Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrasja e Kudret Saliajt/ Gjykata lë në burg babë e bijë, Mexhiti merr fajin përsipër: Dhurata s’dinte gjë, armën e kis
8 Qershor 2021, 07:24Nga DOSJA
TIRANË–Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, Dhurata Saliaj, pas rëndimit të akuzave nga Prokuroria e Tiranës, që i akuzon ata për ‘Vrasje me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ ndaj babait dhe ndaj vajzës, ‘përkrahje të autorit të krimit’, ‘sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje’. Ata janë shfaqur para gjykatës me kokën ulur, ndërsa Dhurata është munduar të mbulojë fytyrën me flokë.
Në seancën e sotme në gjykatë, dy të arrestuarit kanë mohuar bashkëpunimin. Mexhit Picari ka marrë përsipër fajin duke e hequr përgjegjësinë nga e bija. “Armën e kisha në brez, Dhurata nuk dinte gjë”,-tha Mexhit Picari në gjykatë, ndërsa i njëjti version u mbështet edhe nga Dhurata. “Nuk dija gjë që babai do e vriste, nëse do e dija nuk do e lejoja”,-tha Dhurata.
Ndërsa avokati i familjes Picar foli për një tjetër version. “Shkaku i vrasjes është fakti se Kudreti i kishte thënë fëmijëve se Dhurata kishte vdekur”,-tha avokati në seancë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Prokuroria pritet të kërkojë sot në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.
(kle.mu;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PEQIN– Dosja.al ka zbardhur identitetet e dy personave të përfshirë në vrasjen e ndodhur në Peqin mëngjesin e sotëm. Mësohet se autori i ngjarjes është Leonard ...
PEQIN– Policia ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen e ndodhur në një fshat të Peqinit, ngjarje e regjistruar mëngjesin e sotëm. Mësohet se autori është vënë në...
PEQIN– Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se është autori i vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin.Mësohet se autori është ...
PEQIN- Një person i identifikuar si Ylber Xhahysa 45 vjeç banues në fshatin Pajov, Peqin është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Mësohet se ng...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për shifrat e publikuara nga INSTAT për sht...
TIRANË– Gazetarja Etleva Delia ka zbuluar detajin e frikshëm për vrasjen e ndodhur në Shkodër, ku vëllai Fabian Vuka vrau me armë zjarri të motrën, Diana V...
TIRANË– Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit është sot në ditën e dytë të operacionit për prishjen e të gjitha objekteve pa leje të cilat janë ndër...
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka dhënë një mesazh për uljen e gjakrave në vend. Në mbyllje të emisionit “Opinion”, një natë më parë, Fevziu tha se të gjit...
TIRANË– Mëngjesi i sotëm ka nisur me reshje shiu. Sipas Meteoalb, paraditja e sotme do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira. Edhe në mesditë,...