Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Dhunoi me grushte turisten gjermane në Sarandë, arratiset nga Shqipëria lituanezi
25 Dhjetor 2021, 10:10Nga DOSJA
SARANDË – Një tjetër shtetas i huaj është shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Pas suedezit Sebastian Lichota Buinski, për të cilin rëndon masa “Arrest ne burg” në mungesë prej shtatorit, Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi edhe për 51-vjecarin lituanez, Nikoljas Kuznecovs.
Me vendim të gjyqtarit Fatmir Ndreu, më 25 nëntor, të zbardhur këto ditë, u vendos masa e sigurisë “Arrest ne burg” dhe gjithashtu kalimi në favor të shtetit të garancisë 3000 euro që lituanezi kishte vendosur, kur në 17 shtator u la i lire nga gjykata me kete garanci pas akuzes per “dhune ne familje”. Shkak per ndryshimin e mases se sigurise ndaj tij eshte bere fakti qe, sipas sistemit TIMS, më datë 21.09.2021 ora 22.49, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan Kukës është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Për të kaluar pushimet verore të vitit 2021, shtetasja gjermane Helena Barleben dhe shtetasi lituanez, të datëlindjeve respektivisht 30.07.1973 dhe 27.02.1970, të cilët janë në një lidhje intime dhe bashkëjetojnë me njëri – tjetrin, kanë përzgjedhur territorin e Republikës së Shqipërisë, përzgjedhur fshatin Ksamil, Njësia Administrative Ksamil, Bashkia e Sarandës. Pushimet e tyre këta shtetas i kalojnë duke u akomoduar në një mjet transporti të llojit “rulotë”, të cilin e kanë sjellë me vete, duke e tërhequr me anë të një automjeti. Më datë 14.09.2021, rreth orëve të drekës, midis bashkëjetuesve ka lindur një debat, gjatë zhvillimit të të cilit, shtetasja gjermane H. Barleben ka derdhur shishen me raki që shtetasi lituanez po konsumonte në ato çaste. Kjo e ka ndezur edhe më shumë debatin midis tyre. Në këto rrethana, debati ka degjeneruar në akte dhune që shtetasi lituanez ka ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases gjermane Helena Barleben, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj kjo e fundit thekson “bashkëjetuesi im nga ky veprim u inatos dhe filloi të më godiste, me pëllëmba dhe me grushte në fytyrë dhe në kokë.
Në vijim, shtetasi lituanez është larguar nga vendi ku kishin parkuar “rulotin” e tyre, duke u rikthyer rreth orës 20.00. Por, në rikthim, gjendja psikologjike e shtetasit lituanez ka qenë e rënduar, rrethanë kjo që ka ndikuar në “rindezjen” e konfliktit midis bashkëjetuesve, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetasja gjermane H. Barleben thekson “bashkëjetuesi … u kthye në darkë rreth orës 20:00, kur erdhi bashkëjetuesi im ishte në gjendje më të keqe psiqike dhe aty përsëri kemi filluar sherrin me njëri tjetrin … sherri vazhdonte me fjalë duke u sharë dhe ofenduar”.
I shqetësuar për atë ç’ka po dëgjonte, një nga punonjësit e kampingut në të cilin gjendej edhe “ruloti” i bashkëjetuesve, ka vënë në dijeni Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, ku punonjës të policisë kanë mbërritur në vend duke shuar kështu edhe konfliktimin e mëtejshëm të bashkëjetuesve, të cilët janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, ku shtetasja gjermane Helena Barleben është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal”.
Ne shtator, me kerkese te Prokurorise, Gjykata e Sarandes ndryshoi edhe masen e sigurimit per shtetasin suedez Sebastian Lichota Buinski, 33-vjec i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, me pasojë rrahjen e shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, 31-vjec. Ne fillim te shtatorit ndaj tij ishte dhene masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dhe detyrim i qendrimit ne nje vend te caktuar”. Por prej asaj dite ai nuk u paraqit me ne Prokurorine e qytetit dhe kjo ka bere qe te kontrollohet sistemi TIMS nga ku rezultoi qe ai te jete larguar jashte shtetit.
ELBASAN – Në kishat katolike të Elbasanit janë kremtuar mbrëmjen e djeshme Krishtlindjet. Qytetarë të shumtë, duke respektuar masat anti COVID, kanë uruar...
FIER – Policia e Fierit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili është konstatuar teksa mbante në makinën e tij një armë zjarri tip pistoletë pa leje. Sip...
TIRANË– Ambasada e Amerikane në Tiranë uron Krishtlindjet me kartolinën speciale për shqiptarët. Në mesazhin e saj, ambasada e SHBA iu uron qytetarëv...
FIER – Në respektim të masave dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes Kisha e Shën Gjergjit në Fier ka pritur sot besimtarët të cilët kanë ndjekur m...
ITALI– Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me lëndë narkotike, të llojit kokainë të ndarë në 6 pako. I riu është arrestuar më 23 Dhjeto...
TIRANË– Nga data 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare do të duhet të dorëzojnë certifikatën e ...
Nga Αnastas Janullatos, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë ShqipërisëTIRANË – Në këto ditë festive, zakonisht përsëriten mendime, mesazhe dh...