Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vodhi traktorin në Itali, arrestohet i riu nga Fieri, në pranga edhe 4 të tjerë
25 Dhjetor 2021, 10:31Nga DOSJA
FIER – Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për vepra të ndryshme penale. Këshut, në pranga ka rënë një 35-vjeçar i identifikuar me inicialet D.H., banues në fshatin Gramsh, Lushnje, i cili u arrestua pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjet një traktor tip “Masssey Ferguson”, i cili dyshohet se është vjedhur në Itali dhe trafikuar në Shqipëri nga 32-vjeçari E. N. Ky i fundit është shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
M., 27 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 29.07.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
Ç., 52 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Ballsh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim e datës 09.07.2020 e ka dënuar këtë shtetas me tre muaj burg për veprën penale penale “Mosdhënie e mjeteve për jetesë”.
Ndërsa shtetasit A. K., 52 vjeç dhe N. M., 55 vjeç, banues në Fier u arrestuan në flagrancë pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre përkatësisht tip “Seat” dhe “Audi” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje punonjës të ISSH dhe Drejtorisë së Tatimeve të cilët dyshohen se mund të jenë të përfshirë në skandal...
SARANDË – Një tjetër shtetas i huaj është shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Pas suedezit Sebastian Lichota Buinski, për të cil...
ELBASAN – Në kishat katolike të Elbasanit janë kremtuar mbrëmjen e djeshme Krishtlindjet. Qytetarë të shumtë, duke respektuar masat anti COVID, kanë uruar...
FIER – Policia e Fierit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili është konstatuar teksa mbante në makinën e tij një armë zjarri tip pistoletë pa leje. Sip...
TIRANË– Ambasada e Amerikane në Tiranë uron Krishtlindjet me kartolinën speciale për shqiptarët. Në mesazhin e saj, ambasada e SHBA iu uron qytetarëv...
FIER – Në respektim të masave dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes Kisha e Shën Gjergjit në Fier ka pritur sot besimtarët të cilët kanë ndjekur m...
ITALI– Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me lëndë narkotike, të llojit kokainë të ndarë në 6 pako. I riu është arrestuar më 23 Dhjeto...
TIRANË– Nga data 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare do të duhet të dorëzojnë certifikatën e ...