LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më mirë të më vriste mua sesa atë”, gruaja e autorit në Shkodër rrëzon pistën e policisë: S’ka ngacmuar vajzat,

29 Maj 2021, 08:29 Nga DOSJA
“Më mirë të më vriste mua sesa atë”, gruaja

SHKODËR– Bukuroshe Kodra, gruaja e Mark Kodrës, autorit të vrasjes së fqinjit të tij në Shkodër, Emiljano Ndou është shprehur se vrasja ka ndodhur pas një debati mes dy djemve, djalit të saj dhe viktimës. Gruaja tregon se 25-vjeçari ka xhiruar gomat para banesës dhe në këtë moment, djali i ka thënë të ecë me kujdes, por Ndou i është përgjigjur “Eci si të kem dëshirë”. Gruaja ka mohuar që vrasja të lidhet me një ngacmim për të bijat e saj. Ajo ka shtuar se viktima i ka qëlluar djalin në lokal. 


“Është kap djali me të. Ka ardhur këtu dhe ka xhiruar gomat e motorit aty. Ai ka qenë djalë i lëvizshëm, por se ka pasur konflikte me vajzat absolutisht. Ka dalë dhe ka një shok aty, komshi. Ka sjellë shokun aty, e përcillte. Djali im është shumë i butë. Ai ka xhiruar gomat aty, unë kam fëmijë, kam nipat ose mbesat ai hap portën, del e zë me motor. I ka dalë djali dhe i ka thënë më ngadalë. Unë i tha ai xhiroj ku të dua, si punë trimi. E kanë lënë. Mbrëmë i ka thënë djalit çfarë ke pasur atë natë, para një jave. I ka thënë djali u krye ajo punë, u morëm vesh në bashkë. Jo i ka thënë ky dhe e ka sharë me tan robt djalin dhe i ka rënë. Ai e ka shenjë. Djali ka hyrë brenda e ka folur me djalin në Francë dhe e ka dëgjuar vajza. Më tha mua është kapur Valentini me dikë, por jo se me kë. E kam pyetur djalin me kë je ngatërru, më tha me filanin. Më tha më ka sha dhe më ka rënë, dhe këtë punë e mbyll unë. Dhe doli e iku. Unë nuk e kam parë mbrëmë që dje. Burri dëgjoi dhe doli të merrej vesh me viktimën. Është takuar tek lokali, e ka sharë dhe këtë. I ka thënë desha me u sqaru me ty që mos me u bë e madhe. Ai e ka sharë dhe i ka rënë dhe këtij. Pas pak erdhi burri dhe hyri brenda. Nuk ka bërë as 15 minuta erdhi viktima dhe solli shokun e tij prapë, këtë komshinë. Motori i tij dëgjohej prej qendrës. Ka dalë, e ka lënë armën aty dhe e ka pritur kur të kthehej. Kam dalë përpara me i ul armën dhe më ka shtyrë mua. Ai ka xhiruar gomën këtu dhe ka nxjerr tym. Kot pa lidhje ka qenë, se ne kemi qenë miq. Ka qenë mush për dikë dhe ka mbet tek na. Burri doli për ta ndalur, por nuk e ndali dot. Ndaloi vetë këtu, i ka rënë gomës së pasme dhe ka nxjerr tym, atëherë burri e ka qëlluar. Ka pas dhe një konflikt para një viti, i ka rënë dhe atëherë burrit tim. E ka lënë burri im atë punë. Mbrëmë ka qenë mbush komplet.”-tha ajo. 

Gruaja e autorit tregon se i shoqi shkoi për tu sqaruar me të dhe se nuk ka patur dijeni që e ka vrarë.  “Burri ka hyrë brenda, ka ulur automatikun para vetes, është ulur në divan dhe ka ndezur cigare. Krisi motori deri atje dhe aty mbeti. Ka dalë ky djali, komshia dhe tha e ka vrarë. Hyra brenda i thashë burrit e myte, a e vrave, a je i kënaqur? Më tha ‘kurrë i fije i pendum nuk jam’. Ishte ose unë o fëmija. Më mirë unë që e kam kry punën. Unë e kam marrë policinë, kanë ardhur me armë të tërë, e kanë marrë dhe kaq”, deklaron gruaja.

Kodra tha se edhe pasi u vra, motori me trupin e të riut ka vazhduar të ecë. Ajo apelon për ndihmë nga shteti pasi sipas saj, dy familjet rrezikohen nga gjakmarrja.

“Rreth 100 metra motori ka ecur pasi ai është qëlluar pastaj ka rënë. Një plumb ka pasur në shpinë. Na vjen shumë keq, djalë i ri. Më përpara të më kishte vrarë mua, se atë. Keq më vjen dhe për të dhe për vete, që na mbeti ne se nuk kemi parë një ditë të mirë. 7 fëmijë i kam rritur vetëm me punë të burrit. Rreziku ndodh dhe të gjen ku të jesh. Mua më vjen shumë keq për të ritë e tij, mendoj si për djalin tim. Më shumë kam qarë për të ritë e tij se për atë që më ka ndodhur mua. Mua më ka ndodh më keq se atij. Atij i ka dek e forcojnë të tërë. Mua as më kanë vdek, as i kam gjallë. Është gjak ai, është burg e të gjitha. Po nuk i mendon kush, 1 minutë është. Një djalë e kam në Francë, dy të tjerët nuk e di ku i kam. Po normal që brenda do rrinë, se është gjak ai. Nuk do dalin. Ikën policia kush do i mbrojë. Djali është i pambrojtur. Kam dhe vajzat kush mi mbron. Është më keq. Djemtë do rrinë të ngujuar. Me vra një njëri, pavarësisht se nuk ta qan hallin se të ka ra në qafë, nuk ka qenë kush me ty që me thënë se e ka kërcënuar. Nuk kemi pasur absolutisht konflikt për vajzat. Ai ka qenë mbush haram me i mbet dikujt në dorë. Nuk kanë pasur lidhje me të vajzat. Nuk ka qenë rrugë për punë vajzash. Ka qenë rrugë për me të përul. Djali im është shumë i urtë, shumë i butë ky i dyti. Me qenë i vogli kisha thënë nuk e kam problem hiç, ai është shumë më i mbrapshtë, po ky është shumë i butë dhe ai i ka rënë në qafë, hajt se është i butë dhe i përulur ndër shokë. Me pas qenë kishte gjet një vend tjetër dhe e kishte thirrur, por jo mes 30 vetëve. Me të ra si të duket ty, me të ra dhe me të sha? Unë jam femër dhe kisha luftuar për veten të më shante kush”, deklaron gruaja.

Lajmi kryesor: Vritet i riu në Shkodër nga bashkëfshatari, autori e akuzonte se i kishte ngacmuar vajzat, e priti pas kthimit nga e motra dhe e qëlloi mbi motor, dëshmia: Ma kishte sjellë në majë të hundës! (EMRAT-FOTOT)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bukuroshe kodra emiljano ndou mark kodra vritet emiljano ndou bukuroshe kodra emiljano ndou mark kodra vritet emiljano ndou

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Maj 2021, 06:55

DURRËS– Ka ndërruar jetë në spital 57-vjeçari Besnik Bojaku që mbeti i plagosur dje gjatë shpërthimit të një zjarri në fabrikën e re të tullave në M...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit