Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Avokati i Arsen Stojkut, që ndodhet pas hekurave për vrasjen e dy vëllezërve Bilali, Artan Gjuzi ka deklaruar se klienti i tij po mbahet padrejtësisht në burg, për shkak të një disku makine. Pas seancës gjyqësore të mbajtur ditën e sotme për Stojkun, Gjuzi tha se nuk ka më besim tek organet e drejtësisë pasi prej dy vitesh janë shkelur sistematikisht procedurat dhe të drejtat dhe liritë e të pandehurit.
Sipas avokatit, Stojku është mbajtur 50 ditë në qeli në kushte të torturës së jashtëzakonshme dhe për këtë gjë nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Drejtoria e Burgjeve.
“Sot ka qenë seanca e radhës në ngarkim të të pandehurit Arsen Stojku i akuzuar për veprën penale vrasje të më shumë se dy personave. Ju faleminderit që keni ardhur sepse kemi nevojë për praninë e mediave se nuk kemi besim te organet e drejtësisë për këtë shtetas. Që në momentin që është arrestuar dy vite më parë janë shkelur sistematikisht procedurat dhe të drejtat dhe liritë e të pandehurit. Është shkelur prezumimi i pafajësisë, janë gjykuar dy persona të tjerë dhe janë në përfundim të gjykimit Myslim Rama dhe Denis Brahimi të cilët akuzohen për përkrahje të autorit të krimit. Dënohen dy persona për përkrahje të autorit të krimit, ndërkohë që autor të krimit nuk kemi. Është shkelur neni 30 i Kushtetutës dhe prezumimi i pafajësisë. Që në fillim zoti Stojku është mbajtur 50 ditë në qeli në kushte të torturës së jashtëzakonshme. Në lidhje me këtë kemi bërë dhe një kallëzim për drejtorin e burgut, për shkak të mbajtjes në kushte çnjerëzore dhe të torturës së jashtëzakonshme të pandehurit. Prokuroria nuk ka prova direkte apo indirekte. Arsen Stojkun e përfshin në ngjarje një disk i makinës, po mbahet padrejtësisht në qeli,”- tha Gjuzi.
Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me breshëri automatiku në pragun e portës së tyre më 30 mars 2019. Astriti është babai i Asmer Bilalit, boksierit të arrestuar si pjesë e grupi “Bajri”. Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen dhe luftën mes bandave në Shkodër. Në pranga për këtë ngjarje janë vënë Arsen Stojku dhe Mislim Rama. Nga ana tjetër, në kërkim janë shpallur dy persona, Ibrahim Lici që është i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë dhe një person me inicialet D.B., 29 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORÇË– Personi që shikoni në foto është Martin Arrëza, i arrestuari për grabitjen e kambistit në Korçë, ngjarje e ndodhur më 11 janar të këti...
VORË– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të Vorës. Në aksident janë përfshirë tre mjete të cilat janë përplasur me njëra tjetrën...
TIRANË–Policia e Tiranës ka vënë në pranga personin e tretë i cili bënte pjesë në aktivitetin e prostitucionit. Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe n...
SARANDË– Mihal Trëndafili, 37 vjeç, i punësuar si bari është vënë në pranga, ndërsa babai i tij, Jani Trendafili, shoferi i mjetit të bashkisë Finiq...
TIRANË– Ditën e sotme është hedhur shorti në Apel për gjykimin Enkelejda Hoxhës, Edvin Priftit dhe 11 personave të tjerë.Seanca për Hoxhën është vendosur t...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale.Mësohet se në pranga është vënë 37-vjeçari ...
KORÇË– Zbardhet grabitja e kambistit Shefqet Muço! Gjashtë javë pas ngjarjes së rëndë, policia ka vënë në pranga ish-efektivin Martin Arrëza,...
VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një vajzë. I riu është arrestuar në mënyrë flag...
SKRAPAR–Policia e Skraparit ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të plagosjes me thikë të dy të rinjve, që ndodhi të shtunën e kaluar, ndërkohë që mbe...
Departamenti i Shtetit nderoi të martën individë të vendeve të ndryshme për luftën kundër korrupsionit, mes së cilëve edhe gjykatësin shqiptar Ardian Dvorani.&C...