Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Përplasja Basha-Berisha, Komisioni Europian në distancë: No Comment për PD!
15 Dhjetor 2021, 15:58Nga DOSJA
Në të gjitha progres raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë, theksohet roli i rëndësishëm që merr opozita në proceset e integrimit. Natyrshëm në Bruksel situata në PD është duke u ndjekur me interes.
Ana Pisonero zëdhënëse e Komisionit Europian e pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, për atë që është duke ndodhur në PD, thotë se komisioni nuk komenton apo përfshihet në çështje të brendshme të kësaj force politike.
Në emër të Komisionit Europian në përgjigjen për Top Channel, ajo thekson: Ne do të vijojmë të kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të sigurojnë e vazhdojnë ta kenë fokusin tek reformat ku përfshihet, strukturim i mëtejshëm në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit si dhe për shtimin e kohës së veprimit përmes ndryshimit kushtetues të organeve të vetingut. Këto janë të një rëndësie kyçe për rrugën e integrimit evropian.
Pjesë e takimit të një dite më parë të gjashtë ambasadorëve me Lulzim Bashën në selinë blu ishte edhe kreu delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
GREQI– Shtrëngohen masat anti-COVID! Ministria e Shëndetësisë në Greqi njoftoi sot se të gjithë personat që do të hyjnë në vendin fqinjë nga data 19 Dhjet...
TIRANË– Kryedemokratit Lulzim Basha i është rritur mbështetja e demokratëve. Këtë gjë ka deklaruar vetë Kreu i Partisë Demokratike në një konferencë ...
SHKODËR– Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi ka adresuar kritikat e marra lidhur me fjalën e ambasadorit turk Murat Ahmet Yoruk ...
KOSOVË- Ditën e sotme presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë. Pendarovski u prit nga presidentja e ...