Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Volejbollistja italiane kërkon dëmshpërblim: “Vaksina më ka shkaktuar perikardit”
21 Gusht 2021, 16:51Nga DOSJA
ITALI – Volejbollistja italiane Francesca Marcon, përmes profilit të saj në Instagram ka bërë të ditur se ajo ka pësuar një perikardit dhe se nuk mund të kthehet në stërvitje tani për tani me ekipin e saj në Bergamo.
Ajo bën një denoncim shumë specifik, që sidoqoftë, nga pikëpamja mjekësore, nuk duhet të merret si fakt, pasi nuk ka siguri absolute të një korelacioni shkak-pasojë mes vaksinës anti-Covid të cilës lojtarja i është nënshtruar dhe simptomës, që ajo po shfaq.
Francesca sqaron se bëhet fjalë për një inflamacion të membranës, që mbron zemrën dhe në fakt raportohet si një efekt anësor i mundshëm i vaksinave Pfizer dhe Moderna.
Kompanitë që prodhojnë vaksinat kanë punuar në raportin e tyre të sigurisë për muaj për të siguruar detaje të mëtejshme për EMA-n, agjencia europiane të barnave, në lidhje me mundësinë se injektimi i vaksinës mund të shkaktojë perikardit dhe miokardit, duke qenë se ka patur raste për të cilët, në fakt, nuk ka 100 % siguri se shkaktohen nga vaksina dhe jo nga faktorë të tjerë.
Ajo që është më interesante sesa historia që përfshin Francesca Marconin, është një pyetje që bën lojtarja dhe kjo është sigurisht interesante. Volejbollistja, në fakt, ngre cështjen: nuk ka asnjë formë “kompensimi për ata që pësojnë dëmtime shëndetësore pas marrjes së vaksinës? Unë deklaroj se nuk jam kundër vaksinës, por kurrë nuk kam qenë e bindur për ta bërë këtë vaksinë dhe mora konfirmimin. Nuk e di nëse jeni të interesuar, por unë kam pasur dhe kam ende perikardit pas vaksinës … Kush paguan çmimin për gjithçka? ”.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI – Nga sot fillon edhe Serie A dhe thuajse të gjitha kampionatet i lanë dhënë udhë sezonit të ri.Një sezon që për shumë tifozë fillon me gëzime, ashtu si e...
ITALI – Perdja e fundit bie mbi Chievon, edhe për hipotezën e pranimit e saj në serinë D. Afati i fundit për regjistrimin në kampionatin ’21 -’22 edhe midis ama...
ANGLI– Java e dytë e Premier League-s hapet me fitoren e Liverpool në Anfield 2-0 kundër Burnley-t. Diogo Jota në pjesën e parë dhe Mane në të dytën i dha...
ARABI SAUDITE-Mousa Marega, ish-sulmuesi i Portos këtë sezon i është bashkuar ekipit Al-Hilal në Arabinë Saudite për 10 milionë euro. Futbollisti francez ishte ...
VENEZUELË-Trajneri José Peseiro njoftoi këtë të premte se vendosi të ndërpresë kontratën e tij për faktin se Federata e Futbollit të Venezuelës (FVF) i det...
ITALI-Ai ishte një nga presidentët më të dashur në të gjithë historinë e Interit dhe për të ngjyrat zikaltër kanë qenë gjithmonë shumë më tepër sesa thjesht një...
ITALI – Njëmbëdhjetë vjet pas herës së fundit, José Mourinho është gati të kthehet në stolin e Serie A. Serie A kundërshtari i Romës së tij do të jetë Fio...
PARIS– Në javën e tretë të kampionatit francez PSG fitoi 4-2 ndaj Brest, aty ku skuadra e drejtuar nga Manuel Pochettino dominoi në të gjithë aspektet dhe ia do...
BRAZIL – Ish-mesfushori i Manchester United, Anderson Luís de Abreu Oliveira, rrezikon deri në 10 vite burg me akuzën e një krimi kibernetik, duke mashtru...