LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA:Trafikantët e drogës kontrollojnë zonat malore dhe territoret pranë qyteteve shqiptare

17 Shkurt 2022, 07:15 Nga DOSJA
VOA:Trafikantët e drogës kontrollojnë zonat malore dhe territoret

SHKODËR – Duke folur në një takim sensibilizues në Prefekturën e Shkodrës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, deklaroi se “Qarku i Shkodrës renditet ndër qarqet apo zonat me risk të lartë në kultivimin e bimëve narkotike”.

Shifrat zyrtare të vetë policisë e dëshmojnë këtë. Gjatë vitit 2021, në këtë qark, ku përfshihen 5 bashki; ajo e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Pukës dhe Fushë-Arrësit, u evidentuan 211 vepra penale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ose 162 raste më shumë se një vit më parë.

Në këtë veprimtari kriminale u përfshinë 156 autorë, 50 nga të cilët janë arrestuar, 33 janë ndaluar, 50 ndiqen në gjendje të lirë dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Kultivuesit dhe trafikantët e drogës duket se kontrollojnë tashmë jo vetëm zonat e thella malore, ku thuajse nuk ka prani të efektivëve të policisë, por edhe territore fare prane qytetit, ku po tentojnë të hapin “shtëpi bari” për kultivimin e bimëve narkotike.

Vetëm dy muajt e fundit, në territorin e bashkisë së Shkodrës janë zbuluar dy “shtëpi bari”, ku bimët narkotike rriten në mjedise të mbyllura, me llampa dhe sisteme ajrosje. Por, shifrat zyrtare të policisë, sipas drejtuesve vendor të Qarkut të Shkodrës, pasqyrojnë vetëm një pjesë të vogël të këtij fenomeni shqetësues në rritje.

Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, thotë se fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike mbështetet edhe nga kryetarë bashkish, punonjës të policisë ,apo të strukturave të tjera të pushtetit vendor, të cilët bashkëpunojnë me trafikantët.

Nuk mund të kuptohet një kryetar bashkie, të cilin një trafikant e telefonon tre herë. Ç’a është ky kryetar bashkie? Kjo do të thotë se ky kryetar bashkie, që mban lidhje të vazhdueshme me trafikantë, nuk është në pozitën e duhur. Gjithashtu, nuk mund të jesh punonjës policie, kur pin e han me trafikantë. Përpara ligjit duhet të jemi njëlloj”, thotë ai.

Kryebashkiaku i Pukës thotë gjithashtu se, për t’i vënë fre fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike, duhen ndërprerë kontaktet e kryetarëve të bashkive dhe punonjësve të policisë me trafikantët e drogës.

Deklarata e fundit e kryebashkiakut të Pukës, bashki kjo krejtësisht malore ne veri te Shqipërisë, dëshmon për situatën konfuze dhe problematike në kontrollin e territorit dhe luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës në vend.

Gjatë vitit të kaluar, kur edhe u shtuan rastet e kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, u proçeduan penalisht për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi, 17 kryepleq të fshatrave, 9 inspektorë të mjedisit dhe pyjeve, 2 roje ujësjellësi si dhe 2 elektricistë.

Por, asnjëri prej tyre nuk u ndoq penalisht dhe as u dënua si bashkëpunëtor me kultivuesit dhe trafikuesit e drogës. Gjithashtu, nuk është proçeduar apo arrestuar asnje zyrtar i larte në të 5 bashkitë e qarkut, si dhe asnjë punonjës policie.

Prej më shumë se 20 vitesh, çdo fillim viti, policia nis fushatën sensibilizuese me zyrtarët vendor, fermerë, nxënës dhe studentë, për të parandaluar në kohë kultivimin e bimëve narkotike dhe, siç thuhet çdo vit, për t’a nxjerrë Shqipërinë nga harta e kultivimit të drogës. Por, këto fushata, nga viti në vit janë shndërruar në formale, pa efekt në ndërprerjen e zinxhirit të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë takimit sensibilizues me zyrtarët e lartë të policisë së shtetit, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se drejtuesit e bashkive janë partnerë me policinë në fushatën sensibilizuese dhe përpjekjet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, por ata nuk mund të vihen nën presion për shpërdorim të detyrës. Zonja Ademi thotë se, këto fushata të përvitshme nuk kanë dhënë ndonjë rezultat në parandalimin e fenomenit.

“ Ndonjëherë, edhe pushteti vendor lodhet kur fushatat sensibilizuese nuk japin rezultat. Çdo fushatë është e vlefshme, por kur është ekstremisht formale, ajo nuk sjell një produktivitet. Ndaj, duhet të mësojmë nga ky proces, sepse nuk po arrijmë të parandalojmë vetëm me një fushatë sensibilizuese”, theksoi zonja Ademi.

Sipas zonjës Ademi është e nevojshme të përmirësohet infrastruktura për monitorimin e territorit.

Në Shqipëri, gjatë vitit të kaluar, kultivimi i marihuanës u spostua nga jugu drejt zonave qendrore dhe veriore të vendit. Sipas të dhënave të policisë shqiptare, në vitin 2021 u zbuluan dhe shkatërruan 164 mijë rrënjë cannabis sativa, ose 27 mijë më shumë se në vitin 2020.

Edhe të dhënat zyrtare nga fluturimet, e kryera me avion të specializuar të Guardia di Finanza-s italiane, flasin për një shtim të ndjeshëm të sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike. Janë mbi 37 hektarë dhe më shumë se 1100 parcela, të dyshuara se janë përdorur për të kultivuar bimë narkotike, sipërfaqja kjo më e madhja që nga viti 2016.

Marrë nga VOA

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kanabisi ne shqiperi policia e shkodres kanabisi ne shqiperi policia e shkodres

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë