LIVE UPDATES
Bota

Vota në kurriz të fëmijëve

7 Shkurt 2021, 22:26 Nga DOSJA
Vota në kurriz të fëmijëve

Të gjithë politikanët, të cilët i keqpërdorin fëmijët për fushatat e tyre, nuk e meritojnë të votohen, thotë Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias.

Edhe para se të niste zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, liderë të partive politike dhe kandidatët për deputetë, filluan të postojnë fotografi dhe video me fëmijë në rrjetet sociale.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, aktivistja Flutura Kusari thotë se me përdorimin e fëmijëve në spote të ndryshme promovuese, partitë politike janë duke bërë veprime të paligjshme.

“Edhe këtë vit jemi duke i parë politikanët e politikanet, të cilët janë duke i keqpërdorur fëmijët për fushata zgjedhore. Këta po shpresojnë që duke i bërë disa fotografi me fëmijë, ato fotografi do të mund t’iu sjellin vota. Mirëpo, një gjë e tillë është keqpërdorim”, thotë Kusari.

Në mesin e atyre që kanë postuar fotografi nga vizita nëpër çerdhe dhe kopshte të ndryshme të fëmijëve, është edhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Takim me fëmijë ka pasur edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që njëherësh është edhe kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Fëmijë janë parë edhe në takimet në qytete të ndryshme të Kosovës, të Lëvizjes Vetëvendosje.

Fëmijë e të mitur, kishte edhe në tubimet e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat po mbahen kryesisht në ambiente të brendshme. Sipas Flutura Kusarit, Osmani që është edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës, por edhe politikanët e tjerë, janë duke e keqpërdorur autoritetin e tyre.

“Ta zëmë në qoftë se Vjosa Osmani, shkon dhe i kërkon një çerdhes që të bëjë një vizitë, të bëjë foto dhe ato foto t’i postojë në profilin e saj, normalisht që asnjë drejtor i çerdhes nuk do ta ketë guximin që t’i thotë jo u.d së presidentit dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës që nuk duam të të lejojmë”, thotë Kusari.

Ajo thotë se Komisioni i Pavarur për Media duhet të monitorojë këto spote që transmetohen në televizione dhe në rrjetet sociale dhe të marrë masa ligjore në mënyrë e tillë të mos ndodh.

Thirrja e padëgjuar

Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, vazhdimisht kanë bërë thirrje që fëmijët të jenë larg fushatave zgjedhore.

Megjithatë, në të gjitha proceset zgjedhore të mbajtura në Kosovë, fëmijët pashmangshëm kanë qenë pjesë e fushatave, qoftë në video të ndryshme promovuese, por edhe në tubimet e partive.

Bukureza Surdulli, hulumtuese në organizatën KOMF, që merret me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se edhe këtë vit është shqetësuese prezenca e fëmijëve në fushatë zgjedhore.

“Ne këtë e konsiderojmë si keqpërdorim të fëmijëve, veçanërisht shkelje e të drejtave të tyre edhe cenim i mbrojtjes së fëmijëve. Ne kemi reaguar si koalicion edhe në të kaluarën, iu kemi bërë thirrje partive politike, por edhe prindërve duke apeluar që kjo të mos ndodh, sepse është e dëmshme dhe nuk shkon në interesin e fëmijëve”, thotë Surdulli.

Sipas saj, fëmijët nuk duhet të jenë në fushata zgjedhore e veçmas në tubime, pasi mund të rrezikohen edhe nga koronavirusi.

“Jemi dëshmitarë të gjithë që po ndodhin tubime sikur të mos jetë as pandemi dhe sikur të mos kemi asnjë rrezik që të na kanoset. Mirëpo, këtë vit ne të paktën shpresojmë që prindërit do të jenë më të vetëdijshëm që të mos i vendosin fëmijët përballë me rrezikun për shkak të pandemisë”, thotë Surdulli.

Përdorimi i fëmijëve në fushata zgjedhore, është shqetësim i trashëguar tash e 20 vjet.

Edhe pse ndër vite janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi ndërmjet ministrive dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përsëri janë shkelur të drejtat e fëmijëve. Fushata për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt, zyrtarisht ka filluar të mërkurën, më 3 shkurt.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni flutura kusari zgjedhjet e parakoheshme ne kosove flutura kusari zgjedhjet e parakoheshme ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 7 Shkurt 2021, 19:46

Kuba hap ekonominë për bizneset private

Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti. Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e s...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet