Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VD/ Tension në PD, demokratja sulmon Kokalarin: Mashtruese, kush të paguan?
15 Dhjetor 2021, 14:52Nga DOSJA
TIRANË – Situata në selinë e Partisë Demokratike mbetet akoma e tensionuar. Ditën e sotme grupi i mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha shkoi sërish te selia e PD-së për të zhvilluar mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit të partisë, por kanë gjetër derën të mbyllur. Midis një mbështetëse të PD-së dhe anëtares së Komisionit të Rithemelimit Evi Kokalari janë shkëmbyer fyerje.
Kokalari u shpreh para mediave se nuk ka ardhur për provokim në selinë e PD-së. Ndërkohë, një militante demokrate sulmoi verbalisht Evi Kokalarin duke e quajtur “mashtruese dhe të paguar”.
Pas debateve, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së Evi Kokalari u largua me deputeten demokrate Albana Vokshi.
DEBATI:
Kokalari: Këta që i dërgon Lulzim Basha është dhunë verbale dhe psikologjike. Kanë mbyllur të gjitha dyert dhe nuk arrijnë të kontrollojnë dy gra që janë apo jo me probleme. Basha është këtu. Kjo është dhunë psikologjike. Ardhja ime këtu nuk është provokim. Kjo është ndërtesë e Partisë Demokratike.
Militantja demokrate: Kush të ka paguar ty, sa rrugë ke bërë Amerika në Shqipëri? Kush ti ka paguar? Pse mashtron, mashtruese? Ik, p*rdh*, mashtruese! Legene! Mos të të shoh më këtu!
Kokalari: Mos më prek me dorë!
Deputetja Vokshi akuzoi sot Lulzim Bashën se ka urdhëruar shpërthimin e dyerve të Lidhjes Demokratike të Gruas duke ndërruar bravën.
ELBASAN– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të vdekur në vend...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekretuar 4 ligje! Me anë të një njoftimi zyrtar nga Presidenca, shkruhet se Meta ka firmosur ligje në lidh...
Në të gjitha progres raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë, theksohet roli i rëndësishëm që merr opozita në proceset e integrimit. Natyrshëm në Bruksel ...
GREQI– Shtrëngohen masat anti-COVID! Ministria e Shëndetësisë në Greqi njoftoi sot se të gjithë personat që do të hyjnë në vendin fqinjë nga data 19 Dhjet...
TIRANË– Kryedemokratit Lulzim Basha i është rritur mbështetja e demokratëve. Këtë gjë ka deklaruar vetë Kreu i Partisë Demokratike në një konferencë ...