LIVE UPDATES
Ekonomi

Vodafone prezanton një tjetër politikë unike në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

9 Mars 2021, 09:47 Nga DOSJA
Vodafone prezanton një tjetër politikë unike në Ditën

Vodafone Group vjen me një tjetër risi në politikat e burimeve njerëzore. Në ditën ndërkombëtare të grave, Vodafone ka prezantuar iniciativën që do të sigurojë mbështetjen e duhur për gratë dhe vajzat gjatë menopauzës.

Kjo politikë e re e kompanisë do të aplikohet në të gjitha tregjet ku Vodafone operon, përfshirë Shqipërinë dhe do të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të kompanisë për mbështetjen e të gjithë punonjësve gjatë të gjitha fazave të jetës për të krijuar kulturën e gjithëpërfshirjes.

Kjo politikë e re është dizajnuar bazuar në rezultatet e studimit të realizuar nga kompania “Opinium”. Pjesë e këtij studimi u bënë 5,012 gra nga pesë vende të ndryshme të botës, në moshën mbi 18 vjeç, të cilat kishin pasur simptoma të menopauzës gjatë kohës që ishin në punë.

Nga ky studim u zbuluan fakte interesante, si për shembull:

•​Thuajse dy në tre gra (62%) dhe katër në pesë gra të moshës 18-44 vjeç (79%), me simptoma të menopauzës, thanë se kjo fazë kishte ndikuar në punë.

•​Një e treta e grave me simptoma (33%) u shprehën se këtë e mbanin të fshehur në punë dhe 50% kishin ndjesinë se të flasësh për menopauzën është tabu.

•​44% e grave në përgjithësi dhe 66% e grave midis moshës 18-44, që kanë përjetuar simptoma të menopauzës, thanë se iu ka ardhur shumë zor të kërkojnë ndihmë në vendin e punës.

•​Dy të tretat (66%) e grave mendojnë se duhet më shumë mbështetje në vendin e punës për gratë në menopauzë.

•​Sipas përllogaritjeve të Vodafone, aktualisht rreth 15% e 100,000 punonjëseve të Vodafone-it nëpër botë preken nga menopauza. Për t’u siguruar se punonjësit e saj ndihen komod për të kërkuar ndihmë, ky angazhim global i Vodafone-it synon të ofrojë mbështetje, ndihmë, trajnim dhe ndërgjegjësim.

Pjesë e kësaj politike është realizimi i trajnimeve të punonjësve Vodafone në rang global, informacione për të kuptuar më mirë menopauzën dhe udhëzime se si mund t’iu vihet në ndihmë punonjëseve, kolegeve dhe pjestareve të familjes. Politikat ekzistuese në tregun lokal do të ofrojnë ndihmë gjithashtu në drejtime të tjera, që nga mundësia për të marrë leje për çështje shëndeti dhe trajtime mjekësore, orar pune fleksibël si dhe kujdes përmes Asistencës së Vodafone për Punonjësit.

Leanne Wood, Shefe e Burimeve Njerëzore në Vodafone Group, u shpreh: “Angazhimi global i Vodafone-it për menopauzën është pjesë e prirjes sonë për një kulturë më gjithëpërfshirëse dhe dëshirës që gratë ta shikojnë Vodafone-in si një vend të përshtatshëm për karrierën përgjatë gjithë fazave të ndryshme të jetës së tyre. Duke qenë se menopauza ndikon te gratë për një periudhe të rëndësishme të jetës, është e rëndësishme t’i ndihmojmë gratë në këtë fazë të jetës së tyre, duke folur hapur dhe duke ndihmuar gratë në vendin e punës, teksa kalojnë fazën e menopauzës.”

Diversiteti dhe gjithëpërfshirja janë në fokus të kompanisë Vodafone, duke përforcuar ambicien për të qenë një kompani, punonjësit e së cilës përfaqësojnë diversitetin e abonentëve dhe shoqërive kudo ku Vodafone operon.

Synimi i Vodafone është që deri në vitin 2030, 40 % të pozicioneve në role menaxheriale dhe drejtuese të mbahen nga gratë. Kjo reflektohet tashmë në nivel Bordi, duke treguar angazhimin e Vodafone-it për të arritur këtë synim ambicioz. Aktualisht, në rang global, gratë mbajnë 31% të pozicioneve menaxheriale dhe drejtuese në Vodafone.

Për të arritur synimin që deri në vitin 2025, Vodafone të jetë punëdhënësi më i mirë për gratë, kompania ka zhvilluar një sërë programesh që zbatohen për herë të parë nga një korporatë, me qëllim nxitjen e barazisë gjinore. Programe si ReConnect, Politika e Dhunës në Familje, politika globale e lejes së lindjes, për burrat dhe gratë, e rendisin Vodafone si një ndër kompanitë më të përgjegjshme dhe si një shembull të barazisë gjinore. C2 General.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale 8 marsi ne shqiperi vodafone group 8 marsi ne shqiperi vodafone group

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet