“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
VOA: Shqipëria dhe Kosova dënojnë agresionin rus
24 Shkurt 2022, 08:08Nga DOSJA
Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës dënuan të enjten sulmin e Rusië mbi Ukrainën duke u shprehur mbështetje qytetarëve ukrainas.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, shkroi se Shqipëria “u bashkohet aleatëve në NATO dhe Bashkimin Evropian në dënimin e fuqishëm të agresionit rus. Mendimet tona janë me popullin e Ukrainës”, shkroi ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi se Kosova dhe qytetarët e saj qëndrojnë përkrah qytetarëve ukrainas, teksa përballen me pasojat e një lufte të paprovokuar, si rezultat i agresionit rus.
“Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë për të penguar çfarëdo destabilizimi të rajonit tonë. Hegjemonia ruse nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të triumfojnë”, shkroi ajo.
Të dyja vendet dënuan të hënën njohjen e pavarësisë nga Rusia të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, duke e cilësuar “një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, marrëveshjes së Minskut si dhe cenim të tërësisë tokësore dhe pavarësisë së Ukrainës”.
BJELLORUSI– Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko do të mbledhë një takim ushtrinë e tij. Bjellorusia dhe Rusia kanë lidhje të ngushta ushtarake ...
UKRAINË- Rusia ka nisur sulmet me raketa ndaj Ukrainës mëngjesin e sotëm.Shumë qytetare në Ukrainë janë larguar që në orët e para të mëngjesit nga banesat ...
UKRAINË- Rusia ka nisur bombardimet në Ukrainë. Pas shpërthimeve shumë njerëz janë evakuar duke shpresuar që ti shpëtojnë luftës. Një foto prekëse që po qa...
BRUKSEL – Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e konsideroi barbar ofensivën e armatosur të Rusisë ndaj Ukrainës. Zyrtarja e lartë e BE ...
KIEV – Gazetari amerikan i CNN Mathew Chance po raportonte drejtpërdrejt momentin kur po dëgjoheshin shpërthime të fuqishme në kryeqytetin ukrainas, Kiev....
UKRAINË– Sulmi rus ka nisur! CNN ka bërë publike qytetet ku janë raportuar shpërthimet në Ukrainë.Qytetet ku janë raportuar shpërthime në Ukrainë:Kie...
SHBA-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka dënuar sulmin e nisur nga Rusia drejt Ukrainës.“Sapo kemi përfunduar bisedën tonë me Volodymyr Zelensky”, tha Biden në n...
RUSI– Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar të ketë sulmuar qytetet ukrainase. Për raketat dhe sulmet që po ndodhin në Ukrainë, Rusia thotë se po synon inf...