LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA:Arrestimi i ish-ministrit Koka, opozita mbështet SPAK-un në thellimin e hetimeve

15 Dhjetor 2021, 18:13 Nga DOSJA
VOA:Arrestimi i ish-ministrit Koka, opozita mbështet SPAK-un në

TIRANË- Në Shqipëri, një ditë pasi ish ministri i mjedisit, Lefter Koka, u arrestua nga SPAK për korrupsion, opozita deklaroi se ai është vetëm maja e ajsbergut të një rrjeti të gjerë zyrtarësh të përfshirë në aferën e inceneratorëve, që shkon deri në krye të qeverisë.

Partia Demokratike shprehu mbështetje të plotë për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të thellojë hetimet për këtë abuzim të rëndë me financat publike, ku janë përfshirë një seri bashkiakësh, ministrash dhe zyrtarësh të niveleve më të larta.

Një ditë pas arrestimit të ish ministrit të mjedisit për korrupsion dhe shpërdorim detyre me procedurat dhe kontratën e koncensionit të impiantit të mbetjeve urbane në Elbasan, opozita tha sot se ky është vetëm fillimi i një rrjeti korrupsioni, që shkon deri në nivelet më të larta qeveritare dhe ka përfshirë disa ministra dhe bashkiakë të tjerë socialistë.

Përfaqësues të Partisë Demokratike theksuan se ish ministri i arrestuar Lefter Koka është maja e ajsbergut të një afere korruptive të jashtëzakonshme, ku mafia e plehrave ka grabitur miliona euro, duke shkelur çdo ligj me ndihmën dhe lehtësirat e të gjithë piramidës qeveritare.

Përkrah drejtuesit të Partisë Demokratike, Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku, tha se ngjashëm me aferën korruptive me inceneratorin e Elbasanit janë edhe dy inceneratorët e tjerë në Fier dhe Tiranë, të tre së bashku kontrata që shkojnë në afro 400 milionë euro.

Ajo theksoi se shkeljes së procedurave dhe nënshkrimeve të kontratave ne rastin e Elbasanit ia hapi rrugën me nxitim të madh vet qeveria, duke I kryer të gjithë procedurat brenda ditës.

Zonja Tabaku renditi emrat e ish kryetarit të bashkisë, Qazim Sejdini, biznesmenit Klodian Zoto dhe ish ministrit Lefter Koka, të cilët filluan vargun e një serie shkeljesh ligjore, ku u përfshi me zell e gjithë qeveria, duke përmbyllur brenda 24 orëve 17 procedura dhe dokumente voluminoze për impiantin e Elbasanit.

Nga ana tjetër, qeveria dhe shumica socialiste ende nuk kanë reaguar për arrestimin e ish ministrit Lefter Koka, megjithëse ai ishte ministër i mjedisit 4 vjet në qeverinë e majtë PS-LSI dhe në zgjedhjet e fundit e ftuan të kandidonte në për deputet i PS-së në Durrës, mandat që e dorëzoi sapo e fitoi.

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, një nga emrat më të lakuar nga media dhe opozita për përfshirje në këtë aferë korruptive, deklaroi sot se përgjegjësitë janë individuale.

Edhe kryeministri Edi Rama ka mbajtur të njëjtin qëndrim sot në përgjigjen e dhënë një qytetari përmes Facebook, se “çështja e ish-ministrit me SPAK-un është çështje individuale” dhe se “Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt”.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se ish ministri i financave Shkëlqim Cani u shkarkua menjëherë sapo refuzoi të nënshkruante këtë aferë, dhe pasuesi i tij, ministri i ri Arben Ahmetaj i firmosi pas pak ditësh të gjitha dokumentet që i hapnin rrugën mafies së plehrave.

Po aq të përfshirë në aferat e 3 inceneratorëve, sipas tij, janë Damian Gjiknuri, Erjon Veliaj, Edi Rama. Zoti Basha tha se opozita mbështet fuqishëm SPAK që t’i shkojë deri në fund me seriozitet këtyre hetimeve dhe të mos trembet nga presionet e mafias për ta bërë detyrën pjesërisht.

“Partia Demokratike shpreh mbështetjen më të plotë për hetuesit dhe prokurorët që patën guximin për këtë arrestim dhe nisjen e kësaj çështjeje, megjithëse kanë patur presione të jashtëzakonshme nga mafia. Ata duhet të thellojnë hetimet me profesionalizëm dhe të mos tërhiqen pavarësisht se nëpër procedura hetimi do t’i përballë me zyrtarë shumë të lartë që janë përfshirë në këtë aferë kriminale korruptive” – tha zoti Basha.

Ish ministri i mjedisit, Lefter Koka, u arrestua dje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për shpërdorim detyre dhe korrupsion me procedurat, kontratat dhe ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve urbane të Elbasanit, e cila shkonte në 21.6 milionë euro.

Ish ministri Koka, thuhet në njoftimin e SPAK, ka kërkuar dhe ka marrë nga dy shoqëritë përfitime monetare të tërthorta, duke krijuar me disa shoqëri të tjera skema fiktive për punime të pakryera, për të mbuluar korrupsionin e tij. SPAK ka lëshuar dhe dy urdhëra arresti të tjera, për Klodian Zoton dhe Stela Gugallën, të dy të shpallur në kërkim, ndërsa janë vënë nën sekuestro aksionet e tyre në kompanitë që administrojnë.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike arben ahmetaj damian gjiknuri edi rama erjon veliaj klodian zoto lefter koka stela gugalla arben ahmetaj damian gjiknuri edi rama erjon veliaj klodian zoto lefter koka stela gugalla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj