LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasje në PD/Vokshi me grupin e Berishës ngelen në korridor, përplasje e ofendime

15 Dhjetor 2021, 14:03 Nga DOSJA
Përplasje në PD/Vokshi me grupin e Berishës ngelen në

TIRANË– Situata brenda Partisë Demokratike është tensionuar sërish sot mes anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha. Vokshi, Evi Kokalari dhe anëtarë të tjerë të Komisionit shkuan sot për të zhvilluar një mbledhje, por dolën menjëherë pasi u ndeshën me dyert e mbyllura të zyrave të Lidhjes Demokratike të Gruas.

Teksa flisnin jashtë për mediat, tensioni mes palëve arriti kulmin kur njëra prej mbështetëse e kryetarit Lulzim Basha ofendoi Kokalarin si “mashtruese dhe të paguar” duke e detyruar të largohej nga ambientet e selisë. Ndërkohë që përplasje kishte dhe mes demokrateve të tjera, të cilat “tregonin forcën” e secilit që mbështesnin. Demokratat e reshtuar krah Bashës i treguan derën mbështetësve të liderit historik të PD, Sali Berisha.

Ndërsa këto të fundit përmendën faktin se Basha ishte shkarkuar nga detyra në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Disa orë më pas, si Vokshi, ashtu edhe Kokalari fajësuan në rrjetet e tyre sociale kryedemokratin Lulzim Basha për fyerjet dhe dhunën që pretenduan se ishte ushtruar ndaj tyre. Madje Vokshi premtoi se çështjen e përplasjes së sotme do ta denoncojë pranë organeve përkatëse.

Por historia e përplasjeve mes demokratëve nuk nis sot! E gjitha vjen nga data 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes “non grata” nga SHBA-ja. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Ai akuzoi liderin e PD-së Lulzim Bashën se ka shkatërruar opozitën duke bashkëpunuar me kryeministrin Rama. Gjithashtu, Berisha e fajësoi Bashën për humbjen e 4 zgjedhjeve dhe shkatërrimin e brendshëm të PD-së. Prej këtij momenti, marrëdhëniet e tij me pasardhësin e PD-së u tensionuan derisa u krijuan dy kampe brenda selisë blu. Me kalimin e ditëve, Basha e akuzoi Berishën si “pjesë të trekëndëshit të Bermudës” (Rama-Berisha-Meta) dhe për drejtim të partisë në mënyrë diktatoriale.

Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro-shkarkimit të Bashës. Në këtë kuvend, u miratua dhe statuti i ri i PD-së si dhe u miratua mbajtja e Referendumit për legjitimin e shkarkimit të Bashës nga posti i kryetarit të Partisë. Gjithashtu, u caktua ngritja e Komisionit të Rithemelimit, që përbëhet nga 29 anëtarë. Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por, Basha nuk e njeh vendimin duke përjashtuar  në një mbledhje të Këshillit Kombëtar i PD-së në 12 dhjetor të gjithë mbështetësit e Berishës dhe duke i zëvendësuar të gjithë anëtarët e Kryesisë. Mes tyre u shkarkua dhe Edi Paloka nga posti i kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Para dy ditësh, u regjistrua përballja e parë mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës në selinë e PD-së. Basha organizoi mbledhjen e grupit të punës për zgjedhjet e reja të organeve të PD-së, më konkretiksht në FRPD dhe LDG. Ndërsa Berisha dhe mbështetësit e tij e sulmuan se ka dërguar persona të armatosur që kanë kërcënuar anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Fill pas përplasjes, dje Basha u takua me një përfaqësi të 6 ambasadorëve të huaj. Më pas, Komisioni i Rithemelimit të PD-së denoncoi veprimin e radhës së kryetarit demokrat Basha për shkarkimin e disa kryetarëve dhe sekretarëve të degëve të PD-së pasi kanë mbështetur Berishën dhe lëvizjen e tij për rithemelimin e partisë opozitare. 

Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të duhet të zgjidhë konfliktin politik në rrugë ligjore. Në ditët e fundit, janë dërguar në gjykatë ndryshimet statutore të Kuvendit të 17 korrikut, ku Basha u rizgjodh për herë të dytë si kryetar i PD-së dhe në krahun tjetër Komisioni i Rithemelimit ka sjellë ndryshimet e fundit statutore të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit në “Air Albania”. 


ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përplasja tek selia e PD, Albana Vokshi e ashpër: E turpshme të keqpërdoren gratë

VD- “Ikni moj…”/ Mbështetësja e Bashës përplaset me të Berishës: S’keni vend këtu më

Sherri në seli/ Kokalari: Basha do mallkojë ditën që humbi logjikën ndaj meje

Situatë e tensionuar në PD, militantja sulmon Kokalarin: Mashtruese, kush të paguan?

“Kanë zëvendësuar bravat”, Vokshi: Në zyrën e LDG-së kishte dokumente zyrtare

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike albana vokshi perplasje ne partine demokratike vokshi ne pd albana vokshi perplasje ne partine demokratike vokshi ne pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj