LIVE UPDATES
Politike

Votat e pavlefshme/ Si do ndryshonte rezultati në Elbasan, Durrës dhe Tiranë, opozita merrte dy mandate në kryeqytet

6 Maj 2021, 07:40 Nga DOSJA
Votat e pavlefshme/ Si do ndryshonte rezultati në Elbasan, Durrës dhe

Vetëm në tri qarqe, Tiranë, Durrës, Elbasan kemi një sasi prej 35 mijë votash të pavlefshme, të cilat mund të përmbysnin rezultatin në favor të njërës palë, ose mund ta thellonin në favor të palës tjetër. Vetëm në Tiranë, opozita mund të shtohej me dy mandate, ose ato dy mandate t’i kalonin të gjitha mazhorancës. Në Durrës, rezultati do mund të barazohej e kështu me radhë. Por më i rëndësishëm është fakti se në të gjithë vendin janë 83 mijë persona që iu është refuzuar shprehja e vullnetit të tyre, kanë mbetur të papërfaqësuar dhe kjo do të mjaftonte për t’i shpallur këto zgjedhje të pavlefshme.

Tirana, Durrësi dhe Elbasani, kanë nxjerrë më shumë se 35 mijë vota të pavlefshme, ose e barabartë me tri mandate deputetësh nga 64 që nxjerrin gjithsej ato. Do mjaftonin këto vota që në të tria këto qarqe, rezultati ose të dilte barazim, ose të përmbysej në favor të njërës palë, ose të thellohej dhe më tej për fituesin e zgjedhjeve, në këtë rast mazhoranca. Nga këqyrja e tabelës së rezultateve për shembull në Durrës votat e pavlefshme mund t’i jepnin një mandat të tre forcave politike që e pretendojnë. LSI, PD apo dhe PS. Në këtë qark janë 7808 vota të pavlefshme që do e çonin PS në 9 mandate, në rast se do ishin të sajat, PD në 7 duke barazuar rezultatin, ose do i jepte mandatin LSI-së, e cila do ia merrte PS-së që në këtë rast e ka përfituar një mandat për 9615 vota.

Në këtë rast përqindjen më të madhe për të humbur një mandat do e kishte PS, dhe rezultati do barazohej në 7 me 7. Por ndryshim rezultati do kishte dhe në Elbasan, ku kanë dalë jo pak por 9771 vota të pavlefshme. Në rast se do i kalonin PS-së, ajo do kishte mundësi të merrte mandatin e 10-të, që do i hiqej PD-së. E njëjta gjë do të ndodhte dhe në rast se votat do i kalonin LSI-së, e cila ka marrë 6848 vota në total, pra kjo forcë politike do merrte mandatin, por në kurriz të aleates së saj PD-së e cila do i duhej të lëshonte një mandat.

Tirana

Më interesante do zhvillohej gara në Tiranë, kjo dhe për shkak të numrit të lartë të votave që ndodhen aty. Këto vota do çonin PD-në në 16 mandate, duke i marrë një mazhorancës e cila do zbriste në 17 mandate. LSI-së do i mjaftonte gjysma e tyre për të marrë mandatin e tretë, por në total do i afrohej numrit katër të mandateve duke i hequr respektivisht nga një mandat PS-së dhe PD-së dhe rezultati do shkonte në 17-14-4-1. PSD e Tom Doshit do i duheshin rreth 11 mijë vota nga ato që të merrte mandatin e dytë ndërsa PS-së, këto vota do i mjaftonin të merrte dhe dy mandate të tjera.

Natyrisht kjo është një hipotezë e cila bën fjalë në rast se të gjitha votat do i kalojnë një partie të vetme, por duke përjashtuar Elbasanin, në të dyja qarqet Tiranë dhe Durrës mund të ndikonin në ndryshimin e rezultatit. Në Tiranë mes PD-së dhe PS-së dhe në Durrës mes PS-së dhe LSI-së. Ndërsa mund të thellohej rezultati i PS-së në Elbasan, e cila ishte shumë afër marrjes së mandatit të dhjetë. Si këto qarqe, janë dhe disa të tjera, ku votat e pavlefshme mund të tejkalojnë diferencën e votave mes kampeve dhe mund të sjellin ndryshim rezultati.

Përfaqësimi

Ajo çka është më i rëndësishëm, se nga shkon rezultati, është fakti se në këto tri qarqe 35 mijë persona mbesin të papërfaqësuar. Pra, një sasi kaq e madhe votash nuk mund të neglizhohet, po të kemi parasysh se në të gjithë vendin kanë dalë 83 mijë të tilla, ose më shumë se 5% e atyre që kanë dalë të votojnë, dhe kjo për faj të institucioneve që në çdo zgjedhje ndryshojnë mënyrën e votimit. Do të mjaftonte ky fakt për të shpallur nul zgjedhjet në të gjithë vendin, por në kushtet aktuale kjo duket e pamundur.

Ama forcat politike, përfshi dhe mazhorancën kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë ripërsëritje votimi atje ku votat e pavlefshme do të ndryshonin rezultat, dhe jo vetëm në Tiranë apo Durrës, por edhe në Berat, Vlorë, Gjirokastër apo gjetkë, ku për shkak të atyre votave mund të kishim një rezultat ndryshe nga ky i sotmi. Gjithsesi e vërteta është se më shumë se 83 mijë shqiptarëve iu është hequr e drejta e përfaqësimit me votë, për të mos folur më pas për shifrat e çuditshme që paraqesin këto tri qarqe, ku megjithëse shihet një ngritje e fortë e opozitës deri në 60 apo 70%, sërish shohim dhe ngritje të mazhorancës, në një kohë që duhet të ndodhte e kundërta.

Ja si u ndanë votat në tri qarqe

Durrës

2017                                                2021
PS 73 066 vota 8 mandate         76924 vota 8 mandate
PD 43 163 vota 4 mandate         63431 vota 6 mandate
LSI 21941 vota 2 mandate           9480 vota 0 mandate
PDIU 4519 vota 0 mandate

Pjesëmarrja 44,66% Pjesëmarrja 44.96%

2017 Durrës vota të pavlefshme 3467

2021 Durrës vota të pavlefshme 7808

Elbasan

2017                                                         2021
PS 72881 vota 8 mandate                   86224 vota 8 mandate
PD 33868 vota 4 mandate                 57878 vota 6 mandate
LSI 23536 vota 2 mandate                 6898 vota 0 mandate
PDIU 24931 vota 2 mandate

Pjesëmarrja 49.43% Pjesëmarrja 47.86%

2017 Elbasan vota të pavlefshme 3089

2021 Elbasan vota të pavlefshme 9771

Tirana

2017                                                                2021
PS 200479 vota 18 mandate                     226842 vota 18 mandate
PD 127997 vota 11 mandate                      182335 vota 15 mandate
LSI 55818 vota 5 mandate                         27945 vota 2 mandate
PDIU 12439 vota 0 mandate           PSD 13 272 vota 1 mandat

Pjesëmarrja 49,91% Pjesëmarrja 53.24%

2017 vota të pavlefshme Tiranë 8104

2021 vota të pavlefshme Tiranë 18339. Marrë nga MAPO

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rezultati i zgjedhjeve votat e pavlefshme rezultati i zgjedhjeve votat e pavlefshme

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit