të parë një sistem i identifikimit biometrik, përmes pajisjeve të veçanta do të zbatohet në gati 5 mijë e 200 qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Ndërsa në një zonë të kryeqytetit do të pilotohet dhe votimi e numërimi elektronik i votave.
Sot është heshtje zgjedhore dhe kur ndajnë vetëm pak orë nga nisja e votimit, Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi tha se përgatitjet e procesit zgjedhor kanë ecur pa problem dhe nuk ka asnjë arsye që nesër të gjitha qendrat e votimit të jenë plotësisht gati, duke nisur nga ora 7 e mëngjesit.
Në këto zgjedhje, përvec partisë, qytetarët do të mund të zgjedhin edhe kandidatin e tyre të pëlqyer.
Përtej retorikës shpesh të ngarkuar politike, incidenti më i rëndë mbetet ai i të mërkurës në Elbasan, ku një konflikt me armë zjarri mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste përfundoi me përdorimin e armëve. 1 person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën.
Ditët e fundit janë shtuar denoncimet për raste të blerjes së votave. Dy persona u arrestuan dje në Dibër.

Sot një tjetër u ndalua në kryeqytet, ndërsa një nga kandidatët e LSI-së është shpallur në kërkim.
Zoti Celibashi kujtoi sot se ligji parashikon sanksione të rënda për shitblerjen e votës.
Procesi i votimit do të ndiqet nesër nga afër 42 vëzhguesit afatgjatë të ODIHR-it, ndërsa 215 të tjerë, pjesëtarë të Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe asaj të Këshillit të Europës, dhe stafe të një numri të madh ambasadash do të shpërndahen në të gjithë vendin.
Komuniteti ndërkombëtar është treguar i vëmendshëm ndaj zhvillimeve, që lidhen me procesin zgjedhor.

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian Luigi Soreca në një mesazh të tijin një ditë më parë theksoi se nga mënyra e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve dhe respektimi i rezultatit të tyre do të varet ecuria e vendit në procesin e integrimit europian.
Nga Shtetet e Bashkuara, drejtuesit e Komisionit të Jashtëm si në Senat ashtu dhe në Dhomën e Përfaqësuesve nxitën autoritetet shqiptare të garantojnë, që votuesit do të jenë në gjendje të hedhin votat e tyre “të lirë nga shitblerja, frikësimi dhe dhuna” duke u shprehur se presin “që të gjithë udhëheqësit – ata aktualisht në detyrë dhe ata që shpresojnë të zgjidhen – të veprojnë në përputhje me normat demokratike”.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka qenë gjithashtu mjaft aktive. Ajo u takua sot me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ndërsa në një postim në Twitter shpjegoi se në 48 orët e fundit ishte takuar dhe me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Ajo nënvizoi se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat, por se mbështetin të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe.
Mbrëmjen e djeshme ajo kundërshtoi në një postim në Twitter deklaratat e presidentit Meta për përdorim sfurqesh e sëpatash nga qytetarët, duke i konsideruar ato të papranueshme e të dënueshme.

Ambasadorja Kim theksoi se ata që nxisin dhunën do të jenë përgjegjës për rezultatin e fjalëve dhe veprimeve të tyre.

Presidenti Meta u përgjigj duke i kërkuar të mos marrë më në mbrojtje kryeministrin Rama dhe të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë në mënyrë të njëanshme.

VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës