Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Vrasësi fshihej në Shqipëri! Turku i arrestuar për trafik emigrantësh fshihej në Tiranë
24 Mars 2022, 12:43Nga DOSJA
TIRANË- Ulas Cokyigit nga Turqia është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit Taksim. 41-vjeçari, ishte në Tiranë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohej se kishte ndihmuar për kalimin e paligjshëm të kufirit. Në momentin e kapjes pasi ka thyer arrestin e shtëpisë, hetimet kanë zbuluar se ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Stambollit për vrasje.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Taksim”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Interpol Tirana. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjatë veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Taksim”, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Turqisë, të shtetasit: – U. C., 41 vjeç, banues në Tiranë, me shtetësi turke, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Gjatë verifikimeve të mëtejshme ka rezultuar se më datë 08.03.2022, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi zyra e Kryeprokurorit Turqi/Stamboll, ka lëshuar urdhër arrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit U. C., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese turke, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUSI- Tregu i aksioneve të Rusisë u hap për herë të parë në një muaj të enjten pasi investitorët morën pjesë në një sesion tregtimi shumë të kufizuar.Sipas CNN,...
FIER- Gëzim Duka endet poshtë e lartë prej muajsh në kadastrën e Fierit. Ai do të legalizojë tokën që ka marrë në vitin 1997 nga komuna e atëhershme për të ndër...
TIRANË– Emiljano Shullazi dhe katër anëtarit e grupit të tij janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, për prishjen e vendimit të Apelit. Rekursi ës...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha para gazetarëve se nuk i njeh qëndrimet e kryesisë, pasi sipas tij janë të shkarkuar nga kuvendi i 11 dhjetorit, ...
TIRANË– Në selinë e Partisë Demokratike po hiqen dyert e blinduara. Teknikët kanë filluar heqjen e dyerve të hekurit, të cilat u vendosën më datë 6 j...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës kërkon burg për bandën e të rinjve që grabisnin vilat në Tiranë. Masat u dhanë ditën e sotme nga Prokuroria e Tiranës. P...